SHQIPERI: PIKPYETJE MBI ARRESTIMET E 'TERRORISTEVE' TE DYSHUAR
Ndalimi i disa militanteve te dyshuar Shqiptare po konsiderohet si nje perpjekje per te kenaqur Shkupin dhe Washingtonin.
SHQIPERI: PIKPYETJE MBI ARRESTIMET E 'TERRORISTEVE' TE DYSHUAR
Ndalimi i disa militanteve te dyshuar Shqiptare po konsiderohet si nje perpjekje per te kenaqur Shkupin dhe Washingtonin.
Shqiperia eshte akuzuar se ka shkelur procedurat e saj ligjore ne nje perpjekje per te kenaqur Maqedonine dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Eshte mesuar se sistemi Shqiptar i drejtesise mund te mos kete nje baze te shendoshe ligjore per ndalimin e Gafurr Adilit dhe bashkeudhetarit te tij Taip Mustafaj - te dy ne listen e zeze te perpiluar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes si te dyshuar per perfshirje ne terrorizem - te cilet jane arrestuar nga policia Shqiptare me 1 Korrik prane kufirit me Maqedonine.
Ata jane akuzuar per "inkurajim te urrejtjes etnike, kombetare dhe raciale", por autoritetet ne fakt kane pranuar se ata nuk kane ne dore shume prova.
Me 11 Korrik, ministri i mbrojtjes te Maqedonise, Vlado Buckovski ka vleresuar ndalimin e Adilit - i akuzuar per lidhje me Armaten Kombetare Shqiptare, AKSH - duke shtuar se ne Shkup ishin leshuar dy urdher arresti ndaj tij me akuza per ekstremizem dhe planifikim te veprimeve armiqesore.
Megjithate, ai nuk mund te ekstradohet sepse Shkupi ende nuk ka leshuar nje mandat arresti nderkombetar per te.
Analiste dhe politikane tani po ngrene pikpyetje ne lidhje me ligjshmerine e arrestimeve, duke thene se ato jane motivuar nga deshira per te kenaqur Shkupin dhe Washingtonin - akuza te cilat jane kundershtuar nga sistemi i drejtesise ne Shqiperi.
Aleksander Cipa, nje analist i gazetes se perditeshme Koha Jone ne Tirane, ka thene per IWPR se "Eshte e qarte qe arrestimi eshte nje perpjekje e qeverise se Tiranes per te fituar pike me SHBA, per shkak se Adili nuk ka kryer asnjehere ndonje veprim militant apo te paligjshem ne Shqiperi".
Arber Xhaferri, drejtuesi i Partise Demokratike te Shqiptareve ne Maqedoni, i ka pershkruar arrestimet, dhe zhurmen e madhe te bere ne media per to, si "me teper per nje show". Ai gjithashtu ka kritikuar autoritetet te cilat jane perpjekur te paraqesin Adilin si nje "Bin Laden Shqiptar".
"Shqiperia nuk kishte nevoje te kenaqte Maqedonasit dhe Amerikanet duke arrestuar Adilin, sepse nuk kishte nje urdher arresti nderkombetar per te," ka thene Xhaferi per IWPR.
Bashkimi Europian ka insistuar se Shqiperia duhet te tregoje nje bashkepunim me te madh me vendet fqinje nese ajo deshiron te permbushe synimin e saj per anetaresim brenda vitit 2010 - dhe arrestimi i Adilit ne vecanti po shihet si nje veprim simbolik per te kenaqur SHBA.
Presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu ka thene se eshte "normale qe qeveria te ndermarre masa ndaj ketyre dy personave, sepse ata figurojne ne listen Amerikane [te te dyshuarve per perfshirje ne terrorizem]".
Megjithate, analistet thone se autoritetet ne Maqedoni dhe Kosove, ku jetojne shume prej personave te cilet figurojne ne listen e zeze te SHBA, ende nuk e kane perdorur ekzistencen e kesaj liste per te arrestuar ndonje prej tyre.
Ministria e brendeshme e Maqedonise ka ngritur dy akuza ndaj Adilit gjate viteve te fundit, nje per ekstremizem ne vitin 2000, dhe nje tjeter Gushtin e kaluar per veprimtari armiqesore te paspecifikuar.
Zedhenesja e ministrise se brendeshme Mirjana Kontevska ka thene per IWPR se nese ai shpallet fajtor, i dyshuari mund te denohet me me teper se dhjete vjet burgim per akuzen e dyte.
Por ndersa Shkupi ende nuk ka leshuar ndonje urdher arresti nderkombetar ndaj tij, duket pak si e veshtire qe ai te perballet me keto akuza.
Nderkohe, ne Tirane, autoritetet duket se jane ne veshtiresi per te krijuar nje akuze serioze ndaj tij. Etleva Londo, nga Zyra e Prokurorit te Pergjitheshem te Shqiperise, ka pranuar per IWPR se per momentin, prokuroria nuk ka provat e mjaftueshme per te mbeshtetur ndonje akuze ndaj tij per nxitje te urrejtjes etnike. "Ne jemi ende duke hetuar lidhjet e tij te mundeshme me AKSH, prova e vetme qe kemi ndaj Adilit deri me tani eshte se ai ka perdorur nje pasaporte te fallsifikuar," ka thene ajo.
AKSH, e cila ka si qellim te sajin krijimin e nje Shqiperie te Madhe, ka dale ne skene gjate konfliktit ne Maqedoni dhe qe prej asaj kohe ka marre persiper pergjegjesine per disa veprime te paligjeshme ne Serbine Jugore, Kosove dhe Maqedoni.
Alma Lama eshte nje bashkepunetore e rregullt e IWPR, ndersa Jeta Xharra eshte Drejtuese e Projektit te IWPR ne Kosove.