Ata që Rrahin Homoseksualët në Beograd
Tani që nuk ka më armiq për të përsekutuar, ekstremistët Serbë po u kthehen homoseksualëve.
Ata që Rrahin Homoseksualët në Beograd
Tani që nuk ka më armiq për të përsekutuar, ekstremistët Serbë po u kthehen homoseksualëve.
Katërmbëshjetë civilë dhe rreth dhjetë policë të plagosur; 32 njerëz të ndaluar; xhama të thyer në vitrinat e dyqaneve dhe në zyrat e Bashkimit Social-Demokrat; disa kalimtarë të rastit të sulmuar; trafiku i bllokuar në qendër të Beogradit. Kjo ka qenë rezultati i festimeve të Homoseksualëve të Beogradit të Shtunën e kaluar.
E gjithë kjo rrëmujë tregoi se sa alergjike mbetet shoqëria e tronditur Serbe ndaj çdo shprehjeje të së 'ndryshmes'. Për fat të keq, rreth njëqind pjesëmarrësit në paradë nuk kanë arritur ta kuptojnë një gjë të tillë.
Me tullumbace me ngjyra të ndezura në duar, ata kanë besuar se Nënë Serbia, vetëm pas 48 orësh nga ekstradimi i Millosheviqit në Hagë, kishte rizbuluar në mënyrë të mrekullueshme virtytin e tolerancës.
Në Sheshin e Republikës në Beograd, vendi i organizimit të Paradës së Dashurisë, banda të tifozëve huliganë të futbollit - mbështetës të klubit të Yllit të Kuq të njohur si 'Delije' - dhe tifozë të një klubi tjetër futbolli, Rad, kanë qenë në pritje.
Në rradhët e tyre kanë qenë anëtarë të organizatës Fashiste 'Obraz', njerëz nga Partia nacionaliste Radikale e drejtuar nga Vojislav Sheshelj dhe disa tipa me mjekkër të madhe nga Lëvizja Cetnike Ravna Gora.
Aty kanë qenë prezent edhe disa priftërinj, përfshirë At Zharko Gavriloviq të Partisë Shën Sava (e cila e ka marrë emrin nga shenjtori padron i Serbisë), një ish yll i artit Olivera Katarina, dhe disa kriminelë të njohur.
Në fillim, ata u mjaftuan duke hedhur parrulla rreth një "epidemie pederastie që po kërcënon rininë Serbe". Ata thërrisnin "Djemtë e Vazelinës". "Ne do t'ju rrahim keq".
Por ndërsa entuziasmi i tyre atriotik u shtua, ata filluan të sulmojnë cilindo që gjendej në shesh, edhe kalimtarë të rastit të vjetër në moshë të cilët nuk kishin dëgjuar asnjë herë për lesbizmin.
Dy pasagjerë të një autobusi janë sulmuar sepse "në sytë e tyre mund të vihej re se ishin homoseksualë". Mbrojtësit e vendosur të Serbisë 'së pastër', kishin në rradhët e tyre edhe disa gra. "Ata duhet të vriten të gjithë," ka thënë njëra perej tyre për gazetën Danas. "Lesbiket janë të gjitha kurva".
At Gavriloviq tepër i nxehur ka shpjeguar se ai po luftonte për "të mbrojtur fëmijët e Ortodoksisë nga sëmundjet që vijnë nga Perëndimi". Katarina , e cila si këngëtare në vitet 1970 ka kënduar në televizion gjysëm e zhveshur në të gjithë Jugosllavinë, dhe disa ka bërë edhe shumë më tepër, tani ngul këmbë që edhe ajo ka parë dritën e Kishës.
"Unë jam krenare për mënyrën se si ka reaguar rinia e Beogradit," ka thënë ajo. "Kjo tregon se Beogradi ka forcën dhe zgjuarsinë të kundërshtojë influencën e Perëndimit". Një konkluzion që mund të nxirret nga e gjithë kjo është që 'rinia Cetnike' aq e admiruar në Beograd është mërzitur shumë nga mungesa e armiqve.
Në kohën kur spastrimet etnike ishin në kulmin e tyre, çdo luftëtar në milicinë e drejtuesit paraushtarak Zheljko Razhnatoviq 'A'kan' 'und të mburrej se kishte qëlluar me shkelm trupat e Muslimanëve të vdekur.
Grupet e 'vrasësve të fundjavës' të anës Serbe të lumit Drina udhëtonin në Bosnje për të bërë ndonjë masakër gjatë kohës së tyre të lirë. Ata i kanë vazhduar aktivitetet e tyre edhe në Kosovë, duke përdhunuar gra dhe vajza.
Por atëherë ishte e qartë se kush ishin armiqtë më të vjetër të Serbëve. Tani Serbët nuk mund të ndjekin më festivalin e tyre të përgjakshëm në Bosnje, Kroaci apo Kosovë, dhe për këtë arësye i janë kthyer vetes.
Homoseksualët në Serbi kanë marrë rolin e mbajtur dikur nga racat e ulta dhe kriminale si Kroatët e 'këqinj', Shqiptarët e 'ndyrë' dhe Muslimanët e Bosnjes 'primitiv'.
Serbët e fortë, të përkrahur edhe nga Kisha Ortodokse e dashur, e cila na bën leksione që të mos kemi kënaqësi nga seksi por ta konsiderojmë atë thjesht si një mjet riprodhimi, tani kanë frikë se armiqtë janë brenda gjirit tonë.
Ata së pari kanë në plan të merren me burrat gei. Pastaj do të vij rradha e grave lesbike. Në fund, do të jetë rradha e njerëzve që flasin Anglisht dhe përdorin internetin.
Shpjegimi zyrtar - që sulmet kanë qenë vepër e një grupi ekstremistësh - nuk të bind shumë.
Ajo që ka ndodhur në rrugët e Beogradit javën e kaluar është e njëjta forcë që është shfaqur edhe në mitingjet në mbështetje të Millosheviqit. Ajo është një ideologji e cila është shumë e gjallë në Serbi, dhe vazhdon të rritet.
I vetmi ndryshim është se kjo ideologji tani po përqëndrohet në hedhjen e Serbëve kundër njëri-tjetrit - sepse nuk mund të sulmohen më Kroatët.
Demonstruesit mund të jenë zemëruar nga ekstradimi i Millosheviqit në Hagë. Por zemërimi i tyre është shfaqur në mënyrë krejtësisht irracionale.
Ata ëndërrojnë për një Serbi të pastër, homogjene, ku Hebrenjtë, homoseksualët, tradhëtarët, 'dashnorët e Kroatëve', agjentët e huaj dhe ateistët nuk do të kenë vend.
Pastaj ata shpresojnë, se vendi do të jetë i lirë për miliona kopje të vogla të presidentit të tyre patriot, Vojisllav Koshtunica.
Për momentin ata nuk mund tu besojnë syve: A është e mundur, pyesin veten, që të ketë burra gei në Serbinë Ortodokse? Për fat të mirë, po.
Petar Lukoviq është Drejtuesi i Projektit të IWPR-së në Beograd.