Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Arrestimimi i Terroristit me Pashaporte Boshnjake, Shkakton Shqetesime

Arrestimimi i nje lideri terrorist Islamik qe zoteronte nje pashaporte Boshnjake po krijon shqetesime te tjera per Alija Izetbegovic, anetar Myslyman i presidences se perbashket te Bosnjes.
By Janez Kovac

Arrestimi i liderit terrorist Islamik Mehrez Adouni javen e kaluar ne Turqi ka implikime edhe per Bosnjen.


I kapur ne aeroportin e Stambollit nga policia sekrete Turke ne 17 Shtator, 30-vjecari Adouni, i cili eshte ne “Listen e Kuqe” te te kerkuarve me te dyshimte te Interpolit, mesohet te jete nje bashkepunetor i Osama Bin Laden, islamistit Saudit te lidhur me nje sere veprimesh terroriste.


Sipas shtypit Turk, besohet se Adouni kishte ardhur ne Turqi per te vrare Ministrin e Jashtem Italian Lamberto Dini ose nen sekretarin e shtetit te SHBA-se, Marc Grosman, te cilet qe te dy ishin planifikuar te vizitonin Turqine kete jave.


Çeshtja me diskutueshme ne Bosnj,e eshte se si dikush nga Lista e Kuqe e Interpolit mundi te kishte ne duart e tij nje pashaporte Boshnjake. Opozita Social-Demokrate kerkoi nje shpjegim, nese ishte nje pashaporte e vertete, nje dokument diplomatik ose nje fallsifikim?


Te Henen, ministria e brendeshme Boshnjake kofirmoi se Adouni kishte nenshtetesine Boshnjake. Sipas deklarates se tyre , Adouni ka jetuar ne Bosnje nga 1 Maji 1993 ne 5 Maj 1995 dhe ai kishte kerkuar neshtetesine Boshnjake ne 18 Dhjetor 1997, e cila i eshte dhene pese dite me vone. Interpoli kerkon nga shetetet anetare qe te nadalojne per qellime ekstardimi çdo njerin nga 5000 kriminelet e Listes se Kuqe, ecila eshte pergatitur nga zyrtaret e saj.


Kjo deklarate, shkaktoi menjehere nje reaksion zinxhir. Qeveria e perbashket Boshnjake, ngriti nje komision special, per te rishqyrtuar te gjitha akordimet e nenshtesise Boshnjake; SDP-ja kerkoi nje sesion te urgjent te parlamentit Boshjak dhe atij Federal; partia ne pushtet Boshnjako-Kroate, HDZ, deklaroi se ne Bosnjen qendrore, akoma egzistojne fshatra Muhaxhedine si dhe kampe trainimi.


Skandalet me te fundit qe goditen Sarajeven, kane shkaktuar nje situate te sikleteshme per anetarin mysliman te presidences se perbashket Boshnjake, Alija Izetbegovic. Ai tashme eshte kritikuar publikisht ne nje sere rastesh, nga zyrtaret nderkombetare dhe ata Amerikane ne veçanti, per pranimin si refugjate ne Bosnje te te dyshuarve si terrorist Islamik.


Per me teper, sipas burimeve policore Boshnjake, te kuotuara ne shtypin e Sarajeves, Adouni ka patur lidhje te forta ne Bosnje. Adouni, i lindur ne Tunizi, e ka filuar karieren e tij terrorite ne fganistan, dhe mendohet se ka qene nje nga pjesemarrist e disa sulmeve me bomba ne Afrike, Europe, dhe veçanerisht ne Itali. Raportohet se ai eshte arrestuar dhe denuar nje here ne Itali, por qe me pas eshte arratisur.


