AKTORET NE SKENEN POLITIKE

IWPR ben nje profil te aktoreve kryesore ne skenen politike Maqedonase ne prag te zgjedhjeve.

AKTORET NE SKENEN POLITIKE

IWPR ben nje profil te aktoreve kryesore ne skenen politike Maqedonase ne prag te zgjedhjeve.

Friday, 13 September, 2002

Sistemi demokratik i cili eshte zhvilluar ne Maqedoni gjate ketyre dhjete vjeteve te fundit ose me teper eshte dominuar nga partite politike te centralizuara, te gjitha te karakterizuara nga nje nivel i ulet i demokracise se brendeshme dhe nga mungesa e sistemeve te kontrollit dhe balances.


Ne krye te ketyre piramidave te partive te cilat jane shume te ngjashme me kohet e komunizmit qendrojne kryetaret e partive, te cilet kane nje pushtet te madh politik dhe financiar.


Per kete aresye, zgjedhjet ne Maqedoni kane marre gjithnje pamjen e konflikteve te personalizuara ndermjet drejtuesve te partive dhe bashkepunetoreve te tyre me te ngushte.


Ne rradhet e Maqedonasve etnik, nje konflikt i ashper ka ekzistuar gjithnje ndermjet dy drejtuesve te rinj ne moshe te dy partive kryesore kundershtare: ne krahun e majte, kryetari i Bashkimit Social Demokrat te Maqedonise, SDSM, Branko Crvenkovski, dhe ne krahun e djathte, kryetari i Organizates se Brendeshme Revolucionare Maqedonase - Partia Demokratike per Unitetin Kombetar te Maqedonise, VMRO-DPMNE, Ljupco Georgievski.


Crvenkovski, 40 vjec, eshte nje inxhinier elektrik me profesion i cili ka drejtuar SDSM qe prej vitit 1991 kur partia ka pranuar nje platforme social demokrate dhe ka hedhur pertej te kaluaren e saj komuniste.


Kryeminister i vendit nga Shtatori 1992 deri ne zgjedhjet e kaluara parlamentare ne Nentor 1998, kur VMRO-DPMNE mundi SDSM dhe krijoi nje qeveri, ai ka qene kryeministri me i ri ne Europe ne vitin 1992, ne moshen 29 vjecare.


Crvenkovski i perket atij brezi politikanesh te cilet kane ndihmuar ne krijimin e nje Maqedonie te pavarur dhe sovrane, duke shmangur gjakderdhjen e shkaktuar nga Sllobodan Millosheviq ne pjese te tjera te ish Jugosllavise.


Ata te cilet e njohin kryetarin e SDSM thone se ai eshte nje njeri shume inteligjent i cili ka mesuar "sekretet" e politikes se larte nga kujdestari i tij, ish presidenti dhe themeluesi i SDSM Kiro Gligorov. Ai konsiderohet si nje pragmatist dhe jo ideolog.


Pas nje atentati te deshtuar ndaj Gligorov ne Tetor te vitit 1995, Crvenkovski filloi spastrimin e reformatoreve. Dhe gjate nje periudhe te shkurter kohore, pushteti i vertete u transferua nga ministrite e qeverise ne duart e zyrtareve te SDSM dhe partnereve te tyre ne koalicion, Partise per Prosperitet Demokratik te Shqiptareve te MAqedonise, PPD, te interesuar kryesisht per te pasuruar vetveten. Te gjithe ata te cilet kane kundershtuar kete proces ose jane larguar ose detyruar te japin doreheqjen.


Qeveria e Crvenkovskit eshte rrezuar ne vitin 1998, kryesisht sepse votuesit jane zhgenjyer nga dhimbjet e tranzicionit ekonomik dhe politik dhe sepse ata kane konsideruar gjithnje e me teper autoritetet si te korruptuara dhe te lidhura me kriminelet. Te perballur me nje renie te ndjeshme te standarteve te jeteses, elektorati e denoi SDSM duke votuar per VMRO-DPMNE deri ne ate kohe ne opozite.


Per ironi, Crvenkovski e ka konsideruar ceshtjen e krimit dhe korrupsionit ne qeverine e tanishme si temen kryesore te programit te tij elektoral. "Kjo qeveri jo vetem qe nuk e lufton krimin por e mbron ate," ka thene ai. "Maqedonia nuk mund te jete e lumtur nese 200 apo 300 vete pasurohen ndersa 2,300,000 te tjere mbeten te varfer. Nje shteti i ndertuar mbi kete baze nuk ka perspective dhe te ardhme".


