ANALIZE: PERJASHTOHET PAVARESIA E KOSOVES
Bashkimi ndermjet Serbise dhe Malit te Zi me mbeshtetjen e BE-se do te perbeje nje pengese per aspiratat e Kosoves per sovranitet.
ANALIZE: PERJASHTOHET PAVARESIA E KOSOVES
Bashkimi ndermjet Serbise dhe Malit te Zi me mbeshtetjen e BE-se do te perbeje nje pengese per aspiratat e Kosoves per sovranitet.
Kur Jugosllavia te pushoje se ekzistuari ne Shtator, Serbia dhe Mali i Zi do te krijojne nje bashkim te ri shtetesh; megjithate, kjo nuk do te thote qe Kosova eshte me afer pavaresise qe e deshiron aq shume. Ne fakt, eshte krejt e kunderta.
Bashkimi Europian po perpiqet shume per te gjetur nje zgjidhje perfundimtare per Kosoven, megjithese askush nga zyrtaret e BE nuk pranon te flase rreth kesaj ceshtjeje. Nje diplomat i nje vendi anetar te BE-se i angazhuar aktivisht ne Ballkan, i cili nuk deshiron te identifikohet, ka thene per IWPR se Kosova "mund te behet nje shtet, por jo si Kroacia, per shembull".
Ai ka thene se diplomatet po shikojne me kujdes nese modeli i bashkimit i cili po vendoset ndermjet Serbise dhe Malit te Zi, nen kujdesin e vecante te BE-se, mund te perfshije edhe Kosoven si nje element te trete. Ne kete menyre, Kosova do te mbetej "jashte" Serbise, dhe nuk do te drejtohej nga Beogradi por perseri do te ishte e lidhur me dy shtetet e tjera.
Duket se ne qarqet e BE-se, pas tre vjete mendimesh te ndryshme dhe nje debati te madh rreth se ardhmes se protektoratit, dhe pas nje dekade perplasjesh te Shqiptareve te Kosoves me autoritetet Serbe, tani mbizoteron pikpamja se pavaresia e plote duhet te shtyhet deri ne nje kohe te pacaktuar.
Provinca, e cila banohet ne shumice nga Shqiptaret, por te cilen shume Serbe e konsiderojne si djepin e kombit te tyre, ka fituar nje shkalle te larte autonomie ne vitin 1974, sipas kushtetutes Jugosllave nen presidentin e asaj kohe Josip Broz Tito. Sllobodan Millosheviq e ndryshoi kete ne vitin 1989, duke shenuar keshtu fillimin e krizes ne Ballkan e cila me pas u pershkallezua ne luftera ne shkalle te gjere.
Ne pranvere te vitit 1999, Millosheviq nuk pranoi te nenshkruante marreveshjen e arritur me ndermjetesimin nderkombetar ne Rambuje te Frances, duke shkaktuar edhe bombardimet e NATO-s ndaj Serbise ne Qershor 1999. qe prej asaj kohe, rajoni eshte drejtuar si nje protektorat i OKB-se, i pershkruar ne Rezoluten e Keshillit te Sigurimit te OKB-se 1244 si nje pjese perberese e Jugosllavise "deri ne arritjen e nje zgjedhjeje perfundimtare".
Kjo mungese qartesie ka shkaktuar nje debat nderkombetar rreth menyres me te mire per te zgjidhur kete problem. Disa ende mbeshtesin idene e pavaresie, te bindur se Jugosllavia e vjeter duhet te shperbehet krejtesisht perpara se te filloje ndonje process reintegrimi i cili mund ti coje pjeset perberese te saj drejt BE-se.
Zgjidhja tjeter, e cila tani po paraqitet edhe si qendrimi zyrtar i BE-se, eshte qe Ballkani nuk duhet te ndahet edhe me tutje. Ky mendim eshte forcuar pasi Europa kundershtoi perpjekjet e Malit te Zi per pavaresi ne Mars dhe praktikisht e detyroi ate te nenshkruante marreveshjen e Beogradit, duke obliguar vendin te qendronte ne bashkimin me Serbine.
Ata qe kundershtojne fragmentarizimin e metejshem te Ballkanit - shtetet e medha anetare te BE-se dhe institucionet e perbashketa te BE-se - kane frike se pavaresia e Kosoves do te inkurajonte ndarje te tjera, vecanerisht ne Maqedoni, ku Shqiptaret dominojne pjesen perendimore te shtetit dhe ku vitin e kaluar kane shperthyer perpjekje te armatosura.