Adouni ka ardhur ne 1993 ne Bosnje, dhe se bashku me shume luftetare islamik te tjere, gjate luftes, u be anetar i njesise luftarake el-Mujaheed. Gjate qendrimit te tij ne Bosnje, Adouni jetoi ne qytetin e Bosnjes qendrore, Zenica, ku edhe u plagos disa here. Besohet se ai eshte larguar nga Bosnja ne 1997, kur administrata Amerikane ushtroi presion mbi Izetbegovicin per te perzene nga Bosnja, luftetaret vendas dhe te huaj islamik, dhe se ndihma financiare nderkombetare do te kushtezohej nga largimi i tyre.


Sigurisht, edhe pse Izetbegovici nuk donte ti humbista ata te cilet ai i konsideronte si aleate te rendesishem ne lufte, per shkak te te moslargimit te Muhaxhedineve. Te vendosur ne zona te shkreta, te shkateruara ne fshatrat e Serbo-Boshnjakve te abandonuar ne Bosnjen qendrore, ata perfituan nenshtetesine Boshnjake duke u martuar me gra Boshnjake.


Qe atehere, prezenca, megjithese e paket, e Muhaxhedineve, ka perbere nje problem per Bosnjen qendrore. Jo vetem qe kane ndaluar kthimin e refugjateve Serbo-Boshnjake ne fshatrat e okupuara prej tyre, por ata gjithashtu shqetesojne Myslimanet lokale, me traditen e tyre per praktikimin e fese, e cila eshte e huaj per traditen Boshnjake.


Asnjeri nuk e di nese gruaja dhe familja e Adounit eshte diku ne Bosnje duke pritur per te, por policia lokale beson se ai ka qene nje nga organizatoret e atentatit per vrasjen e Papes john paul II, gjate vizites se tij ne sarajeve ne 17 Prill 1997.


Me kete rast, policia federale, zbuloi dhe ç’aktivizoi nje bombe, e vendosur nen nje ure ku pak me vone do te kalonte makina e Papes. Bomba ishte e perbere nga disa mina antitank dhe sasi te medha te eksplozivit plastik te lidhur me nje paisje shperthyese, radio te tipit Motorola.


Sipas mendimit te eksperteve ne ate kohe, as edhe makina shume e blinduar e Papes nuk mund ti bente balle forces shperthyese te eksplozivit. Menjehere fillua hetimet, por per shkak se ne ate kohe (1995) ne Bosnje ndodhnin kaq shume shperthime, asnje piste nuk u vertetua.


Gazetat turke, sipas ligjit turk, njoftonin se Adouni do te ekstradohej ne Itali brenda 18 diteve te ardheshme. Por edhe nga qelia e tij e burgut, ai u shkakton shume probleme dhe shqetesime Izetbegovicit, dhe liderave Myslimane te Bosnjes.


Izetbegovici dhe partia e tij ne pushtet SDA, po perballen me akuza per korrupsion te madh, dhe si rezultat, edhe zhgenjim gjithnje e ne rritje nga ana e elektoratit.


Ne zhvillimet me te fundit, shoqata e te mbijetuarve te Serbenices, deri kohet e fundit mbeshtetesja me e flakte e SDA-se, kerkoi publikisht doreheqen e Izetbegovicit si rezultat i praktikave korruptive me fondet e pensionisteve, dhe te veteraneve te luftes, si dhe me vonesat e shkaktuara ne kthimin e refugjateve.


Ne nje leter te hapur, te mbijetuarit thone se ata nuk e konsiderojne Izetbegovicin si “tradhetar”, por anekohen se ai eshte “shume cinik” kur vjen pune per pozicionin e tmershem te veteraneve te luftes.


“Ne kemi frike, se ne kete menyre, ju do te luftoni per interesat e Boshnjakeve (Myslimaneve Boshnjake) deri sa te mos ngelet asnje Boshnjak ne territorin e Bosnje Hercegovines. Prandaj ne ju kerkojme qe te largoheni perpara se te largohet populli prej jush”, perfunduar refugjatet e Serbenices.


Janez Kovac eshte nje pseodunim i nje gazetari te pavarur nga Sarajeva.