Armiqesia e Kishes se Malit te Zi
Tensionet gjate kremtimeve te Krishtlindjeve Ortodokse ndermjet perkrahesve te kishes Malazeze dhe asaj Serbe kane nxjerre edhe nje here ne dukje mosmarreveshjet politike qe ekzistojne brenda republikes, dhe brenda vete qeverise.
Armiqesia e Kishes se Malit te Zi
Tensionet gjate kremtimeve te Krishtlindjeve Ortodokse ndermjet perkrahesve te kishes Malazeze dhe asaj Serbe kane nxjerre edhe nje here ne dukje mosmarreveshjet politike qe ekzistojne brenda republikes, dhe brenda vete qeverise.
Ndersa 20 prifterinj te kishes Ortodokse Serbe u mblodhen ne kishen e vjeter ne Podgorica, njesite speciale te policise te Ministrise se Brendeshme te Malit te Zi nuk lejuan disa mijera perkrahes te kishes Ortodokse Malazeze te festonin Krishtlindjet Ortodokse, me 6 Janar, ne sheshin kryesor te qytetit. Tensionet e ketij incidenti do te reflektohen edhe ne festimet e vitit te ri Ortodoks, me 13 Janar, kur eshte planifikuar edhe nje miting politik pro-Serb.
Thirrjet e peshkopit te kishes Malazeze, Mihailo, dhe kenget fetare te turmes nuk arriten te largonin kordonin policor. Demonstruesit, te cilet nuk kane harruar periudhen kur Presidenti Milo Djukanovic ka qene aleat i Miloshevicit, kane thirrur: "Milo Serbi" dhe "Ky nuk eshte Mali i Zi".
Ndarjet ne mes te dy kraheve te ortodoksise ne Jugosllavi reflektojne ndarjet politike mbi te ardhmen e republikes. Tani, perkrahesit e Djukanovic dhe shumica e njerezve ne Mal te Zi mbeshtesin pavaresin e republikes. Qeveria Jugosllave kundershton me force separatizmin Malazez, ashtu si edhe shume Malazeze te cilet e konsiderojne veten Serb. Reagimet politike ndaj ketij episodi kane treguar se keto ndarje nuk ekzistojne vetem ne mesin e shoqerise Malazeze por gjithashtu edhe ne qeverine e koalicionit te Malit te Zi.
Kisha Ortodokse Malazeze, pavaresia e se ciles u abrogua ne vitet 1920 nga Mbreti Aleksander, eshte ringritur me 1993, por nuk eshte njohur asnje here zyrtarisht nga kisha Ortodokse Serbe apo nga qeveria Malazeze.
Kisha Malazeze ka kundershtuar luften ne Ballkan dhe vazhdon te kundershtoje nacionalizmin Serb, ekstremizmin ne kishen Ortodokse Serbe dhe perfaqesuesin e kishes Ortodokse Serbe ne Mal te Zi, Peshkopin Amfilohije. Kisha Malazeze ka arritur te terheqe pas vetes nje numer te madh njerezish nga rradhet e opozites demokratike dhe te levizjes pro-pavaresi.
Megjithate kjo nuk ka mjaftuar per te lejuar festuesit e Krishtlindjeve qe te kalonin. Zarko Rakcevic, udheheqes i Partise Social Demokrate (SDP) dhe nje anetar i koalicionit qeveritar, ka qene ne mes te njerezve te mbledhur ne Podgorica. Teper i nevrikosur, Rakcevic eshte perpjekur te lidhet ne telefon me Kryeministrin Malazez, Filip Vujanovic dhe ministrin e policise, Vukasin Maras, ne nje perpjekje te kote per te bindur qeverine te lejonte qe mijerat e njerezve te festonin paqesisht pragun e Krishtlindjeve.
Rakcevic i kerkoi falje Peshkopit Mihailo. Duke e quajtur Presidentin direkt pergjegjes per incidentin, ai ngacmoi Djukanovic perpara kamerave televizive te grumbulluara, duke i thene atij te bente koalicion me Kryeministrin Federal pro Beogradit Momir Bulatovic. Ai deklaroi para telekamerave, "Vazhdo dhe beje koalicionin me ate".
Bulatovic, nje bashkepunetor i afert i Miloshevic, eshte nje kundershtar i eger i presidentit Malazez dhe koalicionit te tij qeveritar. Kjo eshte edhe aresyeja e konfuzionit te shkaktuar kur Djukanovic dhe Bulatovic jane rreshtuar ne krahe te Peshkopit Amfilohije me rastin e festimeve te Krishtlindjeve. Djukanovic ka uruar per kete feste vetem kishen Serbe, duke e injoruar krejtesisht ate Malazeze.
Peshkopi Amfilohije eshte nje nga prifterinjte me ekstremist te kishes Ortodokse Serbe. Ai eshte vene ne pah ne vitet 1990, kur ka mbeshtetur Miloshevicin, udheheqesin e Serbeve te Bosnjes Radovan Karadzic dhe figura te tjera politike ekstremiste dhe luftetaret ne Kroaci, Bosnje dhe Serbi. Zeljko Arnatovic, apo ndryshe Arkan, udheheqesi paraushtarak Serb i akuzuar nga Gjykata e Hages, e ka vizituar disa here Amfilohijen ne manastirin e tij ne kryeqytetin e vjeter te Malit te Zi, Cetinje.
