ANALIZË: Takimi në Sallën e Gjyqit

Millosheviq dhe Mesiq kanë shkëmbyer fjalë në një përsëritje të përplasjeve të tyre të ashpra në prag të konfliktit në Ballkan.

ANALIZË: Takimi në Sallën e Gjyqit

Millosheviq dhe Mesiq kanë shkëmbyer fjalë në një përsëritje të përplasjeve të tyre të ashpra në prag të konfliktit në Ballkan.

Biljana Plavshiq, ish presidentja e entitetit Serb te Bosnjes Republika Srpska, RS, mund të ketë tërhequr një vemendje të madhe javën e kaluar me pranimin nga ana e saj të fajësisë, por pa dyshim që pika më e lartë e javës së kaluar ka qenë takimi tre ditor "Serbo-Kroat" në Sallën numër Një të Gjyqit. Takimi, i cili ka vendosur përballë njëri tjetrit Sllobodan Millosheviq dhe Stjepan Mesiq, kryetarin e shtetit Kroat, faktikisht ka shënuar rifillimin e debateve të ashpra të zhvilluara ndërmjet këtyre dy politikanëve ndërsa Jugosllavia federale kishte nisur të zhytej në konflikt në fillim të viteve Nëntëdhjetë.


Në atë kohë, Millosheviq ka qenë president i Serbisë dhe Mesiq ka qenë president i federatës së vjetër i cili në atë kohë ka thënë me mburrje se do të ishe presidenti i fundit i saj.


Pyetjet e Millosheviq për Mesiq gjatë seancave të javës së kaluar kanë dhënë informacione të vlefshem për përmbajtjen dhe cilësinë e debatit politik në fillim të viteve 1990, i cili në atë kohë përfshinte drejtuesit e gjashtë republikave të Jugosllavisë.


Argumentat e dhëna në sallën e gjykatës kanë qenë të ngjashme me ato që janë përdorur në atë kohë. Millosheviq dhe Mesiq kanë debatuar rreth "elementeve konstituive" të federatës së vjetër, nëse sovraniteti dhe e drejta për shkëputje i takonin republikave apo popujve dhe nëse shteti duhet të riorganizohej si një "konfederatë e lirë" apo si një "federatë kompakte".


Ata janë zënë përsëri rreth faktit se kush ka shpejtur shkatërrimin e vendit. Ka qenë Millosheviq me fjalimin e tij në vitin 1989, në të cilin ai ka parashikuar "beteja të reja, ndoshta edhe të armatosura," apo ka qenë ish presidenti i Kroacisë Franjo Tugjman, kur ai ka përjashtuar Serbët nga kushtetuta e re Kroate një vit më vonë?


Toni i "takimit" në sallën e gjyqit i ka ngjarë shumë debateve të drejtuesve të gjashtë republikave një dekadë më parë. Me fjalë të tjera, ai ka qenë ofensiv dhe shpesh ka kaluar në sharje, megjithëse jo aq të rënda sa ato të fillimit të viteve Nëntëdhjetë - meqënëse ai takim është mbajtur me dyer të mbyllura ndërsa ky i tanishmi në sytë e gjithë botës. Niveli i mosmarrëveshjeve të vëna re gjatë javës së kaluar ka treguar më së miri se përse ishte aq e vështirë edhe të imagjinohej, jo më të arrihej, një zgjidhje politike për krizën në Jugosllavi.


"Të gjithë ne kemi marrë pjesë në shkatërrimin e Jugosllavisë," ka pranuar Mesiq në një moment sinqeriteti, megjithëse ai ka fajësuar kryesisht Millosheviqin i cili "nuk ishte i interesuar për ruajtjen e Jugosllavisë, as si një shtet federal dhe as si konfederatë, sepse ai synonte vetëm ndërtimin e një Serbie të Madhe mbi rrënojat e Jugosllavisë".


Mesiq ka thënë se i pandehuri ka filluar shkatërrimin e Jugosllavisë në fund të viteve Tetëdhjetë kur ai ka ndërprerë autonominë e provincave të Kosovës dhe Vojvodinës dhe ka nxitur një ndryshim të qeverisë në Malin e Zi, duke vendosur kështu nën kontroll katër nga tetë votat në presidencën federale, organin më të lartë shtetëror të përbashkët.


