ANALIZË: Millosheviq Ndjehet i Shqetësuar

Ish presidenti Serb ka probleme te tjera shëndetësore ndërsa fillojnë të dëshmojnë ushtarakët

ANALIZË: Millosheviq Ndjehet i Shqetësuar

Ish presidenti Serb ka probleme te tjera shëndetësore ndërsa fillojnë të dëshmojnë ushtarakët

Megjithëse nuk mund të provohet që ngjarjet e ndodhura në sallën e gjyqit kanë cuar në keqësimin e gjendjes shëndetësore të Sllobodan Millosheviqit, dëshmia e një dëshmitari të fshehtë Jugosllav dhe një koloneli Britanik me siguri që i kanë shkaktuar shqetësime atij javën e kaluar.


Pasi këta dy dëshmitarë kanë dëshmuar para gjykatës, doktori i burgut ka rekomanduar një pushim dy ditor të gjyqit "për të ndryshuar mjekimin e Millosheviqit dhe për të rregulluar presionin e tij arteriar".


Dëshmitari i parë - një Musliman Malazez - ka dalë para gjykatës me emrin e koduar K-32 dhe fytyra e tij ka qenë e mbuluar gjatë gjithë kohës që ai jepte dëshminë e tij. Koloneli Britanik është paraqitur nën emrin e tij të plotë John Crossland megjithëse pamja e tij është ndryshuar, ndoshta për shkak se ai vazhdon të shërbejë diku në Jugosllavi. Në kohën e ngjarjeve të përshkruara në akuzën e Kosovës, Crossland ka qenë atasheu ushtarak i Britanisë së Madhe në Beograd.


Dëshmitë e tyre janë të rëndësishme sepse secila prej tyre ka mbështetur dëshmitë e disa dhjetra viktimave dhe dëshmitarëve okularë të cilët kanë përshkruar më parë në seancat e kaluara deportimet, vrasjet, shkatërrimin e qyteteve, fshatrave dhe monumenteve të kulturës dhe forma të tjera të dhunës të cilat sipas akuzës kanë vuajtur Shqiptarët e Kosovës në gjysmën e parë të vitit 1999. Megjithëse shumë nga këto viktima dhe dëshmitarë okularë kanë rrezikuar kredibilitetin e tyre duke thënë se ata "nuk kishin dijeni" për aktivitetin e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, UCK, dëshmitë e tyre kanë përfshirë elemente të mjaftueshëm për të arritur në përfundimin se ngjarjet e përshkruara në akuzë kanë ndodhur me të vërtetë dhe se ato janë zhvilluar sipas një modeli të përcaktuar më parë.


Kjo, sipas prokurorëve, tregon karakterin e koordinuar dhe sistematik të ngjarjeve të përshkruara në akuzë.


Megjithëse modeli i ngjarjeve i aplikuar në qytete dhe fshatra ka qenë disi i ndryshëm, ajo që ka qenë e përbashkët është përdorimi i madh dhe i pakontrolluar i forcës ndaj civilëve. Ky ka qenë edhe element ii përbashkët i dëshmive të qytetarit Jugosllav dhe kolonelit Britanik, të cilët kanë marrë pjesë ose kanë pasur mundësi të ndjekin këto ngjarje - megjithëse nga një perspektivë e ndryshme.


Dëshmitari K-32 ka përshkruar disa "operacione spastrimi" në të cilat ka marrë pjesë njësia e Ushtrisë Jugosllave, VJ ku ai ka bërë pjesë gjatë viteve 1998 dhe 1999. K-32 ka qenë një shofer kamioni në ushtri në Kosovë dhe pjesën më të madhe të kohës ai ka transportuar ushqime dhe ujë për njësitë ushtarake, megjithëse të paktën një herë ai ka transportuar trupa të Shqiptarëve të Kosovës të vrarë "gjatë një operacioni spastrimi".


Përshkrimi i këtyre operacioneve nga ana e tij ka qenë shumë i ngjashëm me atë të dëshmive të viktimave dhe dëshmitarëve okularë. "Një grup luftëtarësh" ushtarësh të VJ-së, të cilët i afroheshin një fshati Shqiptar të planifikuar për "tu spastruar" do të ndaleshin rreth 200-300 metra nga shtëpia e parë dhe do të qëllonin me një predhë tanku. Kur civilët përpiqeshin të largoheshin, njësitë e këmbsorisë merrnin urdhër të hynin në fshat. Të paktën në një rast, dëshmitari K-32 ka qenë prezent kur komandanti i njësisë, Kolonel Bozhidar Deliq, ka instruktuar ushtarët e tij të përpiqeshin sa më tepër "për të mos lënë gjallë asnjë dëshmitar".


