Beogradi Shfrytezon Luften Ndaj Terrorizmit

Serbia po perpiqet te fitoje kapital politik prej fushates se drejtuar nga SHBA ndaj terrorizmit.

Beogradi Shfrytezon Luften Ndaj Terrorizmit

Serbia po perpiqet te fitoje kapital politik prej fushates se drejtuar nga SHBA ndaj terrorizmit.

"Lufta kunder terrorizmit" - e cila te gjithe e dine se eshte nje lufte specifike ndaj terrorizmit Islamik - eshte pare nga Beogradi si nje mundesi per te ripozicionuar Serbine ne skenen boterore.


Duke perkrahur fushaten e drejtuar nga Amerikanet, qeveria shpreson te rihyje ne skenen nderkombetare pas disa vitesh izolim. Disa politikane shkojne edhe me larg, duke i pare krimet e 11 Shtatorit si pjese e nje te keqeje te vjeter viktima e pare e se ciles kishte rene Serbia. Ata argumentojne se Serbet ne Bosnje dhe Kosove kane qene po aq viktima te terrorizit Islamik sa edhe ata qe humben jeten ne Qendren e Tregtise Boterore dhe ne Pentagon.


Nje mbeshtetes i papritur i kesaj pikpamjeje edhe me ekstreme eshte zevendes kryeministri reformist Nebojsha Coviq, politika paqesore e te cilit kete vere beri qe te perfundonin perplasjet ndermjet policise Serbe dhe Shqiptareve te armatosur ne Serbine jugore, te cilat kishin vazhduar per muaj me rradhe. Megjithate, Coviq, kur ka vizituar qytetin e Bujanovcit - ku jane kryer shume luftime - me 20 Shtator, nuk ka qene shume paqesor.


"Sherbimet tona sekrete kane informacion se ketu gjenden grupe terroriste qe sterviten per veprime ne Beograd," ka thene ai gjate nje konference per shtyp. Ai ka thene gjithashtu se guerrilat Shqiptare kishin "lidhje direkte me ngjarjet e fundit ne SHBA," por nuk ka dhene asnje prove per kete.


Ne Beograd, te nesermen, Coviq e ka zhvilluar me tej kete teme. "Ka pasur mbi dhjete mije muxhahidin ne Bosnje-Herzegovine dhe shume prej tyre jane ende atje - dhe mbi tre mije te tjere jane ne Kosove," ka thene ai pas nje takimi me deputetin Gjerman Friedberg Fluger. "Ata jane te gjithe Bin Ladene te vegjel". Shifrat e Coviqit per numrin e muxhahidineve jane gjashte ose shtate here me te larta sesa ato te dhena nga policia Serbe, e cila deri dy vjet me pare, ka mbledhur te dhena te cilat i kane perdorur per te vleresuar forcen e militanteve Islamik ne Kosove dhe Bosnje.


Deklarimet e Coviq ndiqen gjithnje me vemendje, sepse ato konsiderohen si parathenie e politikave te qeverise. Keshtu, ndersa politikane te tjere nuk kane mbeshtetur keto deklarime, te cilat i kane konsideruar si eksesive, askush nuk eshte distancuar haptazi nga keto deklarata, duke menduar se ato jane pjese e nje strategjie me te gjere per te ripozicionuar Serbine ne skenen nderkombetare.


Megjithate, ka pasur disa deklarime kontradiktore. Ndersa ministri federal i mbrojtjes Slobodan Krapoviq ka thene per BBC-ne me 20 Shtator se nuk ka prova qe bashkepunetore te Bin Laden kane qene aktiv ne Bosnje, Kosove apo Shqiperi, te nesermen ministri Jugosllav i brendeshem, Zoran Zivkoviq, ka thene per agjensine e lajmeve SRNA se ai kishte informacione se anetare te organizates se disidentit Saudit "ishin perfshire ne aktivitetet e Muslimaneve ekstremiste ne Bosnje dhe aktivitetet e UCK-se ne Kosove".


Ndersa qeveria nuk ka arritur te flase me nje gjuhe te perbashket, elemtente te medias se pavarur nuk kane humbur kohe por kane nisur nje fushate te eger anti Islamike. Tabloidi Nedeljni Telegraf i Beogradit - gazete e cila ka lidhje te ngushta me sherbimet sekrete Serbe ka botuar javen e kaluar nje raport rreth "luftetareve te shenjte" Islamik ne Kosove dhe provincen jug perendimore Serbe te Sanxhakut, ku banon pakica Muslimane ne Serbi. Kjo gazete ka vene shenjen e barazise ndermjet Uahabizmit, nje forme te mesimdhenies Muslimane Suni, e cila zhvillohet ne gadishullin Arabik, me terrorizmin.


