ANALIZE: Millosheviq Duhet te Ndryshoje Strategjine e Mbrojtjes
Pasi nuk ka pasur sukses me Paddy Ashdown, Millosheviq ndoshta duhet te ndryshoje planet e tij per te thirrur politikane Perendimore si deshmitare te mbrojtjes.
ANALIZE: Millosheviq Duhet te Ndryshoje Strategjine e Mbrojtjes
Pasi nuk ka pasur sukses me Paddy Ashdown, Millosheviq ndoshta duhet te ndryshoje planet e tij per te thirrur politikane Perendimore si deshmitare te mbrojtjes.
Pese jave prej fillimit te gjyqit te Sllobodan Millosheviqit, eshte e qarte se ai duhet te rishikoje strategjine e tij te mbrojtjes, gjithnje nese ai eshte ne gjendje te vleresoje se cfare po ndodh rreth tij.
Millosheviq pretendon se debimet masive te Shqiptareve te Kosoves dhe vrasjet e disa mijera civileve ne pranveren e vitit 1999 kane qene pasoje e bombardimeve te NATO-s dhe veprimeve terroriste te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK. Ai mendon se Jugosllavia dhe Serbia kane qene viktime e nje plani te fshehte te Perendimit, me synim skllaverimin e Ballkanit. Ai thote se keto jane "fakte te pakundershtueshme", te cilat ai mendon ti provoje nepermjet marrjes ne pyetje te rreth 30 politikaneve Perendimore me cilesine e deshmitarit.
Por kjo menyre mbrojtje ka pesuar nje goditje te rende javen e kaluar, kur Millosheviq u mund nga Paddy Ashdown ne perballjen e pare me nje politikan Perendimor ne sallen e gjyqit. Ish drejtuesi i Partise Liberal Demokrate Britanike dhe Perfaqesuesi i Larte i ardheshem per Bosnje Herzegovinen e ka mundur ate ne nje duel si ne nivel politik ashtu edhe ne paraqitjen e fakteve. Niveli politik ndoshta nuk eshte shume i rendesishem per gjykaten, por eshte i rendesishem nga pikpamja personale dhe per te fituar perkrahjen e publikut per te cilen te dy keta njerez - deshmitari dhe i akuzuari - kane punuar javen e kaluar.
Edhe perpara se Millosheviq te humbiste duelin e tij me Ashdown, analiza statistike e pergatitur nga nje grup shkenctaresh Amerikane dhe e paraqitur ne gjykate nga drejtuesi i projektit Patrick Ball kishte rrezuar bazat e mbrojtjes se tij.
Duke analizuar nje sasi te madhe te dhenash per vrasjet dhe valen e refugjateve ne Kosove ne pranveren e vitit 1999 dhe te dhena mbi veprimet e NATO-s dhe te UCK-se, shkenctaret kane marre ne konsiderate tre hipoteza. E para ka qene qe levizjet masive te popullsise dhe vrasjet qe pasuan ishin nje pasoje e bombardimeve te NATO-s. E dyta ishte qe ato ishin shkaktuar nga veprimet e UCK-se. Dhe e treta ishte qe ato kane ndodhur si pasoje e veprimeve te forcave Jugosllave te sigurise.
Analiza i ka eleminuar dy mundesite e para. Ata kane arritur ne perfundimin se nuk ka pasur perputhje ndermjet veprimeve te NATO-s dhe UCK-se dhe vrasjeve te civileve apo levizjes se refugjateve - operacionet e tyre jane kryer menjehere perpara apo kane koinciduar me piken me te larte te vales se refugjateve dhe vrasjet ne vetem disa bashki.
Ne shume bashki te tjera, veprimet e NATO-s dhe UCK-se kane ndodhur ose pas ose shume kohe me pare pikes me te larte te levizjes se popullsise. Studimi ka arritur ne perfundimin se "Rezultatet perputhen me hipotezen se veprimi i forcave Jugosllave ka qene shkaku i vrasjeve dhe vales se refugjateve... Vrasjet jane kryer ose per te motivuar largimin, ose ato kane rezultuar nga kjo fushate".
