Analizë: Gjyqi Ndaj Millosheviqit Hyn në një Fazë të Re

Prokurorët do të fillojnë të paraqesin provat të cilat vërtetojnë se Millosheviq ka qenë përgjegjës për krimet e Serbëve në Kroacidhe Bosnje

Analizë: Gjyqi Ndaj Millosheviqit Hyn në një Fazë të Re

Prokurorët do të fillojnë të paraqesin provat të cilat vërtetojnë se Millosheviq ka qenë përgjegjës për krimet e Serbëve në Kroacidhe Bosnje

Saturday, 21 September, 2002

Sot më 26 Shtator, gjyqi ndaj Millosheviqit hyn në një fazë të re, ndërsa prokurorët do të përpiqen të përcaktojnë ekzistencën e një lidhjeje ndërmjet të pandehurit dhe krimeve të luftës të kryera në Kroacidhe Bosnje në pjesën e parë të viteve 1990.


Kjo detyrë, në disa aspekte do të jetë më e vështirë dhe në disa të tjera më e lehtë se sa provimi i akuzave për ngjarjet në Kosovë.


Do të jetë më e vështirë sepse lidhjet e Millosheviqit me forcat përgjegjëse për krimet e kryera në Kroaci dhe Bosnje janë më pak të qarta sesa në Kosovë. Në vitin 1999, sipresident i Jugosllavisë, ai ka qenë faktikisht dhe ligjërisht komandant i ushtrisë Federale dhe policisë Serbe të dislokuara në Kosovë.


Në periudhën e kohës për të cilën janë ngritur akuzat për në Bosnje dhe Kroaci, i pandehurika qenë president i Serbisë - dhe Serbia, sic ka insistuar ai në atë kohë, duke u mburrur, "nuk ishte një vend në luftë". Përkundrazi, sic ka thënë ai në fjalën e tij të hapjes në këtë gjyq në muajin Shkurt, aidhe Serbia "kanë luftuar për paqen" në Kroaci dhe Bosnje.


Megjithatë, prokurorët, do ta kenë shumë më të lehtë të provojnë faktin që krimet kanë ndodhur në Kroaci dhe Bosnje, sepse ato tashmë janë konfirmuar në më tepër se një duzinë gjyqesh të tjera.


Në këto gjyqe të tjera është pranuar se krimet kanë pasur një "karakter sistematik dhe të shpërndarë", gjë që bën që ato krime të kualifikohen sikrime kundër njerëzimit, dhe se ato janë kryer në kontekstin e një konflikti ndërkombëtar të armatosur, duke i klasifikuar ato sishkelje të rënda të Konventës së Gjenevës. Për më tepër krime të tilla si masakra e Srebrenicës janë gjykuar tashmë si genocid.


Natyrisht që Millosheviq do të përpiqet të kundërshtojë këto "fakte të pranuara" por prokurorët - të mbështetur nga prova të shumta, nga burime më të shumta sesa në rastin e Kosovës - nuk duhet të kenë shumë problem për të provuar me fakte këto akuza.


Një prej sfidave kryesore për prokurorët do të jetë provimi i një lidhjeje ekzistuese ndërmjet Millosheviqit dhe strukturave të cilat de fakto apo de jure kanë qenë nën kontrollin e tij dhe drejtuesve politikë apo ushtarak Serbë në dy republikat, nën urdhërat direkte të të cilëve janë kryer krimet e përshkruara në këtë akuzë. Prokurorët do të duhet të provojnë tezën e tyre kryesore, të njëjtë për të dyja akuzat, që prej vitit 1987 deri në fund të 2000 Millosheviq ka qenë në fakt "figura politike dominante" në Serbi dhe Jugosllavidhe "ka pasur kontroll mbi të gjitha degët e qeverisë Serbe, përfshirë policinë dhe shërbimet e sigurimit të shtetit".


Nga kjo pozitë, Millosheviq "ka marrë pjesë në ndërmarrjen e përbashkët kriminale" qëllimi i deklaruar i së cilës ishte "dëbimime dhunë dhe i përherëshëm i shumicës së popullsisë jo Serbe nga pjesë të mëdha të territorit" të Kroacisë dhe Bosnjes "nëpërmjet kryerjes së krimeve".