Bazuar ne faktin qe Bin Laden predikon Uahabizmin, gazeta ka akuzuar imamin Uahabist te qytetit Sjenica se pergatitet per xhihad. "Ai dhe perkrahesit e tij kane importuar kete mesim nga Bosnja, ku kane kryer shkollat e muxhahidineve," shkruante Telegraf nen fotogratite e predikuesit Musliman.


Nderkohe, Miroljub Jevtiq, profesor i shkencave politike ne universitetin e Beogradit ka dale ne skene duke thene se "Uahabistet shkaktojne konflikte te pergjakeshme kudo qe jetojne ne komunitete te perziera". I mbetur jashte skenes qe prej mesit te viteve 1990, Jevtiq ka bere emer gjate luftes ne Bosnje me ane te nje fushate te eger anti Muslimane.


Por ndersa mund te kete ndonje ngjashmeri me ate periudhe, fushata e sotme "anti Islamike" drejtohet krejtesisht nga pragmatizmi politik dhe nuk ka shkaktuar aspak urrejtjen e madhe te shkaktuar ne ate kohe. Nuk ka pasur ndonje shperthim te ndjenjave popullore te urrejtjes dhe as sulme fizike - spontane apo te organizuara - ndaj Muslimaneve.


Shume politikane dhe media shteterore kane kundershtuar valen e racizmit te shkaktuar nga Jevtiq, edhe kur drejtuesi religjioz i Muslimaneve te Beogradit, Hamdija Jusufspahiq, ka bere nje koment te pamenduar ne televizionin Studio B. I pyetur nga nje prezantues nese kishte filluar xhihadi, ai eshte pergjigjjur: "Epo, nese kishte filluar une nuk do te isha ketu duke qendruar me duar kryq, por do te isha atje duke bere te pamunduren per te dhene ndihmen time".


Politikanet Serbe shpresojne se 11 Shtatori mund te perdoret per te ndryshuar opinionin e brendeshem publik dhe ta bejne ate te perqafoje politiken pro Perendimore, gje te cilen e kane shpresuar prej kohesh.


Sinisha Vuciniq, i afert me te Majten e Bashkuar Jugosllave, JUL, te Mirjana Markoviqit, ka thene per te perditeshmen e Beogradit Glas Javnosti se "78 dite bombardime jane me te lehta per t'u falur sesa pese shekuj shtypje," duke u bere thirrje Serbeve te masin mekatet e NATO-s ndaj atyre te perandorise Otomane. Ne fakt, opinioni publik duket se ka ndryshuar tashme qendrim, sepse anketuesi Srxhan Bogosavljeviq i ka thene IWPR-se se Beogradasit tashme thone se ka qene Bill Klinton dhe Madlen Ollbrait - dhe jo NATO dhe SHBA- te cilet kane qene fajtore per bombardimin e Serbise.


Keto jane shenja qe krimet ne SHBA dhe hetimet qe kane pasuar i kane afruar me teper Uashingtonin dhe Beogradin. Ambasadori Amerikan ne Beograd, Uilliam Montgomeri, ka thene per agjensine e lajmeve BETA se qeveria Jugosllave kishte dhene "mbeshtetjen e saj te plote dhe bashkepunim ne lidhje me kete tragjedi. Ne kemi pasur disa shkembime informacionesh dhe jemi shume te kenaqur me mbeshtetjen e marre".


Montgomeri eshte dukur sikur mbeshteste edhe shqetesimet e Coviq per grupet ekstremiste Shqiptare ne Serbine e jugut. "Nuk ka dyshim qe ekstremistet militant te cilet jane mundur dhe jane terhequr jane shume te pakenaqur dhe do te deshironin te ktheheshin pas," ka thene ai.


Per me teper, Ambasadori Amerikan ne Londer Uilliam S. Farish do te vizitoje se shpejti Beogradin per te ekzaminuar se si rajoni mund te behet nje zone mbrojtese ndaj kercenimeve te terrorizmit. Kjo i shkon per shtat qeverise, e cila mendon se shansi me i mire per te shmangur pasojat e regjimit te Millosheviqit eshte te riperserise rolin e saj te vetespallur si "mbrojtese e Perendimit nga hordhite Muslimane nga Lindja" ne terma me moderne. Keshtu, Serbia do te behej nje partner e deshiruar dhe e afte ne luften anti terror dhe shpreson te behet qendra e bashkepunimit rajonal ne Ballkan.


Zheljko Cvijanoviq eshte nje gazetar i se perjaveshmes Blic ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists