Beteja Për Objektivitet

Shpëtimi i medias Boshnjake nga paragjykimet nacionaliste po provohet më i vështirë se sa e priste Perëndimi.

Beteja Për Objektivitet

Shpëtimi i medias Boshnjake nga paragjykimet nacionaliste po provohet më i vështirë se sa e priste Perëndimi.

Wednesday, 29 August, 2001

Natyra propagandistike e medias së Bosnjes pothuajse nuk është përmendur fare në marrëveshjen e Dejtonit e cila vendosi paqen në Bosnje në vitin 1995. Në Perëndim, ka pasur një mungesë dëshirë për tu përfshirë në ndonjë gjë që mund të dukej si ndërhyrje me lirinë e shhtypit.


Megjithatë, shumë shpejt, u bë e qartë se rendi politik demokratik nuk mund të lulëzonte kurrë në një klimë ku mediat e pakontrolluara bënin propagandë nacionaliste urrejtjeje ndaj Boshnjakëve të tjerë.


Por vetëm gati dy vjet pas marrëveshjes së Dejtonit, Këshilli i Zbatimit të Paqes, PIC, u mblodh dhe vendosi autoritetin rregullues ndaj medias në Bosnje. PIC ka autorizuar ndërmjetësin kryesor Perëndimor të vendit për të mbikqyrur licensimin dhe spektrin e frekuencave të mediave. Megjithatë, Komisioni i Medias së Pavarur, IMC, i parashikuar në Sintra, e lëshoi licensën e parë vetëm në vitin 2000.


IMC hyri menjëherë në konflikt me Republika Srpska, RS. Transmetuesi i entitetit i kontrolluar nga qeveria, SRT, kishte përhapur një ndjenjë urrejtjeje ndaj agjensive Perëndimore gjatë dhe pas luftës dhe nuk kishte ndër mend ta ndalonte këtë veprimtari. Zyra e Përfaqësuesit të Lartë, OHR, autoriteti më i lartë Perëdimor në Bosnje, ndërhyri dhe morri në kontroll transmetuesit e SRT-së.


Kriza tjetër e madhe ndodhi në Nëntor 1999, kur IMC urdhëroi mbylljen e EROTEL - kompania që kontrollonte Radio Televizionin Kroat, HRT, që vepronte ilegalisht në Bosnje-Herzegovinë. Trupat e SFOR-it fillimisht nuk u treguan të gatshëm të zbatonin vendimin e IMC-së. SFOR u bind vetëm në Mars të vitit 2000 për të marrë nën kontroll transmetuesit dhe të ndërpriste kështu valët e urrejtjes nacionaliste që përcilleshin nga EROTEL.


Në vitet e para, OHR nuk arriti të përdorë si duhej autoritetin e saj. Një pjesë e madhe e fondeve të donatorëve u përcaktua për të krijuar një sistem të pavarur televiziv të njohur si Rrjeti i Hapur Transmetues, i cili nuk arriti të tërheqë një numër të madh shikuesish, dhe fondet për këtë projekt u ndërprenë. Megjithatë, jo të gjitha projektet Perëndimore për mediat dështuan. Një shembull pozitiv ishte Rrjeti i Lirë i Shkëmbimit Radiofonik, FERN, i cili arriti të krijonte një rrjet kombëtar me korrespondentë nga etni të ndryshme të cilët përgatisnin një emision shumë të mirë lajmesh i cili morri edhe çmime. FERN, së fundi u shkri në Sistemin Publik të Transmetimit, PBS.


Në vitin 1999, OSBE-ja krijoi Linjën e Ndihmës për Median e Lirë, mekanizmin e parë që merrej me ankesat e gazetarëve dhe që ofronte asistencë ligjore për gazetarët të cilët kishin pasur ngacmime. Ky organizëm nxorri edhe një dokument për reformimin e medias elektronike, i cili hidhte bazat e një stacioni radio televiziv sipas modeleve të transmetuese publikë Europianë.


Ky dokument duhet të kishte shërbyer si një bazë e politikës që duhej ndjekur në këtë fushë, por publikimi i tij koincidoi me fillimin e lodhjes së donatorëve dhe pakësimin e fondeve të tyre për Bosnjen dhe një konfuzion të madh në rradhët e donatorëve dhe agjensive të ndihmës në vend.


Që prej 1997, USAID ka luajtur një rol të rëndësishëm në financimin e projekteve për median. Ai ka qenë donatori kryesor në krijimin e IMC-së. Më pas, në Shtator 1993, USAID ka dhuruar 14.5 milion dollarë Amerikan Bordit Ndërkombëtar të Studimeve dhe Shkëmbimeve, IREX, për të mbështetur zhvillimin e mediave të pavarura në Bosnje.


Pavarëisht këtij granti të madh, IREX u pengua nga politikat konfuze të dy drejtuesve të tij. Ky drejtim i dobët bëri që IREX, pavarësisht nga fondet e shumta që kishte në dispozicion, të mbetej pa influencë në programin e reformimit të mediave.


Përpjekja e tij më sinjifikative ishte arritja e botimit të së përditëshmes Vecenje Novine të Sarajevos edhe në Banja Luka. Gjatë këtij projekti, këshilltarët e IREX, morrën në dorë përgjegjësi të mëdha për sa i përket kontrollit editorial duke shkaktuar edhe reagime kundërshtuese. Ish kreyredaktori i atëhershëm i gazetës u ankua shumë pranë komunitetit ndërkombëtar rreth këtij qëndrimi.


Vecernje Novine prej asaj kohe ka ndërprerë botimin e saj. Ajo u rihap me emrin Jutarnji Novine nën një drejtim të ri redaksional të një individi i cili njihet si njeri i afërt me Partinë Boshnjake për Veprim Demokratik. Që prej atij momenti IREX u tërhoq nga projekti.


Ndërsa fondet e donatorëve po pakësohen, mbetet imperative që komuniteti ndërkombëtar të punojë edhe më ngushtë me median Boshnjake për të siguruar që procesi i reformës së mediave të vazhdojë.


Tania Domi, një ish zëdhënëse e OSBE-së në Bosnje, tani vazhdon studimet pasuniversitare në Universitetin Columbi të Neë York-ut.


Frontline Updates
Support local journalists