Autoret e studimit kane theksuar se "nje zvogelim i dukshem i vrasjeve dhe levizjes se refugjateve" ka ndodhur vetem kur qeveria Jugosllave ne menyre te njeaneshme ka shpallur nje armepushim gjate Pashkeve Ortodokse ndermjet 6-10 Prill, 1999. Me pak vrasje kane ndodhur ne kete periudhe dhe vala e refugjateve praktikisht ka ndaluar, megjithese NATO dhe UCK kane rritur ndjeshem aktivitetin e tyre.
Ne pyetjet qe i ka drejtuar Ball, Millosheviqi ka vene ne diskutim vertetesine e te dhenave per refugjatet dhe vrasjet, metodologjine e studimit dhe konkluzionet e tij. Ai ka vene ne pikpyetje objektivitetin e Ball duke cituar deklaraten e tij ne Korrik 2001, ku vleresonte transferimin e Millosheviqit ne gjykate me 28 Qershor. Deshmitari ka konfirmuar fjalet e tij, por ka thene se mbeshtetja per ligjin nderkombetar humanitar nuk ngrinte asnje pikpyetje mbi objektivitetin e tij shkencor.
Baza e mbrojtjes se Millosheviqit eshte demtuar edhe me rende nga deshmia e Ashdown, e cila ka treguar se spastrimi etnik dhe vrasjet e Shqiptareve te Kosoves kane filluar te pakten gjashte muaj perpara sulmeve ajrore te NATO-s.
Ashdown eshte paraqitur si deshmitar okular, dhe jo si ekspert politik. Deshmia e tij ka pasur te beje me ate qe ka pare apo ka degjuar gjate vizitave te tij ne Maqedoni, Shqiperine e veriut dhe Kosove ne vitin 1998, dhe bisedimet e tij me te akuzuarin ne Shtator te atij viti ne Beograd. Ashdown ka thene se ai ka qene deshmitar i "veprimeve ndeshkuese ne mase" te forcave te ushtrise Jugosllave dhe policise Serbe" perpara takimit. Ne luginen e Suharekes, ai ka numeruar 16 fshatra te bombarduara dhe te djegura, dhe ka pare refugjate civile ne kodra te cilet i kane pershkruar kushtet ne te cilat ata jane larguar nga shtepia.
Refugjatet nga fshatra te ndryshem kane pershkruar nje model te njejte veprimesh nga ushtria dhe policia, ka thene ai. Kjo ka filluar me nje ultimatum per evakuimin e fshatrave, bombardime me tanke dhe artileri te rende, te cilat jane pasuar nga hyrja e mjeteve te blinduara dhe trupave. Me pas kane ndodhur bastisja e shtepive dhe marrja e orendive shtepiake me kamione, te cilat Ashdown i ka pare personalisht. Me ne fund, fshatrave u vihej zjarri.
Perpara takimit me Millosheviqin ne 29 Shtator, 1998, Ashdown dhe ambasadori Britanik ne Beograd kane kerkuar keshillim ligjor nga Ministria e Jashtme Britanike dhe jane informuar se ajo qe ata kishin pare perbente nje shkelje te Konventes se Gjeneves dhe krim lufte. Ata kane sjelle hollesi te ketyre konventave dhe nje kopje te Statutit te Romes te Gjykates Nderkombetare te Krimeve ne bisedimet e tyre.
Ashdown ka thene se pasi ka folur me Millosheviqin per ato qe kishte pare, dhe implikimet e tyre ligjore, i akuzuari nuk ka pranuar keto ngjarje, dhe me pas ka pranuar "disa elemente jashte kontrollit" mund te kene qene pergjegjes, perpara se te beheshin pjese e "nje lufte legjitime kunder terrorizmit".
Ashdown ka thene se ai e ka paralajmeruar Millosheviqin dy here se operacionet ushtarake ne mase do te conin ne menyre te paevitueshme ne nje nderhyrje nderkombetare, dhe ai mund te rrezikonte te akuzohej per krime lufte. Gjate pyetjeve qe i ka bere Millosheviq, Ashdown i ka kujtuar te akuzuarit ato qe kishte thene ai: "Une te kam thene pikerisht se nese vazhdon te veprosh ne kete menyre, komuniteti nderkombetar do te veproje, dhe me ne fund ai eshte detyruar te veproje. Une te kam paralajmeruar se ti do te perfundoje ne kete gjykate. Dhe ja ku je!"