Pas prishjes se tij me Miloshevicin, Djukanovic ka siguruar mbeshtetjen e Peshkopit Amfilohije per programin e qeverise se tij te reformave ekonomike dhe lidhje me te ngushta me Europen. Megjithese ka qene nje surprize per shume njerez, mbeshtetja e Amfilohije ka qene teper e rendesishm ne betejen me Miloshevicin, sepse ka terhequr shume mbeshtetje nga Malazezet pro-Serbe.
Amfilohije gjithnje e me teper po kerkon te afrohet me Bulatovic dhe Partine Socialiste Popullore te tij (SNP). Gjate festave, kisha Serbe ka organizuar ceremoni ne rreth 70 qytete dhe fshatra ne te gjithe republiken ku kane marre pjese edhe politikane te SNP. Disa prifterinj kane perfituar nga rasti per te akuzuar Djukanovic se ka arritur nje marreveshje me NATO-n per "te ndare Malin e Zi nga Serbia". Partia ka lajmeruar nje miting te madh ne Podgorica perpara festimeve per vitin e ri Ortodoks, me 13 Janar, ne te cilin pritet te marre pjese edhe Peshkopi Amfilohije.
Por incidenti i Krishtlindjeve tregon se Djukanovic eshte i interesuar te ruaje marredheniet e mira me kishen Serbe. Duke mbeshtetur Amfilohije ne mosmarreveshjen e tanishme te kishes Ortodokse, Djukanovic po perpiqet te zvogeloje shkallen e kritikave drejtuar qeverise qe do te behen ne mitingun e ardheshem. Por nga ana tjeter ai rrezikon te humbase mbeshtetjen e Rakcevic, Partia Social Demokrate e te cilit ka dhene nje kontribut te madh per imazhin demokratik te koalicionit qeveritar me qendrimet e saj te vjetra kunder luftes dhe opozites ndaj regjimit te Miloshevicit.
Si rrjedhim Rakcevic ka bere te ditur se partia e tij po shikon mundesine e terheqjes nga koalicioni. Partia e tij ka kerkuar largimin nga posti i tij i Ministrit te Fese, Slobodan Tomovic, i cili nuk ka pranuar te njohe kishen Ortodokse Malazeze. (Pritet qe Tomovic te zevendesohet ne ndryshimet e ardheshme qeveritare qe priten me 26 Janar.) Qe prej vitit 1993 besimtaret e kishes Ortodokse Malazeze jane mbledhur ne Cetinje per te festuar meshat ne prag te Krishtlindjeve. Dhe cdo vit policia nuk ka lejuar hyrjen e tyre neper kisha.
"Une nuk mund te pranoje faktin qe sheshi i Cetinjes, i rrethuar nga nje kordon policor, eshte vendi i vetem ku Malazezet lejohen te kryejne ritet e tyre fetare. Cdo prag Krishtlindjesh ky shesh shnderrohet ne nje fare kampi," eshte ankuar Rakcevic. "Po na shkelen te drejtat tona baze. Shumica e popullit ne Mal te Zi nuk mund te shprehe lirshem ndjenjat e tyre fetare."
Liria fetare eshte vetem nje nga disa prej ceshtjeve per te cilat SDP nuk eshte dakort me dy partite e tjera te koalicionit. SDP ka kritikuar programin e privatizimit si edhe korrupsionin ne pergjithesi dhe kontrabanden. Ajo eshte perpjekur per reforma te strukturave ekonomike me synim dobesimin e monopoleve te kontrolluara nga shteti ne ekonomi dhe media, te cilat me sa duket Partia Demokratike e Socialisteve (DPS) e Djukanovicit eshte e vendosur qe ti ruaje.
Por ajo qe e ndan me se tepermi SDP nga partneret e saj te koalicionit eshte ceshtja e pavaresise se Malit te Zi. Qe prej krijimit te saj, partia e Rakcevic ka qene nje perkrahese e flakte e pavaresise. SDP kerkon organizimin e menjehershem te nje referendumi per kete ceshtje. Dragisa Burzan, zevendes kryeminister dhe nje anetar i SDP, ka thene se Mali i Zi nuk mund te prese me dhe se organizimi i referendumit do te jete prioriteti i partise se tij per vitin ne vzhdim.
Por anetaret e tjere te koalicionit, DPS e Djukanovic dhe Partia Kombetare e Novak Kilibarda, ndjekin nje linje shume me te kujdeseshme. Te dyja partite argumentojne se ka akoma hapesire per nje bashkejetese me Serbine. Te dyja partite mbeshtesin partite e opozites Serbe dhe shpresojne se nje ndryshim politik brenda Serbise do te mundesonte nje marreveshje paqesore me Beogradin. Te dyja partite do te preferonin qe ceshtja e pavaresise te mos ngrihej perpara festimeve te ardheshme te Krishtlindjeve.
Milka Tadic eshte redaktore e Monitor ne Podgorica.