Kundershtari i tij me i forte, i cili eshte vetem kater vjet me i ri ne moshe, eshte Ljupco Georgievski, 36 vjec. Ky profesor i letersise krahasuese eshte marre vetem me politike gjate gjithe jetes se tij. Ai ka qene kryetar i VMRO-DPMNE qe prej themelimit te saj ne Prill 1991.


Ne vitin 1991, kur ishte vetem 25 vjec, ai u be zvendes president i Maqedonise nen Gligorovin. Tete muaj me vone ai ka dhene doreheqjen. Ne nje biografi te tij ai thote se "ka qene teper i pakenaqur me ritmin e reformave nga komunizmi ne demokraci". Ai me pas ka kaluar tete vjet te veshtire ne opozite.


Georgievski u zgjodh kryetar i partise se tij jo vetem sepse ishte nje nacionalist i ri dhe romantic, por edhe sepse politikanet me te vjeter dhe me me eksperience ne VMRO-DPMNE menduan se do te mund ta manipulonion lehtesisht ate.


Por Georgievski ka provuar se ka qene nje kocke e forte dhe nje politikan i cili meson shpejt. Disa fraksione te brendeshme te partise, disa prej te cilave edhe me ndihmen e policise sekrete, jane perpjekur te rrezojne por pa sukses. Pas fitores se partise se tij ne zgjedhje ne vitin 1998, Georgievski u be kryeminister.


VMRO-DPMNE fitoi zgjedhjet pasi ndryshoi shume qendrimin e saj ne krahasim me pozicionin nacionalist te linjes se ashper te fundit te viteve 1990. Deri ne ate kohe, fjalori dhe platforma e partise kishte qene e dominuar nga retorika nacionaliste, anti-Shqiptare, e perzier me nje doze te forte anti komunizmi dhe nje dyshim te madh per Serbine fqinje dhe komunitetin nderkombetar.


Por VMRO-DPMNE dhe Georgievski e ulen shume retoriken e tyre dhe filluan te promovonin bashkejetesen me komunitetin Shqiptar. Ne vitin 1997 dhe 1998, Georgievski ran en influencen e Vasil Tupurkovskit, kryetar i Alternatives Demokratike, AD, e cila me pas do te ishte edhe forca levizese ne qeverine e Georgievskit, dhe Arben Xhaferit, drejtuesit me te perkrahur nga Shqiptaret, i cili drejton Partine Demokratike te Shqiptareve.


Nen influencen e tyre, Georgievski e zbuti qendrimin e tij nacionalist dhe keshtu u be me i pranueshem jo vetem per komunitetin nderkombetar por edhe per shume votues Maqedonas te cilet e sollen ate ne pushtet ne vitin 1998.


Georgievski eshte drejtuesi i padiskutueshem karizmatik i VMRO-DPMNE. Ne politike, ai duket se drejtohet kryesisht nga instinktet, ne krahasim me dijet dhe zgjuarsine. Ai eshte autor i dy romaneve dhe nje libri me poezi i cili eshte shume erotik. Poemat e tij jane botuar gjeresisht ne shtypin lokal.


Qendrimi i tij i pergjitheshem ka qene nje disavantazh ne situaten komplekse te sigurise dhe politike e cila ka shperthyer ne vitin 1999 me krizen e Kosoves dhe me pas me konfliktin e armatosur ne Maqedoni ne vitin 2001.


I gjendur nen presion nga gjendja ekonomike e keqe dhe gjendja e rende e sigurise dhe ajo politike dhe duke qene koshient per pergjegjesite e tij ne kete situate, Georgievski iu kthye qendrimeve te tij te vjetra, duke folur per "komplote te huaja", "lojera te medha diplomatike" ne Ballkan, "armiq te brendeshem" ne rradhet e gazetareve dhe te njerezve te opozites, e te tjera si keto.


Edhe nese ai humbet ne zgjedhje, pozicioni i tij si kryetar i partise duket i sigurte, pavaresisht faktit se opozita thote qe kater vjet ne pushtet e kane bere ate nje "prej njerezve me te pasur ne Ballkan".


Strategjia elektorale e Georgievskit eshte e thjeshte: ai po perpiqet te beje te pamundur nje koalicion pas zgjedhor te SDSM me Bashkimin Demokratik per Integrim te Shqiptareve, BDI, duke e akuzuar Crvenkovskin se po pergatitet te krijoje nje koalicion me "nje terrorist" - duke iu referuar keshtu kryetarit te BDI, ish perfaqesuesit politik te Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK, Ali Ahmeti.


