Vdekja E Jugo

Kragujevac eshte vendi ku ka lindur eksporti me i njohur i ish Jugosllavise, Yugo. Tanime kjo makine ka vdekur dhe qyteti duket te jete ne grahmat e fundit te jetes.

Vdekja E Jugo

Kragujevac eshte vendi ku ka lindur eksporti me i njohur i ish Jugosllavise, Yugo. Tanime kjo makine ka vdekur dhe qyteti duket te jete ne grahmat e fundit te jetes.

Thursday, 10 November, 2005

Te apasionuarit pas makinave nuk do te derdhin ndonje lot per Yugo, dikur eksporti me i njohur i ish-Jugosllavise ndersa tani viktime e keqadministrimit ekonomik prej disa vitesh, sanksioneve nderkombetare dhe bombardimeve te NATO-s. Megjithate, shkaterrimi i saj ka pasoja te renda per Kragujevac, vendin ku ka lindur Yugo, dhe ne vecanti, per mijera punetore te cilet e prodhonin ate.


Megjithese Yugo ka qene ne qender te shume shakarave ne industrine e makinave, ajo, megjithate, u jepte shumices se banoreve te Kragujevac te cilet jane rreth 200,000 mundesine per nje jete te mire. Jeta ne qytetin e Serbise qendrore ka qene e lidhur me kompleksin gjigand Zastava, uzinen e prodhimit te makinave dhe ate te perpunimit te metaleve dhe industrine e prodhimit te armatimit.


Me shperthimin e luftes ne vitin 1991 dhe shperberjen e Jugosllavise, Zastava humbi jo vetem tregjet e saj ne ish republikat Jugosllave, por edhe tregjet jashte vendit, si pasoje e sanksioneve ekonomike nderkombetare, vjeterimit te teknologjise, dhe renien e cilesise se prodhimit.


Ndersa prodhimi ra nga rreth 200,000 makina ne vit ne 1989 ne 14,000 ne 1998 - vetem 7 perqind i kapacitetit - Zastava gradualisht u detyrua te dergoje me leje te detyruar shumicen e punetoreve te saj. Goditja perfundimtare erdhi gjate neteve te 9 dhe 11 Prillit te ketij viti kur raketat e NATO-s e shnderruan uzinen ne nje grumbull germadhash. Si pasoje, 36,000 punetoret e mbetur te Zastava humben mundesine e jeteses se tyre.


E krijuar fillimisht ne vitin 1853, ajo qe sot njihet me emrin Zastava u be arsenali mbreteror Serb para Luftes se Pare Boterore. Tradita e prodhimit te armatimit - e cila ka vazhduar deri ne bombardimin e NATO-s - u zgjerua duke perfshire edhe prodhimin e makinave gjate kohes se Titos.


Ne momentin e saj me te mire ne vitet 1980, prodhimi me i njohur i Zastava, Yugo, eksportohej ne 72 vende ne te gjithe boten. Dhe kompania Italiane IVECO bleu 46 perqind te aksioneve te uzines se prodhimit te kamioneve te Zastava.


Pervec Yugos dhe kamioneve te IVECO, Zastava ishte furnizuesi kryesor i Ushtrise Popullore Jugosllave (JNA) dhe nje eksportues i sukseseshem i armeve. Ky kapacitet prodhues i armeve e shnderroi ate ne nje objektiv te raketave te NATO-s.


Bombardimet e NATO-s kane prekur jo vetem 36,000 punetoret e Zastava, por edhe 64,000 familjaret e tyre.


Kryqi i Kuq lokal thekson se kushtet per 24,000 pensionistet e qytetit jane po aq te renda se sa per 14,000 refugjatet Serb te cilet kane mberritur kohet e fundit nga Kosova, pjesa me e madhe e te cileve jane duke qendruar me miq dhe familjare te tyre. Per me teper, se bashku me rreth 5,000 refugjatet Serbe te ardhur nga lufterat ne Kroaci dhe Bosnje, tashme refugjatet perbejne pothuajse 10 perqind te popullsise se qytetit.


K.S, 44 vjec, eshte nje punetore nga fabrika Namenska e armeve, i cili tani eshte me leje te detyruar. Perpara fillimit te lufterave qe do te conin ne shkaterrimin e Jugosllavise, paga e saj mujore ka qene 1,500 Marka Gjermane. Sot ajo merr rreth 25 Marka Gjermane ne muaj te ndara ne dy pagesa. Dy vajzat e saj 25 dhe 19 vjecare, jane ne mes te me teper se 20,000 te papuneve te regjistruar ne qytet.


Meqenese S.K eshte me leje te detyruar, ajo nuk perfshihet ne statistikat e te papuneve, megjithese vendi i saj i punes nuk ekziston me. Ajo dhe vajzat e saj tani kane vetem sa per te ngrene. Ato hane patate per dreke, nje ushqim tipik, dhe kane ngrene mish per here te fundit nje muaj me pare. Ato thone se nuk mund te blene me veze.


Ashtu si shume fqinj te saj, K.S ka nje llogari te hapur ne nje dyqan ushqimesh aty prane. Ajo “ble” ushqime duke firmosur ne nje bllok, dhe paguan me vone, duke u mbeshtetur ne te ardhurat jo te rregullta prej 5 Marka ne dite, te cilat ai i fiton duke punuar si shofer taksie.