Prokurorët do të duhet gjithashtu të provojnë edhe faktin që në Kroacidhe Bosnje, Millosheviq "kishte influencë të madhe dhe ka ndihmuar drejtuesit politik lokal" të Serbëve vendas, dhe në të dyja rastet "ka ndihmuar financiarisht, me logjistikë dhe politikisht" forcat e tyre ushtarake, policore dhe paraushtarake.


Prokurorët do të duhet gjithashtu të provojnë edhe se Millosheviq personalisht ka marrë pjesë në formulimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e planit për largimin e dhunshëm të jo Serbëve nga pjesë të caktuara të Kroacisë dhe Bosnjes.


Si do të munden prokurorët të provojnë këto akuza? Në aktakuzën e botuar para fillimit të gjyqit për Kroacinë dhe Bosnjen në fund të muajit Maj ndërmjet të tjerave thuhej se "provat për planifikimin jo vetëm që do të jenë direkte (përfshirë deklarime të dëshmitarëve dhe prova dokumentare) por edhe përgjithësuese. Në Kroaci, ka ekzistuar ideja se kishte një plan të paracaktuar për largimin e Kroatëve nga Rajonet Autonome Serbe, dhe Republika Srpska në Krajina, dhe se kjo politikë ishte aprovuar dhe pjesërisht zbatuar nga figurat kryesore politike në Republikën e Serbisë". Në këtë dokument thuhet se në Bosnje "deklarime të shumta dhe biseda telefonike të përgjuara ndërmjet drejtuesve të Serbëve të Bosnjes (dhe në disa raste të pandehurit) dhe modeli i krimeve tregojnë për ekzistencën e një politike të tillë.


Përgjithësisht, veprimet e paligjëshme në shkallë të gjerë të JNA (Ushtrisë Kombëtare Jugosllave) dhe trupave paraushtarake në të gjithë territorin e Kroacisë dhe Bosnje Herzegovinës tregojnë për ekzistencën e koordinimit të veprimeve dhe ato mund të arriheshin vetëm nëpërmjet një planifikimitë mëparëshëm ku ka qenë i përfshirë edhe i pandehuri".


Akuza ka treguar numrin por jo identitetin e dëshmitarëve të cilët do të paraqiten për të dëshmuar në këtë fazë të dytë gjyqit ndaj Millosheviqit. Në total do të dëshmojnë 177 dëshmitarë - 71 për ngjarjet në Kroacidhe 106 për ato në Bosnje. Ndërmjet tyre do të jenë edhe një numër ekspertësh dhe dëshmitarësh ndërkombëtarë, si edhe njerëz të cilët kanë pasur informacione të brendëshme në atë kohë.


Prokurorët planifikojnë të trajtojnë rastet e Kroacisë dhe të Bosnjes si një "rast i përbashkët" dhe të provojnë "një ndërthurje" dhe një "tendencë të përgjithëshme të përbashkët për këto ngjarje". Drejtuesi i grupit të prokurorëve, Geoffrey Nice, ka thënë se 50 apo 60 dëshmitarët e parë, të cilët do të dëshmojnë përpara pushimit të mesit të Dhjetorit për Krishtlindje "do të japin një pamje të plotë të ngjarjeve të cilat janë relevante për të dyja akuzat".


Një tjetër ndryshim nga akuzat për ngjarjet në Kosovë është se të ashtuquajturit dëshmitarë të krimeve bazë - të cilët do të flasin apo do të paraqesin deklarata me shkrim për incidente apo krime konkrete - do të paraqiten vetëm nga fundi i periudhës së paraqitjes së provave, e cila mendohet se do të zgjasë derimë 16 Maj 2003.