Pasi hynin në fshat, ushtarët dhe policët, të cilët vepronin së bashku në operacione të tilla spastrimi, hynin në të gjitha shtëpitë, duke vrarë cilindo që gjenin atje - ky dëshmitar tha se pjesa më e madhe e viktimave ishin gra, fëmijë dhe pleq sepse të rinjtë zakonisht ishin larguar më parë nga fshati - dhe duke plackitur dhe i vënë zjarrin shtëpive. Dëshmitari K-32 ka thënë se një herë ka marrë urdhër ti vërë zjarrin një shtëpie dhe një autobusi, gjë të cilën e ka bërë.


Dëshmia e K-32 ka qenë e mbushur me hollësi rreth të burgosurve apo civilëve të cilët janë përpjekur të dorëzohen dhe më pas u është prerë fyti; trupave të grave dhe fëmijëve që ka gjetur në oborret e shtëpive Shqiptare; dhe të fëmijës së vrarë në kokë në mënyrë që i njëjti plumb të vriste edhe nënën e tij.


Pas "operacionit të parë të spastrimit" në të cilin ai ka marrë pjesë, K-32 është kthyer në Malin e Zi me leje, dhe gjatë asaj kohe ai ka vendosur të mos kthehet më në Kosovë. Ai është urdhëruar të kthehet në repartin e tij, dhe ushtria ka dërguar 15 policë ushtarak për ta shoqëruar atë. Pas 20 ditë në burg, ai është rikthyer në njësinë e tij në Kosovë, ku është gjendur nën sulmet ajrore të NATO-s dhe ku ka parë një brutalitet më të madh të Serbëve ndaj fshatrave Shqiptare.


Në seancën e pyetjeve për dëshmitarin, i pandehuri është përpjekur të përdorë këtë pjesë të fundit të dëshmive për ta denigruar dëshmitarin si një "dezertor" motive i vetëm i të cilit është hakmarrja ndaj komandantit të tij, Kolonel Deliq, për të lehtësuar në këtë mënyrë ndjenjat e tij të turpit dhe urrejtjes. Dëshmitari e ka kundërshtuar këtë, dhe gjykatësit nuk kanë treguar ndonjë interes për këtë mënyrë pyetjesh nga i pandehuri. Në përballjen e tij me dëshmitarin K-32, Millosheviq përsëri nuk ka ndjekur rregullat bazë të seancës së pyetjeve - asnjëherë mos bëj një pyetje nëse nuk mund të parashikosh përgjigjen që do të marrësh. Ish drejtuesi Serb ka pyetur dëshmitarin për të përcaktuar fjalën "operacion spastrimi", duke e siguruar atë që këto operacione janë organizuar kundër "terroristëve dhe jo ndaj civilëve". Përgjigja ka qenë e papritur dhe natyrisht nuk i ka pëlqyer atij.


"Spastrimi, Z. Millosheviq, ndodh kur ushtria fillon të vrasë civilë. Kjo ka ndodhur atje. Kur ushtria hynte në veprim ndaj një qendre të banuar, ushtarët nuk përpiqeshin të gjenin terroristë por spastronin këto që u dilte para.


"Këtë e di sepse kam qenë vetë atje. Ju nuk keni qenë. Duhet të kishit ardhur për ta parë me sytë tuaj".


Millosheviq është habitur përsëri kur ai ka përmendur "spastrimin" në vitin 1998 të një fshati pranë kufirit me Shqipërinë, nga i cili sipas tij civilët janë evakuar nga një zonë ku zhvilloheshin luftime, për ti siguruar ata.


Megjithatë, dëshmitari i është përgjigjur se fshati është zbrazur "për sigurinë e ushtarëve, dhe jo të civilëve," sepse ushtria nuk dëshironte praninë e civilëve në afërsi të saj, sepse ata konsideroheshin të gjithë si "terroristë të mundëshëm".


Koloneli Crossland, dëshmitari i dytë i cili i ka rritur tensionin të pandehurit javën e kaluar, i ka ndjekur "operacionet e spastrimit" të organizuara nga ushtria Jugosllave dhe policia Serbe në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999 nga pozita e atasheut ushtarak të Britanisë së Madhe në Beograd.