Si zakonisht gjate pyetjeve dhe pergjigjeve, Millosheviq nuk eshte marre me faktet e dhena nga deshmitari por eshte perpjekur te drejtoje debatin ne nje diskutim politik rreth agresionit te NATO-s dhe legjitimitetit te luftes ndaj terrorizmit. Ne kundershtim me kerkesen e gjykatesve, te cilet i paralajmeruan si te pandehurin ashtu edhe deshmitarin, Ashdown e pranoi sfiden e nisur nga Millosheviqi per nje debat te tille dhe e mundi ate.
Edhe kur ai ishte ne nje mendje per te akuzuarin ne pershkrimin e UCK-se si nje "organizate terroriste", Ashdown nuk e humbi rastin per te denoncuar ate qe ai nuk mund te pranonte. "Asgje, absolutisht asgje nga veprimet e UCK-se nuk mund te justifikoje ne ndonje fare menyre forcen e madhe te perdorur nga forcat e armatosura nen kontrollin tuaj, si nje hakmarrje ndaj popullsise civile, dhe ne shkelje flagrante ndaj ligjit nderkombetar," ka thene ai.
Po ashtu, pasi ka konfirmuar "te drejten e forcave Jugosllave per te ndermarre veprime kunder terrorizmit," (ndaj se cilet Millosheviq u pergjigj: "Po ate here ku qendron problemi?") Ashdown eshte pergjigjur: "Problemi qendron ne faktin se forca e perdorur ka qene teper e madhe, eshte perdorur pa dallim, ka qene me qellim ndeshkimor dhe ne kundershtim me ligjet nderkombetare".
"Ju mund te thoni, Z. Millosheviq, se ka qene e nevojeshme te vriteshin bageti, te digjeshin shtepi, te shketerroheshin orendite ne ato shtepi, te urinohej mbi shtepite, si pjese e fushates ushtarake per te luftuar armikun. Por sipas meje, i vetmi konkluzion racional eshte se e gjithe kjo ka qene pjese e politikes se tokes se djegur ne nje mase te papare qe prej kohes se pushtimit Gjerman".
"Teorite e komplotit" te paraqitura nga Millosheviqi per te shpjeguar shperberjen e ish Jugosllavise nuk kane pasur nje fat me te mire. Pasi i akuzuari ka thene se Perendimi ishte perpjekur te "skllaveronte Ballkanin" qe prej periudhes se Austro Hungarise, Ashdown eshte pergjigjur: "Une kam degjuar disa teori komploti me shume fantazi nga ju, por mendoj se kjo e fundit i kalon te gjitha. Ideja se fuqite Perendimore kane pasur plane per te vendosur hegjemonine e tyre ndaj vendeve te tjera mendoj se eshte aq e larget saqe une mendoj se edhe ti vete qe e thua nuk e beson".
Ne duelet e tij ne gjykate me Ashdown, duket se Millosheviq eshte shfaqur nje debatues me pak i afte sesa ka qene ne periudhen e drejtimit te Jugosllavise. Apo ndoshta e gjithe kjo ka te beje me faktin qe dikur ai ishte ulur ne kolltukun e presidentit ndersa tani gjendet ne banken e te akuzuarit.
I pandehuri duhet ti mbaje mire para sysh keto ndryshime te rrethanave kur pergatit listen e politikaneve Perendimore te cilet do te thirren si deshmitare te mbrojtjes ne gjyqin e tij.
Tani qe ata e kane pare menyren e sjelljes se Ashdown javen e kaluar, atyre mund t'u pelqeje ideja e paraqitjes ne sallen e gjyqit per ti thene ato gjera te cilat nuk kane guxuar - apo nuk kane dashur t'ia thone - kur jane takuar ne sallonin e tij presidencial.
Mirko Klarin eshte redaktor i vjeter i IWPR-se ne gjykaten e krimeve te luftes dhe kryeredaktor i Agjensise se Lajmeve SENSE.