Beogradi Largon Dyshimet e Periudhes se Millosheviqit per Hungarezet

Autoritetet Jugosllave vene ne dukje kredencialet e tyre liberale duke lejuar qe anetaret e pakices Hungareze ne Vojvodine te aplikojne per karta identiteti Hungareze.

Beogradi Largon Dyshimet e Periudhes se Millosheviqit per Hungarezet

Autoritetet Jugosllave vene ne dukje kredencialet e tyre liberale duke lejuar qe anetaret e pakices Hungareze ne Vojvodine te aplikojne per karta identiteti Hungareze.

Wednesday, 23 January, 2002

Mijera Hungareze etnik ne provincen veriore te Vojvodines ne Serbi kane nxituar te marrin kartat Hungareze te identitetit te leshuara nga qeveria e Budapestit, pasi autoritetet Jugosllave e lejuan kete procedure - nje gje e paimagjinueshme nen rregjimin nacionalist te Millosheviqit.


Autoritetet federale, te cilat disa vjet me pare do ta kishin hedhur poshte kete inisiative si nje prove te pretendimeve territoriale te Hungarise ndaj Vojvodines, mendojne se kartat e reja do te zbusin problemet ekonomike ne province.


E vetmja kritike ndaj ketij procesi ka ardhur nga disa nacionaliste ekstrem Serbe dhe disa intelektuale liberal.


Ashtu sic mendohej, mijera Hungareze etnik ne Vojvodine po nxitojne te marrin kartat e reja te identitetit pas vendimit te Budapestit per leshimin e kartave dhe privilegjeve te tjera per Hungarezet jashte vendit duke filluar nga 1 Janar 2002.


Vojvodina ne veri te Serbise banohet nga rreth 300,000 Hungareze etnik, te cilet perbejne rreth 15 perqind te popullsise.


Ndermjet avantazheve te tjera, mbajtesit e kartave te reja te identifikimit dhe anetaret e familjeve te tyre kane te drejten per sherbim shendetesor falas dhe arsimim ne Hungari, te drejten e pensionit dhe nje leje pune te vlefshme per tre muaj ne cdo vit.


Kur Hungaria te anetaresohet ne Bashkimin Europian ne vitin 2004, mbajtesit e kartave do ta kene shume me te lehte edhe per te siguruar viza per te udhetuar jashte vendit.


Qeveria Jugosllave ka mirepritur ligjin e ri. Ministrat federal per pakicat kombetare dhe punet e jashteme, Rasim Ljajiq dhe Goran Svilanoviq, kane theksuar aspektet pozitive te legjislacionit dhe kane vleresuar shqetesimin e Hungarise per pakicat e tyre ne shtetet fqinje.


Qeveria shpreson qe kartat e identitetit dhe avantazhet qe ato sjellin mund te ndihmojne ne zbutjen e pakenaqesive sociale ne Vojvodine, e cila pavaresisht se eshte nje nder zonat me te pasura ne Jugosllavi perballet me probleme te medha ekonomike. Papunesia ne kete rajon eshte rreth 40 perqind dhe pritet te rritet edhe me tej si pasoje e shkurtimeve ne mase te punetoreve nga ndermarrjet shteterore.


Nacionalistet Serbe, ndermjet tyre edhe Partia e vogel Radikale Serbe e drejtuar nga Vojislav Sheshelj, SRS, jane perpjekur te shfrytezojne ceshtjen e kartave, duke akuzuar qeverine Hungareze se ushqen pretendime territoriale ndaj Vojvodines.


Ne te kaluaren, SRS ka denoncuar Bashkimin Hungarez te Vojvodines, SVM, partine politike me te madhe te pakices Hungareze, si jo besnike dhe qe kerkon shkeputjen. Tomislav Nikoliq, zevendes kryetar i SRS-se, ka akuzuar vazhdimisht Josef Kasa, kryetarin e SVM dhe zevendes presidentin e qeverise Serbe, se e konsiderojne Hungarine si nje "atdhe te dyte" dhe se i marrin urdherat nga Budapesti.


Por ambasadori Hungarez ne Jugosllavi, Janos Huszar, ai nuk ka dijeni per ndonje proteste nga publiku Serb ne lidhje me kartat Hungareze te identifikimit. "Mendoj se shoqeria Serbe eshte e hapur per kete," ka thene ai.


Por jo vetem ekstremistet nacionaliste kane shprehur shqetesim. Disa vezhgues kane thene se avantazhet e dhena Hungarezeve etnik mund te shkaktojne percarje ne rajon nese mbajtesit e ketyre kartave do te kene nje gjendje shume me te mire ekonomike sesa Serbet etnik.


Dr. Dushan Janjiq, koordinator i forumit per marredhenie etnike ne Beograd, thote se autoritetet Jugosllave nuk kane arritur te sigurojne disa lehtesira te rendesishme nga Budapesti. "Kartat e identitetit duhet t'u jepeshin te gjitheve pavaresisht nga kombesia e tyre," ka thene ai.


Janjiq ka theksuar se Rumania kishte siguruar nje marreveshje me Budapestin sipas se ciles te gjithe Rumunet kishin te drejten e punesimit te perkoheshem.


Huszar ka thene se ligji i ri eshte pergatitur per te ndihmuar pakicat Hungareze te ruajne identitetin e tyre kombetar, kulturen, dhe gjuhen. "Qellimi eshte qe Hungarezet ne te gjithe rajonin te jetojne si Hungareze," ka thene ai.


Te tjere dyshojne se Hungaria mund te kete edhe nje motiv ekonomik - duke i dhene privilegje Hungarezeve etnik te cilet jetojne jashte, Budapesti mund te shpresoje te shmange nje influks imigrantesh te varfer.


Gjate dhjete vjeteve te kaluara, rreth 40,000 Hungareze etnik jane larguar nga Vojvodina ne drejtim te Hungareze, disa per shkak te lufterave ne ish Jugosllavi, ndersa te tjeret per ti shpetuar varferise dhe papunesise.


Fakti qe ata te cilet aplikojne per nenshtetesi te plote Hungareze humbasin te drejten per te aplikuar per karta identiteti, e perforcon edhe me teper idene se Budapesti po perpiqet te inkurajoje pakicat e tij te qendrojne ne vendet ku jane.


Nje anketim i Radio 021 ne Novi Sad, kryeqyteti rajonal i Vojvodines, ka treguar se aresyet ekonomike jane me kryesoret per ata qe kane aplikuar per karten e identitetit.


Atila Marton, nje gazetar i gazetes ne gjuhen Hungareze Maguar Szo dhe mesues, ka thene se ai ka aplikuar per karten sepse ajo i jepte mundesine te perfitonte nga cmime te ulta per udhetim. Njerezit ne moshe mbi 65 vjec dhe femijet qe kane keto karta kane te drejten per transport pa pagese ne Hungari, ndersa te tjeret perfitojne nje ulje prej 90 perqind te cmimit kater here ne vit.


"Une shkoj shpesh ne Hungari dhe ble atje libra," thote Marton. "Tani do te kem mundesi te kursej shume".


Zyrat e Deges se minoritetit Hungarez, te cilat shperndajne keto karta, jane hapur ne gjashte qytete ne Vojvodine prane kufirit Hungarez. Brenda disa diteve, disa mijera Hungareze etnik kane aplikuar prane tyre. Nese vazhdon ky ritem, te gjithe Hungarezet ne Vojvodine do te mund te pajisen me karta brenda gjashte muajsh.


Jan Briza eshte zevendes kryeredaktor i se perditeshmes Dnevnik ne Novi Sad.


Balkans, Serbia
Frontline Updates
Support local journalists