Ai ka pasur disa mundësi për të vëzhguar këto operacione nga afër dhe për të gjykuar mbi pasojat. Ai gjithashtu ka vizituar edhe fshatrat e evakuara dhe shkatërruara Shqiptare, ku ai ka parë shtëpi të plackitura dhe të djegura, bagëti të vrara dhe shumë kufoma.


Përfundimi i tij kryesor ka qenë se forcat Jugosllave të sigurimit kanë përdorur "taktika krejtësisht të gabuara" në konfliktin e tyre me UCK-në. Ai ka thënë se ata kanë përdorur "forcë të madhe dhe pa asnjë dallim", dhe se "shkatërrimet e tyre mizore" vetëm kanë shtuar rezistencën e Shqiptarëve të Kosovës, duke bërë që shumë banorë vendas të zgjedhin rrugën e luftës së armatosur.


Për më tepër, Crossland ka cituar disa raste kur ushtria dhe policia "kanë toleruar" qendrat e rezistencës së UCK-së të cilat mund ti sulmonin, duke sulmuar në vend të tyre dhe duke shkatërruar fshatrat lokale dhe "duke shtuar në këtë mënyrë numrin e terroristëve".


Por gjatë pyetjeve të Millosheviqit, argumentat rreth "masës dhe përzgjedhjes së përdorimit të forcës" nuk kanë bindur të pandehurin ashtu si nuk e kanë bindur edhe në vitet 1998 dhe 1999, kur si kryetar i shtetit, ndërmjetësit perëndimorë e kanë paralajmëruar rreth taktikave jo productive që po ndiqeshin nga forcat e tij në Kosovë.


Për Millosheviqin, "proporcionaliteti" dhe "përzgjedhja" kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë "koncepte relative" kuptimi i të cilave përcaktohet nga pala që e përdor forcën.


Duke gjykuar nga dëshmitë e Crossland, bashkëpunëtorët e Millosheviqit kanë pasur të njëjtin mendim, vecanërisht Gjeneralët Drgoljub Ojdaniq dhe Nebojsha Pavkoviq, të cilët ai i ka takuar disa herë në vitet 1998 dhe 1999. Ai ka treguar se sin ë Vjeshtën e 1998 ai i ka thënë gjeneralit Ojdaniq se "shkatërrimet masive të fsahtrave nga artileria e rëndë" nuk kanë asnjë kuptim ushtarakisht, por megjithatë, gjenerali nuk mund ta "kuptonte" një gjë të tillë.


Koloneli Britanik ka thënë para gjykatës se parardhësi i Ojdaniq në postin e shefit të shtabit të përgjithëshëm, Gjenerali Perishiq, dhe ish shefi i shërbimit sekret të ushtrisë Gjenerali Dimitrijeviq e kishin kuptuar këtë gjë por nuk kishin fuqi për të bërë asgjë.


Pasi ka ndihmuar në shpëtimin e disa ushtarëve Jugosllavë të plagosur në Kosovë në vitin 1998, Crossland ka vendosur lidhje të ngushta me Gjeneralët Perishiq dhe Dimitrijeviq, të cilët i janë ankuar atij se ishte krijuar një zinxhir komandimi i cili i përjashtonte ata. Në këtë zinxhir komandimi i cili niste nga Millosheviq, bënte pjesë Nikola Sainoviq dhe "njeriu i tij në Kosovë", Pavkoviq, komandanti i forcave të VJ në terren.


Në këtë mënyrë Crossland ka konfirmuar dëshmitë e tjera, vecanërisht ato tepër të diskutuara të Ratomir Taniq, i cili ka përshkruar ekzistencën e një "zinxhiri komandimi privat paralel" të krijuar nga Millosheviq në Kosovë. I pandehuri edhe një herë ka bërë një gabim në pyetjet e tij, kur ai e ka pyetur Crossland, apo më mirë ka dhënë një mendim pa e parashikuar përgjigjen e dëshmitarit. Kur Millosheviq ka thënë se Pavkoviq "nuk ka vepruar jashtë zinxhirit të komandimit dhe jashtë autorizimit të tij," përgjigja përsëri ka qenë e pakënaqëshme për të.


"Në se ka qenë kështu," ka përfunduar Crossland, "atëherë juve si komandant i përgjithëshëm dhe Gjenerali Pavkoviq si vartësi juaj direkt jeni përgjegjës për atë që ka ndodhur në Kosovë".


Mirko Klarin është redaktor i vjetër i IWPR në gjykatën për krime lufte dhe kryeredaktor i Agjensisë së Lajmeve SENSE.


Kosovo
Support our journalists