Ne kete menyre, Georgievski shpreson qe PDSH e Arben Xhaferit do te jete i vetmi partner i mundeshem Shqiptar per qeverine e re te SDSM-se.


Nese PDSH e Xhaferit hyn ne qeveri, Georgievski do ta kete me te lehte ne opozite, sepse korrupsioni i tanishem dhe shkalla e larte e kriminalitetit ne kete qeveri tani perfaqesohen nga VMRO-DPMNE dhe PDSH, pra Georgievski dhe Xhaferi. Per te mbrojtur veten e tij ne qeveri, ky i fundit do te jete i detyruar te mbroje vete Georgievskin.


Nga ana tjeter, pas vitesh dominimi nga karizmatiku Xhaferi, kampi i Shqiptareve etnik eshte ne levizje dhe ndryshim. Kriza e vitit te kaluar ka nxjerre ne krye njerez te rinj, duke filluar nga Ali Ahmetin.


"E ardhmja e Maqedonise qendron ne funksionimin e demokracise dhe zhvillimin e besimit ndermjet komuniteteve, jo tek dhuna," ka thene Ahmeti per IWPR ne muajin Prill. Vetem nje vit me pare, ne malet rreth Tetoves, ai ka drejtuar nje force guerrilase te Shqiptareve. Shumica e Maqedonasve etnik e kane konsideruar ate si drejtuesin e terroristeve. Sot, ai e konsideron veten si nje social democrat dhe drejtues i nje partie politike e cila mbeshtet pajtimin ndermjet Maqedonasve dhe Shqiptareve.


Ata te cilet e njohin Ahmetin e pershkruajne ate si gjakftohte dhe te qete. Kur ai flet, ai leviz pak dhe ka nje pamje tolerante. Ai eshte i ndergjegjeshem per mungesen e eksperiences politike por te njohurit e tij thone se ai i ka mesuar shpejt "sekretet e politikes".


Ahmeti ka lindur 43 vjet me pare ne Kicevo, ne Maqedonine perendimore. Ai nuk flet Maqedonisht. Per 20 vjet ka punuar ne Zvicer dhe ka kaluar shume kohe ne Kosove. Ne vitet 1980, ish qeveria Jugosllave e ka akuzuar per irredentizem Shqiptar dhe aktivitete nacionaliste. Ne ate kohe, ai ka qene ne rradhet e grupeve te shumta Marksist-Leniniste qe vepronin ne Kosove.


Ne fund te viteve 1990 nen emrin e luftes Komandant Abazi, ai ka qene nje nder krijuesit dhe organizuesit e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK. Ne vitin 2001, ai eshte bere drejtuesi politik i UCK-se, nje formacioni luftarak i cili nisi nje konflikt te armatosur ne Maqedoni, i cili pothuajse e zhyti vendin ne nje lufte civile.


Per shkak te aktiviteteve te tij te mepareshme ne UCK, Ahmeti eshte ne listen e zeze te Presidentit George Bush te individeve te dyshuar per perfshirje ne terrorizem.


Qe prej nenshkrimit te marreveshjes se Ohrit me 13 Gusht te vitit te kaluar, e cila permiresoi statusin dhe te drejtat e Shqiptareve ne Maqedoni, Ahmeti ka mbeshtetur totalisht mnarreveshjen dhe eshte bere nje nder mbrojtesit me te flakte te saj.


Pasi nuk ka arritur te bashkoje te gjitha fraksionet e Shqiptareve ne gjirin e Keshillit Koordinues te Shqiptareve, Ahmeti krijoi partine e tij politike, BDI, e cila ka kerkuar kryesisht zbatimin e plote te Marreveshjes se Ohrit.


Anketimet e opinionit publik tregojne se BDI do te jete fituesja e padiskutueshme ne rradhet e Shqiptareve etnik ne keto zgjedhje. Ahmeti ka thene se ai do te marre pjese ne cfaredo qeveri por do te preferonte te punonte me Social Demokratet e Crvenkovskit. "Une jam nje Social Demokrat," ka thene ai per gazetaret pasi ka reformuar UCK-ne vjeshten e kaluar.


Perballe Ahmetit ne kampin e Shqiptareve eshte Arben Xhaferi, 54 vjec. Nje ish shef kabineti ne Kosoven e drejtuar nga komunistet ne vitet 1980, Xhaferi e ka ndertuar karrieren dhe profilin e tij politik ne Kosove, duke punuar ngushtesisht me ish drejtuesen e Partise Komuniste ne province Kaqusha Jashari.


