Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

ANETARET E RINJ TE NATO PERBALLE SFIDAVE TE REJA

Vendet e sapo anetaresuara ne NATO do te shohin se ftesa qe u eshte bere eshte vetem faza e pare e nje procesi te gjate.
By Christopher Bennett

Njoftimi i kesaj jave ne Prage se shtate vende do te ftohen te anetaresohen ne NATO ka implikime te shumta per vendet e ftuara, vendet te cilat aspirojne te anetaresohen dhe Europen juglindore ne pergjithesi. Nga shtate vendet e ftuara, tre prej tyre - Bullgaria, Rumania dhe Sllovenia - jane nga Europa jug lindore. Se bashku me Sllovakine dhe Republikat Balltike te Estonise, Lituanise dhe Letonise, keto vende tani do te nisin nje process anetaresimi i cili duhet te perfundoje perpara takimit tjeter te aleances ne Maj 2004.


Tre vende te tjera te Europes jug - lindore - Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia - nuk jane ftuar kete rradhe, por atyre u eshte dhene nje mesazh i qarte se dyert e NATO-s mbeten te hapura per to.


Pasi ne shtate vendet te cilat kane marre ftesen te perfundojne festimet, ato do te shohin se ftesa ka qene vetem fillimi i nje procesi te vazhdueshem dhe te gjate ratifikimi dhe pergatitjesh - ku asnje prej ketyre fazave nuk mund te konsiderohet thjesht si nje formalitet.


Vendet te cilat jane anetaresuar te parat ne NATO pas perfundimit te luftes se ftohte ne vitin 1997 - Republika Ceke, Hungaria, dhe Polonia - kane perjetuar shtyrjen e afatit te anetaresimit te tyre per disa muaj ndersa ato kane zbatuar nje sere masash sigurimi per mbrojtjen e informacioneve te konsideruara sekrete te cilat ato do te kishin akses fale anetaresimit ne aleance.


Megjithate, shtate vendet e reja anetare jane ne nje pozicion shume me te mire se tre vendet e para.


Te gjitha keto vende kane marre pjese ne planin e veprimit per anetaresimin ne organizate, MAP - nje program i menduar per te pergatitur vendet per hyrje ne aleance - gjate tre vjete e gjysem te kaluara.


Megjithate, ato do te duhet te gjejne nje personel te kualifikuar i cili do te perfaqesonte ato ne strukturat e aleances. Republika Ceke, Hungaria dhe Polonia e kane pasur shume te veshtire te gjejne zyrtare civile dhe personelin ushtarak te cilet te flisnin rrjedhshem Anglisht dhe Frengjisht dhe ne te njejten kohe te kishin edhe aftesite dhe eksperiencen e nevojeshme.


Nderkohe, NATO ne te cilen shtate vendet e reja do te anetaresohen ka ndryshuar shume si organizate ne krahasim me vitet Nentedhjete, kohe kur keto vende kane filluar perpjekjet e tyre per anetaresim.


Paketa e masave te paraqitura ne takimin e kesaj jave ne Prage eshte menduar per te transformuar aleancen ne nje institucion te pajisur me se miri per te adresuar sfidat e sigurise te shekullit te 21.


Nje nder keto masa eshte per shembull, vullneti dhe mundesia per te nderhyre pertej zones Euro-Atlantike nese do te linde nevoja. Ne kete aleance te re, vendet do te kene perfitime - perfshire ate te mbrojtjes kolektive te siguruar nga neni pese i Traktatit te Washingtonit - por ato do te kene edhe shume detyrime.


Pervec pjesemarrjes ne procesin e MAP, forcat e armatosura te vendeve te cilat jane ftuar per anetaresim nuk jane ne nivel te barabarte me vendet anetare te aleances. Per me teper, procesi i reformes ushtarake eshte ende ne fazat fillestare dhe edhe me nje cikel tjeter te MAP, forcat e ketyre vendeve nuk do te jene krejtesisht te afta per te operuar me koleget e tyre te NATO-s.


Ne fakt, vetem kur ato te jene bere anetare te plota te organizates, ato do te mund te perfitojne nga ombrella mbrojtese e aleances, e cila do te beje qe ato te mos kene me nevoje te mendojne per nevojat e mbrojtjes se tyre dhe do te jene te afta te adoptojne nje sere aftesish ne fushen ushtarake.


Pavaresisht nga ky fakt, ndersa SHBA dhe aleatet e tjera te fuqishme te NATO-s kane perqendruar vemendjen e tyre ne luften ndaj terrorizmit, te gjitha vendet e ftuara per anetaresim tashme kane shtuar kontributet e tyre ne operacionet ushtarake te drejtuara nga aleanca ose jo.


Pervec kesaj pjesemarrjeje ne operacionet e drejtuara nga NATO ne ish Jugosllavi, Rumania per shembull, ka kontribuar me 500 ushtare ne Forcen Nderkombetare te Sigurise ne Afganistan.


Sllovenia ka dyfishuar kontrbutin e saj ne Forcen e Stabilizimit ne Bosnje dhe Herzegovine me 200 ushtare ne nje kohe kur i gjithe kontigjenti eshte pakesuar nga 18,000 ne 12,000 ushtare.


Vendimi per te ftuar vetem shtate nga dhjete vendet te cilat synojne anetaresimin ne NATO eshte bazuar ne konsiderimin e pese fushave. Keto kane qene nje sistem politik funksional demokratik dhe ekonomi tregu; trajtimi i popullsive te pakices ne perputhje me udhezimet e Organizates per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe, OSBE; zgjidhjen e mosmarreveshjeve ekzistuese me fqinjet dhe nje premtim per zgjidhjen e mosmarreveshjeve ne te ardhmen me mjete paqesore; aftesia dhe gatishmeria per te kontribuar ushtarakisht ne aleance dhe per te arritur nje nivel te perafert me forcat e vendeve anetare; dhe niveli i demokracise ne marredheniet ndermjet punonjesve civil dhe ushtarak. Megjithese asnje prej vendeve nuk i permbush te gjitha kushtet, vendet anetare te NATO-s kane mendiar se ato kane arritur nje progress te mjaftueshem gjate viteve te fundit per te merituar ftesat dhe keto vende do te perfitonin nga anetaresimi ne menyra te tjera, duke zgjeruar ne kete menyre zonen e paqes, prosperitetit dhe stabilitetit ne Europe.


Perndryshe, kushtet ne Shqiperi dhe Maqedoni konsiderohen si ende te pastabilizuara qe keto vende te marrin nje ftese per anetaresim ne kete faze, dhe tani do te duhet te gjehet nje menyre tjeter per te vazhduar perfshirjen e tyre ne procesin e MAP.


Ne rastin e Kroacise, anetaresimi ne NATO nuk ka qene asnjehere ne diskutim ne Prage sepse Zagrebi eshte bashkuar me MAP vetem kete vit. Kur Bullgaria, Rumania dhe Sllovenia te anetaresohen ne NATO, gjeografia e aleances do te ndryshoje dhe se bashku me te edhe rajonet ne te cilat anetaret e aleances kane vendosur interesat e tyre.


Ne fakt, rajonet e krizes ne Europen jug-lindore do te rrethohen se shpejti nga territore te aleances, duke bere ne kete menyre qe detyra e rindertimit te paqes dhe stabilitetit ne ato vende do te mbetet nje prioritet i NATO-s.


Christopher Bennett eshte redaktor i NATO Review dhe nje ish gazetar i IWPR.