Në dokumentin e paraqitur nga prokurorët nuk jepen emrat e vërtetë të dëshmitarëve por vetëm emra të koduar. Derimë tani, vetëm një emër mund të deshifrohet me siguri. Dëshmitari B-1230 duhet të jetë presidenti Kroat, Stipe Mesiq, sepse ai do të dëshmojë para gjykatës se si ka organizuar takimin sekret ndërmjet presidentit Millosheviqit dhe ish presidentit të atëhershëm të Kroacisë Franjo Tugjman më 25 Mars 1991, në të cilin ata kanë rënë dakort për ndarjen e Bosnjes.


Mesiq ka dëshmuar tanimë publikisht në lidhje me këto ngjarje në gjyqin ndaj kryetarit Serb të bashkisë së Vukovarit, Slavko Dokmanoviq, dhe në një seancë të mbyllur në gjyqin ndaj gjeneralit Kroat Tihomir Blaskiq, për krime të kryera në Bosnjen qendrore.


Prova të tjera të përmendura në këtë document, janë edhe raporte ushtarake të JNA dhe forcave Serbe në Kroacidhe Bosnje, shënime nga mbledhje të mbyllura në nivele të ndryshme - nga presidenca Jugosllave deri tek takimet sekrete të asambleve të Serbëve të Bosnjes dhe të Kroacisë dhe takimeve të presidencës Serbe dhe shtabeve të krizës në bashkitë ndryshme në të dyja republikat. Ndër provat materiale ekzistojnë edhe transkriptime të bisedimeve të mbajtura ndërmjet Millosheviqit dhe delegacioneve të Serbëve të Bosnjes dhe Kroacisë, dokumente për furnizimin me sasira të ndryshme armësh, dokumenta të rrogave të ushtarëve të Ushtrisë së Republika Srpska të paguara nga Beogradi dhe dokumenta të tjera që kanë të bëjnë me akuzat e prokurorëve


Përvec një numri të madh dokumentesh, ekziston edhe një numër i madh regjistrimesh të bisedave telefonike të përgjuara ndërmjet Millosheviqit dhe drejtuesit të Serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiq në periudhën nga Maj 1991 deri në Shkurt 1992, në të cilat ata disktuojnë planet e tyre për të marrë në dorë situatën dhe për të armatosur Serbët e Bosnjes me armët e ndodhura në kazermat e JNA, dhe propagandën sipas së cilët Serbët do të zhduken nëse nuk pranojnë diktatin e Beogradit dhe Pales. Dy biseda të përgjuara, me një përmbajtje tepër kompromentuese, janë dëgjuar tashmë para gjykatës si pjesë e deklaratës fillestare të prokurorit Nice në fillim të gjyqit më 12 Shkurt.


Përgjithësisht, Karaxhiq ka qenë njeriu më i përgjuar në rradhët e atyre të përmendur si pjesëmarrës në "ndërmarrjen e përbashkët kriminale". Përvec bisedave me Millosheviqin, ka edhe regjistrime të bisedave të Karaxhiq me gjeneralët e ushtrisë Jugosllave Blagoje Adziq dhe Nikola Uzelac, shefin e policisë sekrete të Millosheviqit Jovica Stanishiq dhe Dobrica Cosiq, presidenti Jugosllav gjatë 1992-1993. Ka edhe përgjime të bisedave të tij me drejtues të tjerë të Serbëve të Bosnjes, siMomcilo Krajisnik dhe Biljana Plavshiq, dhe me Milan Babiq, drejtuesin e Serbëve në Kroaci. Prokurorët zotërojnë edhe një regjistrim të një bisede ndërmjet Plavshiq dhe shtabit të Zheljko Raznatoviq Arkan, në Zvornik, pak kohë pas hyrjes së Tigrave në qytet në kufirin e Bosnjes me Serbinë.


Ekziston gjithashtu edhe një regjistrim i një telefonate ndërmjet gruas së Millosheviqit Mira Markoviq dhe Gjeneralit Adziq. Kjo bisedë është zhvilluar pasi Millosheviq - në një regjistrim tjetër - i ka thënë Karaxhiq të "flasë me Mirën" dhe ti kërkojë numrin e gjeneralit Adziq. Në gjyqet e mbajtura derimë tani, këto regjistrime të tilla janë pranuar siprova nëse prokuroria arrinte të provonte përtej cdo dyshimi që ato ishin origjinale.


