Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

ALEATET E GJINGJIQ BEJNE THIRRJE PER BOJKOTIM TE ZGJEDHJEVE

Kryeministri i Serbise shpreson ne nje pjesemarrje te ulet ne zgjedhjet presidenciale per te ruajtur kontrollin e tij mbi pushtetin.
By Zeljko Cvijanovic

Shpresa e vetme per kryeministrin e Serbise Zoran Gjingjiq per te shmangur zgjedhjet e parakoheshme parlamentare dhe ndoshta humbjen e tij eshte qe votuesit te mos marrin pjese ne raundin e dyte te zgjedhjeve presidenciale te se Djeles ne menyre qe ato zgjedhje te mos konsiderohen te vlefshme.


Por nje gje e tille mund ti siguroje kryeministrit edhe pak kohe, sepse tanime kane filluar te shfaqen shenja te nje pakenaqesie te madhe ne rradhet e aleateve te tij politik te cilet mund te fillojne te largohen prej tij dhe te bashkohen me rivalin e tij kryesor, presidentin e Serbise, Vojisllav Koshtunica, duke e bere te pashmangeshme mundesine e zgjedhjeve te parakoheshme.


Raundi i dyte i zgjedhjeve presidenciale ne Serbi do te vendose perballe njeri tjetrit Koshtunicen dhe ekonomistin reformator Miroljub Labus i cili mbeshtetet nga Gjingjiq. Ne raundin e pare te zgjedhjeve me 29 Shtator, Koshtunica dhe Labus, nje anetar i organizates se respektuar jo qeveritare G17, kane fituar respektivisht 30.9 dhe 27.4 perqind te votave.


Zgjedhjet e 13 Tetorit mund te konsiderohen te pavlefshme nese, sic ekziston frika, me pak se gjysma e votuesve marrin pjese ne keto zgjedhje.


Mbi pesedhjete perqind e votuesve duhet te marrin pjese ne zgjedhje ne menyre qe ato te konsiderohen te ligjeshme. Pjesemarrja ne raundin e pare ka qene 55.5 perqind dhe ka disa zera sipas te cilave ne turin e dyte kjo pjesemarrja mund te ulet deri me 15 perqind.


Nese nuk zgjidhet nje president, krytarja e parlamentit Serb Natasha Miciq, nje aleate e Gjingjiq, do te mbaje perkohesisht kete post, gje e cila do te thoshte qe kryeministri - i cili ka nje shumice ne parlament pas largimit te deputeteve te cilet i takojne Partise Demokratike Serbe te Koshtunices - ne fakt do te kontrolloje te gjitha nivelet e institucioneve te republikes.


Koshtunica dhe Gjingjiq kane qene per nje kohe te gjate ne konflikt mbi ndarjen e pushtetit. Gjingjiq po perpiqet te shkaktoje zgjedhje te parakoheshme parlamentare ne te cilat mendohet se partia e tij do te fitoje nje pjese te madhe te vendeve dhe ne kete menyre do te jete ne gjendje te influencoje emerimin e nje qeverie te re. Gjingjiq po perpiqet shume te shmange mbajtjen e zgjedhjeve te parakoheshme duke pasur frike se mund te humbase pushtetin.


Por edhe nese Gjingjiq shmang zgjedhjet, ai mund te tradhetohet nga anetaret e pakenaqur te Partise Demokratike te Serbise, dhe te koalicionit qeveritar DOS, te cilet mund te bashkohen me Koshtunicen dhe te kerkojne mbajtjen e zgjedhjeve te parakoheshme. Shume njerez ne rradhet e DOS dihet se jane te pakenaqur me monopolin ne rritje te Gjingjiq ndaj pushtetit dhe mendojne se ata mund te kene me teper influence ne nje qeveri te Koshtunices, sepse partite te cilat tani mbeshtesin presidentin Jugosllav nuk kane eksperiencen dhe ekspertizen e duhur politike.


Anetaret e DOS, Nebojsha Coviq, Dragoljub Micunoviq dhe Miodrag Isakov, drejtues te Alternatives Demokratike, Qendres Demokratike dhe Reformisteve te Vojvodines, tashme jane larguar nga koalicioni dhe po mbeshtesin Koshtunicen ne garen presidenciale.


Nje mosmarreveshje e papritur eshte shkaktuar edhe ndermjet Labus dhe Gjingjiq pas raundit te pare te zgjedhjeve presidenciale. Labus ka thene per te perditeshmen Blic me 3 Tetor se deputetet e Koshtunices duhet te rimarrin vendet e tyre ne parlament dhe se duhet te thirreshin zgjedhje te parakoheshme parlamentare - pikerisht ato gjera te cilat Gjingjiq nuk ka dashur te degjoje. "Gjeja me e keqe per Serbine eshte te mos kete nje president te zgjedhur," ka thene ai. "Ne duhet ta shmangim nje gje te tille, pavaresisht nga fakti se kush fiton".


Vezhguesit dyshojne se Labus e kupton se ai nuk mund te fitoje ndaj Koshtunices dhe se mund te jete duke menduar per ndonje aleance te ardheshme me te. Nje hap i tille do ti pelqente edhe Koshutnices, sepse ai nuk ka ne ekipin e tij ekspertizen e nevojeshme ne fushen ekonomike. Ka pasur edhe zera sipas te cilave Labus mund ti ofrohet drejtimi i qeverise se ardheshme e cila do te jete besnike e Koshtunices.


Nga ana e tij, drejtuesi Jugosllav ka zbutur ndjeshem tonet e deklarimeve te tij kunder rivalit presidencial. Dy dite pas zhvillimit te raundit te pare, ai ka thene se Serbia "ka nevoje" per njerez si Labus. Sic ka thene Ognjen Pribiceviq, nje analist politik, "Ky afrim eshte nje shenj e qarte se dicka ka ndryshuar. Nuk mund te perjashtohet fakti qe Labus mund te behet kryeminister i Serbise".


Ne vend qe te sulmojne njeri tjetrin, sic kane bere ne raundin e pare, Koshtunica dhe Labus tani po perpiqen te bindin zgjedhesit te marrin pjese ne votim ne raundin e dyte. Qendrimi i tyre bie ne kundershtim te dukshem me ate te Gjingjiq, i cili, pavaresisht se nuk ka kerkuar haptazi bojkotimin e zgjedhjeve, ka thene se "nuk do te ishte nje gje aq e tmerrshme" nese zgjedhjet do te ishin te pavlefshme.


Aleati i tij, Vladan Batiq, minister i drejtesise dhe kryetar i Partise Kristian Demokrate te Serbise, ka folur me haptazi. Ne nje interviste me Blic te Premten e kaluar, ai u ka bere thirrje zgjedhesve te mos marrin pjese ne votim.


Ndersa nje rezultat i tille do ti shkonte per shtat Gjingjiq, eshte veshtire te imagjinohet se si ai mund te shtyje zgjedhjet parlamentare edhe per me teper kohe.


Zeljko Cvijanoviq eshte redaktor i revistes se Beogradit Blic News.