Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Administrata E Re E UCK-se

Ndersa OKB po rekruton staf per te qeverisur Kosoven, UCK ka emeruar administratat e saj lokale ne te gjithe provincen.
By Laura Rozen

Per dy muaj gjate veres se kaluar, perpara se te binte ne duart e Serbeve, Malishevo ka qene krenaria e Shqiptareve te Kosoves - nje oaz i kontrolluar krejtesisht nga Ushtria Clirimtare e Kosoves. Tani ajo eshte perseri nen kontrollin e UCK-se dhe duket se nje administrate civile po hedh renje cdo dite e me teper.


Si qendra me e forte e UCK-se, Malishevo ka sherbyer si nje eksperiment per ate qe do te ishte jeta e lire nga Serbet: ushtaret e UCK-se ngriten nje postobllok ne hyrjen jugore te qytetit; vendosen nje tabele ku shkruhej “Territor i Cliruar i Kosoves”; nxorren policine civile me uniforma te UCK-se per te drejtuar trafikun ne qender te qytetit; dhe organizuan konferenca per shtyp.


Ndersa forcat Serbe qellonin fshatrat jo shume te largeta te Drenices dhe pjese te tjera te provinces, femijet ne Malishevo laheshin ne nje pishine prane xhamise se qytetit, duke shijuar pak normalitet ne periudhen e veres.


Sot, e gjithe Kosova po jeton realitetin per te cilin UCK-ja enderroi ne Malishevo veren e kaluar; qe ata me ne fund do te ishin te lire te drejtonin territorin e tyre; te vinin shenjat e tyre; te benin ligje; te patrullonin rruget; dhe te ngrinin pikat e tyre te kontrollit. Apo pothuajse keto. Mbetet nje hije - nje rezolute e Keshillit te Sigurimit te OKB e cila cakton Misionin e Perkoheshem te OKB ne Kosove (UNMIK) si te vetmen qeveri te ligjeshme ne province.


Qeveria e perkoheshme e drejtuar nga UCK-ja, e kryesuar nga 31 vjecari Hashim Thaci, shpreson se rezoluta e Keshillit te Sigurimit te OKB eshte thjesht e shkruajtur por qe nuk zbatohet. Dhe duke pasur parasysh ngadalsine e dislokimit te UNMIK ne te gjithe provincen, shume pak mund te ndryshojne kete bindje te qeverise.


Ndersa UNMIK po rekruton rreth 2,000 persona te huaj per te administruar Kosoven (si edhe rreth 3,000 police nderkombetar), qeveria e perkoheshme e Thacit ka emeruar administrata lokale per te gjitha 28 bashkite e provinces. Guvernatori i emeruar nga UCK ne Malishevo eshte Gani Krasniqi.


Nje ekonomist mesoburre i cili me pare ka punuar ne qeverine lokale te drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK), ka kaluar disa kohe i burgosur politik, dhe veren e kaluar u bashkua me UCK, Krasniqi po shfaqet si nje punonjes publik i zoti dhe i vendosur. Ai vlereson se rreth 60,000 njerez, dhe 45 fshatra, jane ne zonen e tij te autoritetit - nje nga me te demtuarit gjate nje vit e gjysem konflikti.


Krasniqi punon ne nje ndertese te administrates publike, mbi te cilen valevitet flamuri kuq e zi Shqiptar. Banoret vendas vertiten rreth shkalleve te nderteses, duke kerkuar ndihme nga Krasniqi dhe stafi i tij per te zgjidhur problemet e tyre te shumta: familjare dhe miq te humbur; puse uji i te cileve eshte ndotur; prona te shkaterruara; para borxh; ndonje pune te mundeshme.


Meqenese askush tjeter nuk po i ndihmon, banoret vendas duket se e konsiderojne Krasniqin si njeriu qe do tu sjelle uje dhe energji elektrike, do tu gjeje njerezit e humbur, dhe do te dije se si te vazhdoje jetet e tyre te thyera. Ai sherben si nje lehtesues i problemeve te tyre.


Deri me sot, asnje perfaqesues i UNMIK nuk ka ardhur ne Malishevo per ti thene Krasniqit qe administrata e tij eshte e paligjeshme. Nderkohe, Krasniqi po vazhdon punen e qeverise.