Po ashtu ndër provat e përmendura në dokumentin e botuar para gjyqit, janë edhe kujtimet dhe ditaret e politikanëve dhe gjeneralëve Serbë dhe Jugosllavë. Citime të shpeshta nga librat e dy njerëzve të përmendur në akuzën ndaj Millosheviqit si bashkëpunëtorë "në ndërmarrjen e përbashkët kriminale" janë pjesë e akuzës. Personi i parë është Borisav Joviq, president i presidencës Jugosllave deri në prag të luftës në Slloveni dhe Kroaci, të cilën Millosheviq e ka përdorur për të kontrolluar JNA. Libri i tij "Ditët e Fundit të RSFJ" përbën një tregim të qartë të përgatitjeve për luftërat në Kroaci dhe Bosnje dhe mënyrën me të cilën Millosheviq dhe Joviq manipulonin institucionet shtetërore, vecanërisht JNA. Libri tjetër është ai i ish shefit të shtabit të JNA-së në atë kohë, Gjeneral Veljko Kadijeviq, i titulluar "Mendimiim për Ndarjen" në të cilin autori jep një tregim po aq të qartë për transformimin e ushtrisë Jugosllave në një forcë ushtarake të Serbisë.


Në këtë document të botuar para fillimit të gjyqit, përmenden edhe disa deklarime të pjesëmarrësve të tjerë në "ndërmarrjen e përbashkët kriminale", të cilët mburren për kontributin e tyre për "kauzën Serbe" dhe mburren me kontaktet e tyre me Millosheviqin apo komandantët e JNA-së.


Ndërmjet tyre janë Vojisllav Sheshelj, drejtuesi i Partisë Radikale, drejtuesi i paraushtarakëve Cetnik, Arkan, dhe Milan Martiq, president i shtetit të Serbëve të Kroacisë, Republika Srpska e Krajinas (i cili gjendet tashmë në Hagë i akuzuar për bombardimin e Zagrebit). Ekziston edhe një deklaratë e Gjeneralit Ratko Mlladiq në të cilën ai shprehet haptazise synimet e Serbëve të Bosnjes mund të arrihen vetëm nëpërmjet genocidit.


Një deklarim i bërë nga Millosheviq në fillim të apelit të tij ndaj gjyqit në Beograd në Prill 2001 - në të cilën ai ka pranuar se ka paguar "vëllezërit e tij në anën tjetër të lumit Drina" - bën pjesë në po këtë kategori të deklaratave vetë inkriminuese.


Një prej komenteve më interesante të përfshira në këtë botim të para fillimit të gjyqit i përket Jovica Stanishiq - dikur shefi i plotfuqishëm i policisë sekrete të Millosheviqit - i ciliparaqitet në akuzat për ngjarjet në Kroaci dhe Bosnje si një pjesëmarrës në "ndërmarrjen e përbashkët kriminale".


Në ditën e festimit të Ditës së Policisë më 13 Maj 1997, Stanishiq është kthyer nga Millosheviq dhe ka thënë: "Cdo gjë që kemi bërë deri më tani, e kemi bërë nën kontrollin dhe me autorizimin tuaj". Prokurorët e kanë interpretuar këtë si një pranim të autoritetit të të akuzuarit, megjithëse ajo mund të ketë qenë edhe një kërcënim i fshehur.


Vetëm Stanishiq, i ciliu rrëzua nga pozicioni i tij i fortë pak kohë pas bërjes së kësaj deklarate, është në gjendje të thotë se cfarë ka dashur të thotë me atë deklaratë - dhe ne nuk do ta zbulojmë kurrë nëse ai nuk del para gjyqit në Hagë si dëshmitar apo i akuzuar, apo si të dyja bashkë.


Mirko Klarin është redaktor i vjetër i IWPR në gjykatën e krimeve të luftës dhe kryeredaktor i Agjensisë së Lajmeve SENSE.


Frontline Updates
Support local journalists