Perpara se te aktivizohej ne politike, ai ka punuar si kreyredaktor i TV te Prishtines. Ai nuk eshte arrestuar apo ndaluar asnje here nga policia Jugosllave per politiken e tij ne mbeshtetje te irredentizmit Shqiptar ne Kosove ne vitet 1980.


Ai ka ardhur ne Maqedoni ne fillim te viteve 1990, pas shperberjes se Jugosllavise, duke u anetaresuar ne te vetmen parti te Shqiptareve ne Maqedoni ne ate kohe, Partia per Prosperitet Demokratik, PDP.


Xhaferi, ne koalicion me te riun dhe ambiciozin Menduh Thaci (i cili me pas do te behet zevendes kryetar i PDSH dhe krahu i djathte i Xhaferit) filloi te organizoje nje fraksion ne PPD i cili kundershtonte qendrimin e moderuar te partise ne ate kohe, e cila ishte ne pushtet.


Shansi i Xhaferit per te ndare PPD dhe fillimin e partise se tij erdhi ne momentin e krizes ne lidhje me Universitetin e Tetoves. Xhaferi mbeshteti idene e krijimit te universitetit ne gjuhen Shqipe - te cilin qeveria nuk pranoi ta njihte - duke sulmuar PPD, ne ate kohe te drejtuar nga Abdulrahman Aliti, se nuk kundershtonte perpjekjet e Maqedonasve per te mbyllur ate.


Pasi u shkeput nga PPD dhe krijoi PDSH ne vitin 1994, Xhaferi morri nje qendrim me radikal se sa partia e tij e mepareshme. Ne nje kohe te shkurter, ai fitoi nje popullaritet shume te madh ne rradhet e Shqiptareve ne Maqedoni dhe ne Ballkan dhe vizitohej nga te derguarit nga Kosova, Shqiperia dhe diaspora Shqiptare.


Ne vendosjen e autoritetit te tij, Xhaferi eshte ndihmuar shume nga semundja e tij misterioze. Per shkak te saj - ndoshta nje forme e rralle e semundjes se Parkinson - levizjet e tij jane te ngadalta dhe te planifikuara dhe zeri i tij i bute dhe me ton te ulet, duke i dhene atij nje pamje qe buron nje zgjuarsi prej te mocmi.


"Une kam probleme serioze me shendetin por e di se si ta bej shendetin tim te keq pjese te personalitetit tim dhe te jetoj me te," ka thene ai per nje reviste ne Shkurt 2000.


Ne zgjedhjet e vitit 1998, PDSH fitoi me pak vota sesa PPD por Xhaferi e pranoi oferten e Georgievskit per tu future ne koalicionin e ri.


Qe prej asaj kohe, PDSH eshte akuzuar vazhdimisht per korrupsion, ne menyre te ngjashme me PPD ne te kaluaren. Kjo - se bashku me deshtimin e qeverise per te promovuar kauzen e te drejtave njerezore te Shqiptareve - ka qene aresyeja per daljen ne skene te UCK-se.


Iso Rusi, botues dhe redaktor i Lobi, nje e perjaveshme Shqiptare ne Shkup, thote se Xhaferi i ka thene se ai "kishte pranuar ligjet e politikes: politika eshte e piset dhe duhet te behet ne ate menyre! Nese je ne pushtet kjo te sjell nje fluks parash, dhe nese nuk e merr ti, atehere do ta marre dikush tjeter".


"Keto jane parimet e zbatuara ne praktike nga Xhaferi si nje politikan ne ndryshim nga Xhaferi si intelektual dhe drejtues i opozites," ka thene Rusi.


Xhaferi i ka hedhur poshte keto akuza si pjese e nje "tendence per te demtuar imazhin e Shqiptareve dhe per ti paraqitur ata si mafia".


Perballe popullaritetit te madh te BDI, ne fillim te fushates elektorale, Xhaferi ka shtuar radikalizimin e PDSH-se, duke thene haptazi se Marreveshja e Ohrit nuk perben limitin e kerkesave te Shqiptareve ne Maqedoni.


Sipas njoftimeve ne mediat ne gjuhen Shqipe, zevendes kryetari i tij, Thaci, ka kerkuar publikisht bashkimin e te gjithe "territoreve Shqiptare" ne Europe ne nje shtet.


Familja e Xhaferit ka jetuar per shume vjet ne Norvegji. Ne disa qarqe ne Kosove, ekzistojne zera se ai po nderton nje shtepi te madhe ne Prishtine. Keto zera kane shkaktuar disa hamendje se presioni i semundjes mund ta detyroje ate te terhiqet nga politika.


Support our journalists