Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Akuzat për Dubrovnikun Shqetësojnë Malazezët

Shumë Malazez janë shqetësuar nga planet për të dënuar arkitektët e rrethimit të Dubrovnikut
By IWPR

Që prej publikimit më herët këtë muaj që disa njerëz janë akuzuar për krime të kryera gjatë rrethimit të Dubrovnikut, shumë Malazez kanë bërë gjumë të shqetësuar.


Gjykata e Hagës nuk ka publikuar emrat e të akuzuarve por ka thënë se akuzat janë të lidhura me sulmet e Ushtrisë Popullore Jugosllave, JNA, ndaj qytetit dhe rrethinave të tij dhjetë vjet më parë.


"Disa njerëz janë akuzuar për shkelje të rënda të Konventave të Gjenevës dhe për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës," thuhej në deklaratën e Hagës.


Forcat e përbashkëta federale dhe Malazeze kanë nisur sulmin e tyre ndaj Dubrovnikut, perla më e njohur e arkitekturës në bregdetin e Adriatikut, në Tetor të vitit 1991.


Banorë të rajonit Konavle në Kroaci kujtojnëse si ushtarët Malazez dhe paraushtarakët kanë marrë pjesë me entusiazëm në bombardimet pa diskriminim të Dubrovnikut, duke djegur fshatra dhe duke vrarë e msakruar njerëz.


Barbaria e tyre ka qenë aq e madhe saqë edhe media shtetërore Serbe ka qenë e tronditur. E përditëshmja e Beogradit, Politika, ka folur për 'barbarinë e Malazezve rreth Dubrovnikut' në Dhjetor të vitit 1991.


Pas rrethimit që ka zgjatur për tre muaj, ushtarët janë kthyer të ngarkuar me trofe lufte: proshuta të tymosura dhe bagëti; pije dhe parfume të grabitura nga dyqanet e shumta të shitjes pa taksë; punime artistike të vjedhura nga shtëpitë dhe galeritë e arteve.


Korrespondentët Malazez të luftës kanë parë me sytë e tyre kasaphanën e kryer gjatë fushatës për të "çliruar" Dubrovnikun dhe për ta vënë pikën më tërheqëse të turizmit në Adriatik nën kontrollin e përbashkët të Serbëve dhe Malazezëve.


Pjesa më e madhe e popullsisë kanë qendruar të pafuqishëm gjatë kësaj kasaphane. Për sa i përket përgjegjësive morale, vetëm pak njerëz të cilët kanë kundërshtuar në mënyrë aktive mund të kenë koshiencën të pastër tani që fajtorët e krimeve po vendosen para përgjegjësisë.


Akuzat e gjykatës përfshijnë akuza për vrasje dhe shkatërrim të monumenteve historike dhe fshatrave. Fusha e këtyre akuzave do të përfshijë patjetër një numër të madh të atyre njerëzve të përfshirë në këto veprime.


Një ekip i hetuesve të Hagës ka vizituar Malin e Zi në Nëntor të vitit të kaluar, duke pyetur një numër dëshmitarësh dhe ish luftëtarësh.


Klint Uilliamson, drejtues i ekipit të Hagës, ka thënë për revistën e pavarur javore Monitor se hetimi është marrë kryesisht me zbulimin e njerëzve të cilët kanë qenë përgjegjës direkt ushtarakisht.


Ai gjithashtu ka thënë se drejtuesit e Beogradit dhe Podgoricës të cilët kanë organizuar fushatën do të hetohen më vonë.


Në kohën e këtij rrethimi, Momir Bulatoviq ka qenë president i Malit të Zi; kryetari i tanishëm i shtetit ka qenë kryeministër, dhe Branko Kostiq anëtar i presidencës Jugosllave.


Bulatoviq, si krye komandant i forcave të mbrojtjes territoriale të Malit të Zi, ka përgjegjësi direkte për dhënien e urdhërit për fillimin e sulmeve ndaj qytetit. Urdhëri i tij është komentuar gjerësisht në gazetat Malazeze dhe Kroate.


Urdhëri, i cili mobilizoi këmbsorinë si edhe njësitë speciale të policisë, ka shënuar hyrjen zyrtare të Malit të Zi në lufë me Kroacinë.


Bulatoviq, i cili kishte ardhur në pushtet me ndihmën e presidentit Jugosllav Slobodan Millosheviq, ka thënë disa herë, gjatë periudhës kur mbrojtësi i tij ka qenë në pushtet, se ai do të habitej shumë nëse përfshihej në listën e të akuzuarve nga Haga.


Gjatë gjithë kohës së sulmeve ndaj Dubrovnikut, Milo Gjukanoviq ka qenë bashkëpunëtor i afërt dhe koleg i ngushtë në parti me Bulatoviqin.


Gjukanoviq ka thënë së fundi për Radion Dojçe Vele se për sa i përket sulmit ai e ka ndërgjegjen të pastër. Pasi i ka kërkuar falje Kroacisë në vitin 1999 për krimet e kryera ndaj Dubrovnikut, ai ka thënë gjithashtu se nëse rast se thirreth nga gjykata do të shkojë me dëshirë në Hagë.


Branko Kostiq - i cili tani jeton në Podgoricë në pension - ka qenë krye komandant i JNA-së. Pjestarë të tjerë të forcave të armatosura të cilët mund të përfshihen në listën e të akuzuarve nga Haga janë Gjenerali Pavle Strugar, i cili ka ndihmuar në koordinimin e aktiviteteve ushtarake në terren, dhe Admiralët Miodrag Jokiq dhe Milan Zec, të cilët kanë drejtuar bombardimin nga deti të Dubrovnikut.


Të tjerë të cilët mund të kenë humbur gjumin e natës këto kohë janë ish ministri i mbrojtjes Veljko Kadijeviq dhe ish shefi i shtabit të JNA-së në atë kohë,Blagoje Axhiq.


Ndërsa akuzat e mbyllura kanë shkaktuar shqetësim të madh për këta dhe ndoshta edhe të tjerë, disa Malazez do të përshëndesin patjetër veprimin e gjykatës me një ndjenjë lehtësimi.


At Branko Zbutega, një prift nga Kotori, thotë: "Ekstradimi i të dyshuarve si kriminelë lufte do të jetë shërues për shoqërinë dhe do të shkarkojë Malazezët nga përgjegjësia kolektive".


Milka Tadiq Mijoviq është një bashkëpunëtore e rregullt e IWPR-së.