Ekziston gjithashtu shqetesimi se autonomia e protektoratit do te inkurajonte Republikan Srpska, entitetin e Serbeve te Bosnjes, te bashkohet me Serbine, dhe pas kesaj edhe Kroatet e Bosnjes mund te vendosin te shkeputen nga Bosnja.
Keto ngjarje do te kishin pasoja negative edhe ne Shqiperi, Bullgari, dhe ndoshta Greqi, duke riaktivizuar nje "spirale dhune" ne Ballkan e cila do ta shnderronte perseri zonen ne nje problem te madh sigurie.
Pervec ceshtjeve te sigurise rajonale, BE ka permendur edhe pengesa te tjera per pavaresine e Kosoves. Institucionet, shoqeria dhe ekonomia e saj konsiderohen si te pazhvilluara, dhe ekziston mendimi i pergjitheshem se vete qeverisja mund te inkurajoje krimin e organizuar, te cilin BE po perpiqet ta luftoje momentalisht ne Ballkan.
Pervec kesaj, Nicholas Whyte, drejtor i programit per Ballkanin i organizates me qender ne Bruksel, Grupi Nderkombetar i Krizave, ka thene per IWPR se trajtimi i pakices Serbe ne Kosove "e perjashton Kosoven nga mundesia e pavaresise". Megjithate, Whyte ka thene se protektorati ndoshta ne nje te ardhme do te fitoje autonomine nepermjet bisedimeve dypaleshe me Beogradin.
Per te parandaluar debate te metejshme rreth ndryshimit te kufinjve te shteteve, Keshilli i Ministrave te BE ka miratuar ne muajin Mars konkluzione te cilat kane cimentuar politiken e saj per Ballkanin perendimor.
Ne ate kohe, shefi i politikes se jashteme dhe te sigurimit te BE-se, Havier Solana kishte siguruar arritjen e marreveshjes ndermjet Serbise dhe Malit te Zi bazuar mbi dy parime: bashkepunim absolute me Gjykaten Nderkombetare per Krime ne ish Jugosllavi, ICTY, dhe vendosmeri per zbatimin e Marreveshjes se Paqes se Dejtonit te vitit 1995 per Bosnjen. Ne kete menyre eshte arritur te konfirmohet integriteti i kufinjve te Bosnjes, duke perjashtuar mundesine e shkeputjes se Republika Srpska dhe duke perjashtuar ne kete menyre eshte mundesine per krijimin e nje shteti te Kosoves.
Megjithate, megjithese bashkimi i ri ndermjet Serbise dhe Malit te Zi do te krijohet brenda rreth nje muaji, Brukseli ende nuk ka percaktuar nje model te qarte per statusin e Kosoves ne kete shtet te ri.
Marreveshja e Beogradit percakton se shteti i ri do te trashegoje detyrimet e Jugosllavise sipas Rezolutes 1244, e cila percakton edhe statusin e Kosoves. Nese Mali i Zi terhiqet nga bashkimi pas tre vjetesh, sic e lejon edhe marreveshja, Serbia do te trashegoje dokumentat dhe vendimet nderkombetare qe kane te bejne me Jugosllavine, perfshire ketu edhe Rezoluten 1244.
Nese bashkimi mbijeton dhe Kosova futet ne te, shteti i perbere nga tre anetare do te kete te drejten te perfshihet ne strukturat e BE-se, deri ne anetaresim ne te. Pra ne driten e ketyre zhvillimeve te mundeshme mund te pritet qe Europa te perpiqet te dekurajoje cdo perpjekje te Malit te Zi per te prishur kete marreveshje, sepse nje gje e tille do te shkaktonte perseri trazira ne rajon.
Perpara marreveshjes se Beogradit, mendohej gjeresisht se ishte thjesht ceshtje kohe perpara se Kosova te fitonte pavaresine e saj. Tani, bashkimi i ri ndermjet Serbise dhe Malit te Zi po shihet gjithnje e me teper si nje mekanizem sigurie per te mbajtur protektoratin dhe territoret e tjera ne Ballkan brenda kufinjve te tyre ekzistues.
Ines Sabalic eshte korrespondente e Agjensise se Lajmeve Sense ne Bruksel.