Me votat e Serbisë, Kosovës, Vojvodinës dhe Malit të Zi, Millosheviq ende nuk kishte shumicën sepse Sllovenia, Kroacia, Bosnje Herzegovina dhe Maqedonia e kundërshtonin atë. Por ai ishte në pozicionin për të kundërshtuar cdo vendim marrje nëse nuk i pëlqente atij. Në Maj 1991, ai ka bllokuar përkohësisht emërimin e Mesiq në postin e kryetarit të rradhës së Jugosllavisë.


Pjesa më e rëndësishme e dëshmisë së Mesiq kishte të bënte me mënyrën se si Millosheviq në vitin 1991 ka marrë kontrollin e plotë të presidencës federale, e cila kontrollonte edhe Ushtrinë Kombëtare Jugosllave, JNA.


Mesiq tha se kjo ushtri e madhe, në atë kohë e katërta më e fuqishme në Europë, kishte kuptuar se federata ishtë në rrezik dhe kishte gjetur një "sponsor" të ri në figurën e Millosheviqit. Ndërsa oficerët jo Serbë dhe ushtarët u larguan nga rradhët e saj, JNA u shndërrua në një ushtri të "Serbizuar", dhe Millosheviq, nëpërmjet Bankës Kombëtare të Jugosllavisë, NBJ, të cilën e kishte vënë nën kontrollin e tij, e financoi atë me anë të kredive dhe rezervave federale në valutë të huaj.


Në të njëjtën kohë, Millosheviq kontrollonte edhe drejtuesit e partive Serbe të formuara në Kroaci dhe Bosnje, anëtarët e të cilave ishin armatosur nga JNA apo nga policia sekrete Serbe, e cila gjithashtu kishte organizuar grupe "vullnetarësh" dhe formmacione paraushtarake.


Sipas Mesiq, rrjedha e ngjarjeve në Kroaci ka treguar se ekzistonte një model i qartë i cili ishte planifikuar, organizuar dhe koordinuar më së miri. KOS, shërbimi sekret i ushtrisë Jugosllave, provokonte ose sajonte incidente në rajonet Serbe në Kroaci. JNA më pas ndërhynte me tanke dhe këmbësori për "të parandaluar konfliktet" dhe për të ndarë "palët", edhe atje ku nuk kishte pasur asnjë konflikt.


Pas një farë kohe, JNA tërhiqej, duke lënë në kontroll Serbët vendas të armatosur. Por sipas Mesiq, synimi kryesor i Millosheviqit nuk ka qenë Kroacia, dhe as ato pjesë të Kroacisë të kontrolluara nga Serbët. Borisav Joviq, krahu i djathtë i Millosheviqit në presidencën federale, i ka lënë të kuptojë Mesiq në vitin 1991 se Beogradi ishte i interesuar vetëm për "66 përqind të territorit të Bosnje Herzegovinës e cila ka qenë dhe do të jetë Serbe".


Pas këtij deklarimi, Mesiq i ka sugjeruar Joviq mbajtjen e një takimi ndërmjet Millosheviq dhe Tugjman për të gjetur një zgjidhje për konfliktet Serbo Kroate nëpërmjet bisedimeve. Inisiativa është pranuar dhe takimi është caktuar për më 25 Mars, 1991 në ish shtëpinë e gjuetisë së Titos në Karagjorgjevo. Millosheviq dhe Tugjman kanë vendosur të takohen pa praninë e dëshmitarëve të tjerë.


Javën e kaluar, Mesiq ka përsëritur atë që ka thënë përpara gjykatës për këtë takim në dy raste të tjera: në gjyqin ndaj ish kryetarit të bashkisë së Vukovarit, Slavko Dokmanoviq, dhe në gjyqin ndaj gjenralit Kroat Tihomir Blaskiq.


Tugjman ishte kthyer nga Karagjorgjevo i lumturuar nga "bujaria" e Millosheviqit. Tugjman i ka thënë Mesiq se Millosheviq i kishte ofruar atij një pjesë të madhe të Bosnjes për të cilën ai nuk ishte i interesuar, sepse ato kishin qenë dikur pjesë e "Kroacisë Turke". Paralajmërimet e Mesiq se Millosheviq mund ta mashtronte atë kishin rënë në vesh të shurdhër.


