Varroset Partia E Tudjman

Koalicioni social-demokrat ka shkaterruar partine e presidentit te fundit ne zgjedhjet parlamentare, duke siguruar nje mandat te paster dhe nje koalicion te forte ne gjendje qe te zbatoje reforma te gjera.

Varroset Partia E Tudjman

Koalicioni social-demokrat ka shkaterruar partine e presidentit te fundit ne zgjedhjet parlamentare, duke siguruar nje mandat te paster dhe nje koalicion te forte ne gjendje qe te zbatoje reforma te gjera.

Friday, 7 January, 2000

Vetem tre jave pas vdekjes se Presidentit Kroat Franjo Tudjman, Partia e tij Demokratike Kroate (HDZ) eshte varrosur ne zgjedhjet parlamentare te mbajtura me 3 Janar.


Nje koalicion i opozites i cili bashkon Partine Social Demokrate (SDP) dhe Partine Social-Liberale Kroate (HSLS) ka mundur HDZ ne nente nga dhjete zonat elektorale. Se bashku me parti te tjera, te cilat kane krijuar nje aleance te njohur si "te gjashtet", opozita ka fituar dy te tretat e vendeve ne parlament.


Askush ne kampin e opozites nuk kishte guxuar te shpresonte per nje fitore me keto permasa dhe asnje anketim i opinionit publik nuk kishte dhene keto rezultate. Pjesemarrja ne zgjedhje ka qene vecanerisht e larte, duke arritur ne shifrat mbi 75 perqind - nje perqindje qe nuk ishte arritur me qe ne zgjedhjet e para shumepartiake ne 1990.


Permasat e humbjes kane shkaktuar nje shok te vertete ne rradhet e HDZ. Me nje arrogance te pashembullt partia kishte marre persiper te gjitha vlerat per krijimin e shtetit te pavarur te Kroacise dhe per mbrojtjen e vendit ne vitin 1991. Duke vene nen kontroll median, HDZ ka ekzagjeruar keto mite dhe ka manipuluar opinionin publik.


Por e verteta ka qene krejt ndryshe. Pushteti politik dhe ekonomik ne Kroaci eshte shperndare nder rreth 200 familje te elites, me ne krye klanin e Tudjman. Tani vendi eshte varferuar, prodhimi ekonomik eshte sa gjysma e atij te vitit 1990 dhe borxhi i jashtem eshte rritur ne 9.6 miliard dollare.


Politika provokuese e Tudjman ne Bosnje-Herzegovine, refuzimi i tij kokefort per te bashkepunuar me gjykaten e krimeve te Hages dhe nacionalizmi i tij i ashper e kane cuar Kroacine ne nje izolim te forte nderkombetar. Votuesit Kroate i kane shprehur te gjitha keto shqetesime ne kutite e votimit, duke hedhur poshte tezen frikesuese te HDZ qe vendi pa kete parti do te kthehet ne komunizem. Ne fakt HDZ numeron ne rradhet e saj rreth 60,000 ish komuniste, me teper se te gjitha partite e tjera te marra se bashku.


Kryeministri i ri Ivica Racan i SDP dhe partneri i tij ne koalicion Drazen Budica i HSLS ka thene se do te duhet shume kohe per te vleresuar te gjitha problemet qe kane trasheguar nga administrata e mepareshme. Por ata kane shpallur tashme shkurtime te medha te shpenzimeve publike perfshire ketu edhe nje pakesim te rrogave te ministrave, dhenien fund te ekstravagances tipike per periudhen e Tudjman, shkurtime ne buxhetet e policise dhe te mbrojtjes, dhenien fund te financimeve per Herzeg-Bosnjen. Per me teper koalicioni ka premtuar nje rishikim te te gjitha kompanive ish shteterore te marra dhe kontrolluara nga perkrahesit e HDZ.


Pa investime te huaja qeveria do ta kete te veshtire te pakesoje shkallen e larte prej 20 perqind te papunesise ne Kroaci. Per kete aresye qeveria e koalicionit ka shpallur nje politike me bashkepunuese ndaj komunitetit nderkombetar, perfshire edhe respektimin me te madh te standarteve demokratike te Perendimit.


Pasi ka fituar 40 perqind te votave, koalicioni i SDP dhe HSLS mund te krijonin qeverine edhe vete. Kater partite e tjera te opozites kane fituar se bashku vetem 15 perqind. Por ne baze te marreveshjeve te arritura me partite e tjera, do te krijohet nje qeveri koalicioni ndermjet gjashte partive, perfshire edhe Partine e Fshatareve te Kroacise, Partine Popullore te Kroacise, Partine Liberale, dhe Asamblene Demokratike te Istrias.


Koalicioni qeveritar i perbere prej gjashte partish do te kete nje shumice prej dy te tretash ne parlament, duke mundesuar edhe ndryshime kushtetuese te rendesishme. Opozita ka premtuar, gjate fushates elektorale, se do te pakesoje fuqite e medha qe gezon presidenti.


Ndersa Tudjman ishte gjalle opozita kishte kerkuar nje deklarim publik nga ana e tij se ai do te pranonte rezultatet e zgjedhjeve dhe kishte propozuar nje ligj special per te siguruar nje dorezim paqesor te pushtetit. Asnje nga keto kerkesa nuk eshte permbushur.


Kroacia tani gjendet ne nje gjendje te pazakonte. Nuk ka kryetar shteti, parlamenti eshte i shperndare dhe qeveria eshte ne prag te largimit. Por duket se askush nuk frikesohet per nje reagim te dhunshem nga ana e HDZ. Pa Tudjmanin, dhe duke fituar vetem 24 perqind te votave, eshte shume e veshtire qe HDZ te ndermarre ndonje grusht shteti aventuror. Aleati i natyrshem i HDZ, Partia Kroate e te Drejtave e ekstremit te djathte, fitoi vetem pese vende ne parlament.


Kroacia tani gjendet perpara zgjedhjeve presidenciale, te planifikuara per me 24 Janar. Pas nje sere mosmarreveshjesh te brendeshme, kandidati i HDZ do te jete Mate Granic, ish minister i jashtem per nje kohe te gjate nen Tudjmanin. Megjithese ai eshte per momentin figura politike me popullore e HDZ, ai ka pesuar nje humbje te rende ne zonen e tij elektorale, duke marre vetem 21 perqind te votave. Racan, i cili do te jete kryeministri i ri, morri 51 perqind te votave ne zonen e tij.


Shanset e Granic per tu zgjedhur president tashme jane teper te pakta pavaresisht rezultateve te mira te tij ne anketimet publike te kryera perpara zgjedhjeve parlamentare. Partneri i Racan, Budisa, tani duket te jete favoriti kryesor pper te zevendesuar Tudjmanin ne postin e presidentit.


Ne rast se Budisa fiton zgjedhjet presidenciale, do te pasoje epoka e ndryshimeve te medha dhe e shkaterrimit te trashegimise se Tudjman. Ky nuk do te jete nje proces i lehte. Por kur u njoftuan rezultatet e zgjedhjeve te 3 Janarit, Kroacia morri fryme e lehtesuar.


Dragutin Hedl eshte nje bashkepunetor i IWPR ne Zagreb


Frontline Updates
Support local journalists