Ndoshta si rezultat i problemeve te tij sociale, Kragujevac konsiderohet si nje fortese e opozites dhe eshte nje nga vetem dy qytetet e udhehequra nga koalicioni Zajedno ne Serbi.


Nje sindikate e pavarur i ka bere thirrje punetoreve per te nenshkruar nje peticion ku te kerkohet doreheqja e Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic dhe me teper se 20,000 firma jane mbledhur ne dy jave.


Kragujevac ka qene edhe skena e dy nga mitingjeve me te medha ne Serbi deri me tani: ai i Aleances per Ndryshim me 15 Korrik dhe ai i Levizjes per Riperteritje Serbe te Vuk Draskovic me 17 Korrik. Qe prej 19 Korrik, takime proteste jane mbajtur pothuajse cdo dite me nje pjesemarrje prej rreth 2,000 vetesh.


K.S ka marre pjese ne disa mitingje dhe shpreson per ndryshim, por ka me teper probleme praktike per te zgjidhur. “Une mendoj vetem se si do te ngrohemi kete dimer.”


Uzina e prodhimit te energjise elektrike, nga e cila varen banoret e Kragujevac, ka furnizuar edhe kompleksin e Zastava. Si rezultat, ajo eshte goditur dhe demtuar rende gjate fushates se bombardimeve. Nje meter kub dru zjarri kushton 50 Marka Gjermane.


Shume punetore te Zastava vijne nga fshatrat perreth qytetit dhe kane akoma fermat e tyre atje. Gjate dekades se fundit ndersa paga e tyre binte, ata filluan te prodhonin vete ushqimet, duke qendruar ne vendet e tyre te punes ne fabrika vetem per te ruajtur perfitimet sociale, te sigurimeve shoqerore dhe atyre mjeksore.


Brenda kompleksit Zastava, ndertesat jane demtuar se tepermi. Disa mure nuk jane demtuar, por pjesa e brendeshme eshte mbushur me copa llamarinash te cilat kane qene perdorur per cati. Ndertesa te tjera - nga te cilat tashme punetoret kane filluar te mbledhin pjeset e rrenojave - paraqesin nje skenar te zbrazet dhe qe duket si te mbinatyrshem.


Grumbuj te medha mbeturinash shihen ne te gjithe uzinen. Nje krater me diameter rreth 30 metra pikerisht perpara qendres administrative te uzines provon fuqine e vetem nje rakete. Qendra kompjuterike e Zastava aty prane eshte shkaterruar krejtesisht.


Slobodan Miloshevic (nuk ka lidhje me Presidentin e Serbise), kryeinxhinier i uzines se prodhimit te energjise elektrike, i tregon vizitoreve disa boilere gjigand, te prere dhe shpuar nga predhat. Disa mund te riparohen, shpjegon ai, ne menyre qe te prodhohet energji elektrike e mjaftueshme me rindertimin. “Ne i kemi njerezit dhe dijet per ta bere kete. Por nuk kemi para.”


Qeveria Serbe ka premtuar 60 milion Marka Gjermane per te rindertuar Zastavan gjate pese muajve te ardheshem. Sipas drejtuesve te fabrikes, kjo shume perben vetem 5 perqind te 1.2 miliard Markave Gjermane deme materiale te shkaktuara nga bombardimet e NATO-s.


Grupi G17 i ekonomisteve te pavarur thote se rreth 1.8 miliard Marka Gjermane dem i eshte shkaktuar fabrikes, dhe thekson se pervec 36,000 punetoreve te Zastava te mbetur pa pune, rreth 70,000 punetore te tjere te rreth 300 firmave te tjera furnizuese te cilat kane prodhuar pjese kembimi per makinat Zastava, po perballen me veshtiresi.


Zastava kerkon te perfitoje nga 6 milion Marka Gjermane te premtuara nga Bashkimi Europian per Kragujevac, si pjese e programit “Energji per Demokraci”, i cili synon te ndihmoje bashkite e udhehequra nga opozita. Ajo gjithashtu shpreson te terheqe ndonje partner te huaj.


Perpara luftes, kompania kishte nenshkruar nje leter mirekuptimi me prodhuesin e makinave Franceze Peugeot ne nje perpjekje per te ringritur prodhimin e makinave. Kushtet e kesaj marreveshjeje nuk jane bere te ditura.


Edhe ne se Zastava do te mund te gjeje nje partner te huaj te gatshem te pranoje kapriciot e Serbise se pas-luftes, probleme te tjera edhe me te mprehta duhen perballuar. E vetmja linje prodhimi e cila eshte ne funksionim eshte ajo e lyerjes. Prane saj, ne nje linje tjeter prodhimi qendrojne disa makina Zastava 128 gjysem te shkaterruara.


Per te levizur keto makina, duhet te funksionoje prodhimi i energjise elektrike per te cilen kerkohen rreth 200 milion Marka Gjermane investim. Zastavat 128 qendrojne te palevizeshme, per shkak te mungeses se energjise elektrike, dhe ne pamundesi te prodhimit te energjise, per shkak te mungeses se parave.


Jadranka Slatina eshte nje pseudonim per nje gazetare nga Beogradi.


Frontline Updates
Support local journalists