Mesiq ka thënë gjithashtu se Millosheviq ka mashtruar edhe Serbët e Kroacisë, duke u premtuar atyre "një shtet" të përbashkët me të gjithë Serbët e tjerë, ndërsa në fakt ai kishte nevojë për ta vetëm për ti përdorur për "të ndezur shkëndinë e parë" për planet e tij në Bosnje.


Sipas Mesiq, Millosheviq ka mashtruar edhe publikun e gjerë Serb dhe atë Jugosllav, JNA dhe komunitetin ndërkombëtar. Ata janë mashtruar të gjithë nga thëniet e Millosheviqit se ai po "luftonte për Jugosllavinë…ndërsa në fakt ai po e shkatërronte Jugosllavinë me të gjitha mjetet e mundëshme".


Në dëshminë e tij, Mesiq ka shtuar elemente të rinj në portretin e të pandehurit të paraqitur gjatë fazës së parë së gjyqit për akuzën e Kosovës nga disa dëshmitarë ndërkombëtarë si Lord Ashdoën, Ambasadori Ëilliam Ëalker dhe Gjenerali Klaus Naumann. Ai e ka përsgkruar Millosheviqin si një njeri i cili "lidhte cdo gjë me objektivat e tij për luftë" dhe "i përdorte bashkëpunëtorët e tij vetëm për ti shërbyer dhe më pas i largonte".


I pyetur nga drejtuesi i grupit të prokurorëve, Geoffrey Nice, nëse ai kishte vërejtur ndonjëherë që Millosheviqi të kishte treguar keqardhje për popullin e tij apo për të tjerë, Mesiq është përgjigjur: "Unë nuk kam parë asnjëherë, asnjë shenjë emocionesh tek ai njeri. Ai ka pasur vetëm synime të cilat ishte i vendosur ti zbatonte".


Dëshmia e Mesiq, e para e një kryetari shteti actual në Hagë, ka shkaktuar një reagim të ashpër nga i pandehuri, i cili ka filluar të sillet sikur ai kishte informacione kompromentuese të cilat mund të diskreditonin dëshmitarin. Ai ka aluduar në lidhje me "aktivitete" të Mesiq me një "palë të tretë" me të cilin ai ka qenë në burg në mesin e viteve 1970, duke e akuzuar atë se ka qenë një bashkëpunëtor i policisë sekrete i cili ka urdhëruar personalisht "likujdimin" dhe rrëmbimin e policëve dhe civilëve Serbë dhe ka qenë i përfshirë në trafikimin e qënieve njerëzore.


Mesiq i ka pritur me të qeshura akuzat, duke thënë se "i pandehuri kishte një imagjinatë të madhe" dhe se ai ishte aq i përfshirë në likujdime sa "ishte i përfshirë në vrasjen e presidentit Lincoln".


Millosheviq nuk ka dhënë asnjë provë për të mbështetur akuzat e tij. Përkundrazi ai është future në cështje politike, duke thënë se Mesiq kishte përgjegjësi për krimet e ushtrisë Kroate në Bosnje në vitin 1993, sepse ai në atë kohë ka qenë kryetar i parlamentit të Kroacisë. Përsëri ai nuk ka pasur sukses - sepse Mesiq ka thënë se ai post nuk kishte asnjë pushtet ekzekutiv.


Gjykatësi Richard May e ka ndërprerë Millosheviqin për ta pyetur se cfarë lidhje kishte konflikti Muslimano-Kroat në Bosnje me akuzat ndaj tij për krime lufte në Kroaci. Pas kësaj ndërhyrjeje, Millosheviq e ka akuzuar Mesiq për "tradhëti të dyfishtë", duke thënë se ai kishte tradhëtuar si Jugosllavinë, ndërsa kishte qenë kryetar i presidencës federale, ashtu edhe Tugjman dhe Bashkimin Demokratik Kroat, duke u larguar prej partisë.