Syte e Krasniqit shkelqejne kur flet per ujin. Ai mund te jete problemi me i madh dhe me urgjent per Malishevon. Ai merr nje dosje nga nje raft e cila permban planet per nje projekt per uje per rajonin.


“Kjo eshte zona me e thate e Kosoves. Qendra e Malishevos nuk ka uje te rrjedhshem,” shpjegon Krasniqi. Perpara luftes, ne kemi pasur nje referendum i cili u aprovua, dhe me pas mblodhem para nga banoret lokale per te ndertuar nje ujesjelles per Malishevon dhe tete fshatra rreth qytetit, me nje kapacitet prej gjashte litra ne sekonde.”


Krasniqi pershkruan detajet me te imta te projektit: burimin e ujit, tubat, koston. Ai shfaqet si nje punonjes civil i durueshem, i vendosur, i orientuar mire dhe i dobishem.


Sergio Vieira de Mello, diplomati Brazilian i cili ka qene per pak kohe administrator i perkoheshem i OKB per Kosoven, ka thene ne nje konference per shtyp javen e kaluar ne New York se vazhduesi i tij Bernard Kouchner do te jete i gatshem te bashkepunoje me autoritetet civile te vendosura nga UCK si Krasniqi, nese ata “kryejne funksionet e tyre ne menyre demokratike dhe gjithe perfshirese”. Ne se jo, paralajmeroi ai, ata do te largohen nga KFOR.


Nga ana e tij, Krasniqi thote se eshte i hapur te punoje se bashku me perfaqesues te partive te tjera politike. Nuk ka Serbe ne kete zone me te cilet Shqiptaret mund te ndajne pushtetin.


“Une kam dy shpjegime se perse une duhet te jem presidenti lokal per momentin. Se pari, une kam qene me pare ne qeverine lokale, pra kam eksperience. Se dyti une jam zgjedhur me perpara si deputet ne qeverisjen lokale, pra gezoj respektin e popullit qe me perpara.”


Krasniqi thote se OKB nuk duhet te kete frike nga UCK.


“UCK eshte krenaria jone,” thote Krasniqi. “Serbet kishin gjithecka: arme, teknologji te sofistikuar, komunikacion. Ushtria, policia dhe paraushtaraket Serbe kishin shume me teper arme se ne. Ata e trajtonin Kosoven si nje koloni. Askush nuk mund te pranonte kete gjendje. Por UCK ishte i pari grup qe u tha Serbeve “Jo” dhe “Mjaft me”.


Megjithese e papranuar nga komuniteti nderkombetar, fuqia e UCK-se ndjehet ne qytetet dhe fshatrat e Kosoves.


Jashte nderteses se administrates publike ku Krasniqi punon per realizimin e planeve per ujesjellesin e Malishevos, qendron Adem Bajrami. Ai thote se eshte nga fshati Bubavec, ku vetem nje shtepi ka shpetuar pa u shkaterruar nga 151 qe ka pasur ai fshat. Por ai ka ardhur ne qendren rajonale ne Malishevo per te njoftuar mungesen e disa miqve te tij.


Vitin e kaluar, ndersa familja e tij u largua per ne pyje per ti shpetuar forcave Serbe, Bajrami, 40 vjecar, ishte njeri nder 14 Shqiptaret e Kosoves te arrestuar dhe akuzuar si anetar te UCK-se. Ai ka kaluar pese muaj ne burg, dhe akoma nuk mundet te gjeje gjashte nga shoket e tij.


“Une po pres ketu per ndihme nga qeveria. Une besoj ne qeverine provizore,” thote Bajrami, nje mesues dhe baba i gjashte femijeve. “Une i besoj Thacit.”


Analistet thone se vendosja e qeverive lokale nga Thaci dhe udheheqja me e larte e UCK-se eshte pjese e nje strategjie per te shnderruar imazhin popullor te UCK-se te pas luftes ne nje pushtet te ardheshem politik. Me fjale te tjera, qeverite lokale te vendosura nga UCK do te ndihmojne ne zgjedhjet e ardheshme per te “fituar votat”.


Ne nje interviste ne Prishtine te Henen, Thaci tha se ai se shpejti do te shpallte krijimin e nje partie te re politike, qe do te perfaqesonte “interesat e UCK-se”.


Laura Rozen ka shkruajtur mbi Ballkanin qe prej vitit 1996.