Bllokimi Malazez

As forcat pro pavarësisë, as ato pro Jugosllavisë nuk kanë arritur ndonjë fitore të dukshme në zgjedhjet lokale të kësaj fund jave në Mal të Zi.

Bllokimi Malazez

As forcat pro pavarësisë, as ato pro Jugosllavisë nuk kanë arritur ndonjë fitore të dukshme në zgjedhjet lokale të kësaj fund jave në Mal të Zi.

Një numër makinash dolën në rrugët e Podgoricës të hënën në mëngjes për të festuar triumfin e presidentit Millo Gjukanoviq në zgjedhjet lokale në kryeqytet. "Ne kemi fituar disa mijëra vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Kundërshtarët tanë kryesorë kanë humbur katër mijë e pesë qind vota. Fitorja jonë përfaqëson një triumf të vërtetë të politikave tona në kryeqytet," u ka thënë përkrahësve të koalicionit të tij fitimtar "Për një jetë më të mirë" presidenti Gjukanoviq.


Por shampanja e derdhur në zyrat e qeverisë, të kërcyerit në rrugë dhe thirrjet "Millo, Millo" kanë fshehur shqetësimin për rezultatet në qytetin bregdetar të Hercegnovit. Atje fitoi koalicioni "Jugosllavia"idrejtuar nga besniku i Millosheviqit dhe ish-presidenti malazez Momir Bullatoviq.


Rezultatet jozyrtare për zgjedhjet e 11 qershorit tregojnë se koalicioni i Gjukanoviqit ka fituar 28 nga 55 vendet në parlamentin e Podgoricës, ndërsa "Jugosllavia" do të kontrollojë tani Hercegnovin, ku ajo ka fituar 19 nga 35 vende në parlamentin lokal.


Edhe në Hercegnovi ka pasur festime, ku njerëzit kanë valëvitur flamuj jugosllavë dhe serbë, kanë përshëndetur Sllobodan Millosheviqin dhe kanë kënduar këngë çetnike. E gjithë kjo atmosferë dukej sikur njerëzit ishin kthyer pas në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur malazezët luftuan së bashku me serbët kundër Kroacisë dhe Bosnjes. "Serbia është shteti ynë dhe ne do të punojmë për të në Hercegnovi," tha kryetariiardhshëmibashkisë Gjuro Cvetkoviq.


Humbësja më e madhe në këto zgjedhje është Aleanca Liberale, partia pro pavarësisë, e cila shkaktoi krizën dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme në të dy qytetet duke u larguar nga koalicioni qeveritar. Liberalët kërkonin të merrnin një pjesë më të madhe të pushtetit në këto zgjedhje, por ata kanë fituar vetëm katër vende në Podgoricë dhe dy në Hercegnovi. Për më tepër, ata kanë humbur edhe rëndësinë që kishin më parë, sepse koalicioni qeveritar ka fituar vendet e mjaftueshme për të qeverisur edhe pa ata.


Podgorica, e cila përbën një të katërtën e elektoratit të përgjithshëm, është e rëndësishme për Gjukanoviqin, pra, përmirësimiirezultateve të tij në kryeqytet është një lajmimirë për të. Përndryshe në Hercegnovi jetojnë vetëm pesë përqind e elektoratit të përgjithshëm, por impakti psikologjikinjë fitoreje të forcave pro-Millosheviqit në këtë qytet bregdetar e kalon rëndësinë e tij numerike.


Për Momir Bullatoviqin rifitimi i Hercegnovit shënon fitoren e parë pas një sërë humbjesh në zgjedhje pas atyre presedenciale në vitin 1997. Bullatoviq ka mundësi të ketë marrë votat e disa mijëra refugjatëve serbë nga Kroacia dhe Bosnja të cilët janë vendosur në qytet, por strategjia parazgjedhore e koalicionit qeveritar ka mundësi të ketë kontribuar në humbjen e tyre në këtë qytet.


Në fushatën para-elektorale në Hercegnovi, Svetozar Maroviq, drejtuesi i fushatës së koalicionit "Një jetë më e mirë" është përpjekur të mundë koalicionin "Jugosllavia" në lojën e tyre, me retorikë patriotike pro-jugosllave, e cila dukej e zbehtë në krahasim me atë të vërtetën e koalicionit "Jugosllavia".


Duket se as forcat pro pavarësisë dhe as ato pro jugosllave nuk kanë fituar terren në këto zgjedhje.


Pavarësisht nga humbja në Hercegnovi, forcat anti-Millosheviqit po forcohen, por jo aq shpejt sa presidenti Gjukanoviq të thërrasë një referendum për pavarësi.


Milka Tadiq është redaktore e revistës Monitor me qendër në Podgoricë.


Support our journalists