Pas akuzës së parë Mesiq ka folur rreth gjendjes së shtetit të Jugosllavisë në fillim të viteve Nëntëdhjetë. Dëshmitari ka thënë se në atë kohë "të gjithë ishin të pakënaqur me Jugosllavinë" dhe se "status kuoja nuk mund të ruhej". Kroacia, Sllovenia, dhe më pas Bosnja dhe Maqedonia, kishin propozuar një "model konfederal" por Millosheviq nuk kishte pranuar të bisedonte për një gjë të tillë, duke insistuar për një "federatë kompakte". Kjo ishte e papranueshme për të gjithë të tjerët, sepse sic tha Mesiq ata e dinin se cfarë do të vinte më pas "ata do të pësonin fatin e Kosovës dhe Vojvodinës" dhe do të vendoseshin nën "kontrollin e vecantë Serb".


Në përgjigje të akuzëqs së dytë, Mesiq ka thënë se ai është ndarë politikisht nga Tugjman dhe HDZ në fillim të vitit 1994 për shkak të politikës së tyre të luftës në Bosnje, metodave të tyre të privatizimit dhe kundërshtimit për të vendosur funksionimin e rendit dhe të ligjit në vend.


Gjykatësit dhe ta pranishmit më pas kanë qenë dëshmitarë të shkëmbimeve të gjata të akuzave ndërmjet të pandehurit dhe dëshmitarit në lidhje me sovranitetin e ish republikave Jugosllave, të drejtës së popujve për vetë vendosje dhe të mirave e të këqiave të sistemeve konfederale dhe atyre federale.


Tema tjetër në "takimin e gjykatës" ishin krimet. Persekutimi i Serbëve në Kroaci, sipas Millosheviqit, kishte filluar në fund të viteve Tetëdhjetë dhe Mesiq ka qenë kryetar i "qeverisë së parë Kroate e cila ka terrorizuar popullsinë Serbe".


Millosheviq tha se ky persekutim ka filluar kur "Serbët u përjashtuan nga kushtetuta e Kroacisë" dhe kur "u hoq nga përdorimi alfabeti Cirilik". Serbët më pas janë gjendur nën masa të rënda diskriminuese dhe edhe nën zjarrin e armëve. Ata janë rrëmbyer, vrarë dhe burgosur në kampe, të cilat sipas të pandehurit kanë qenë mbi 200. Ai ka akuzuar gjithashtu Mesiq edhe për përgjegjësi për sulmet ndaj JNA.


Mesiq ka kundërshtuar që Serbët në Kroaci të jenë terrorizuar apo dërguar në kampe, megjithëse ka pranuar se disa shkelje dhe krime nuk janë dënuar në atë kohë. Këto cështje duhet të diskutohen, ka shtuar ai, por nuk janë një shkak për shkatërrimin e Vukovarit, Dubrovnikut dhe qyteteve të tjera Kroate. Mesiq ka thënë se kjo ka qenë pikërisht arësyeja për dërgimin e JNA dhe formacioneve paraushtarake nga Serbia dhe Mali i Zi dhe se këto njësi ushtarake "kanë qenë nën kontrollin e të pandehurit".


Mesiq nuk humbi asnjë mundësi për t'ju drejtuar Millosheviqit si "i pandehuri" dhe dukej se e bëntë me kënaqësi një gjë të tillë. E vetmja gjë për të cilën ranë dakort Millosheviq dhe Mesiq ishte se "kriminelët duhet të dënohen". Por ata nuk mund të binin dakort "se kush ishin kriminelët". Disa herë, Mesiq ka theksuar se në gjyq ishte Millosheviq dhe jo ai. Millosheviq është përgjigjur: "Pikërisht ky është problemi," duke thënë se ky ishte një gabim.


Millosheviq mesa duket mendon se Mesiq është i future për të akuzuar atë. Ai ka thënë se Mesiq ka dëshmuar kundër Tugjmanit dhe HDZ-së, dhe ka deklaruar së fundi se Gjenerali Janko Bobetko duhet të cohet në Hagë. Më pas Millosheviq ka akuzuar presidentin Kroat se "punon për llogari të kësaj gjykate të paligjëshme" me qëllim që të shmangë dhënien llogari për krimet e kryera nga ai vetë. Gjykatësi May e deklaroi të mbyllur "takimin e Hagës" ndërmjet ish presidentit të Serbisë dhe presidentit të tanishëm të Kroacisë, duke thënë se pyetja e Millosheviqit "nuk ishte me vend".


Mirko Klarin është redaktor i vjetër i IWPR në gjykatën e krimeve të luftës dhe kryeredaktor i Agjensisë së Lajmeve SENSE.


Frontline Updates
Support local journalists