MAQEDONI: ISH LUFTETARET BEHEN MINISTRA

Ish luftetaret Shqiptare marrin kabinete ministrore pavaresisht zemerimit te nacionalisteve Maqedonas.

MAQEDONI: ISH LUFTETARET BEHEN MINISTRA

Ish luftetaret Shqiptare marrin kabinete ministrore pavaresisht zemerimit te nacionalisteve Maqedonas.

Tuesday, 29 October, 2002

Qeveria e re ne Maqedoni do te ndermarre hapin e paprecedent te perfshirjes se ish luftetareve Shqiptare te perfshire ne kryengritjen e vitit te kaluar, e cila e coi vendin ne prag te nje lufte civile.


Ky zhvillim pason zgjedhjet e 15 Shtatorit ne te cilat Social Demokratet e moderuar, te SDSM, jane bere partia me e madhe Maqedonase ne parlament dhe kane vendosur te bashkojne forcat me partine me te madhe Shqiptare, Bashkimin Demokratik per Integrim, BDI.


BDI ka dale nga Ushtria Clirimtare Kombetare, UCK, e cila nisi nje konflikt te armatosur ndaj forcave qeveritare ne Shkurt 2001 per te kerkuar permiresimin e te drejtave civile per Shqiptaret.


Konflikti perfundoi gjashte muaj me vone me marreveshjen e arritur me ndermjetesimin nderkombetar ne Oher, e cila premtoi te drejta te permiresuara ne shkembim te dorezimit te armeve nga UCK. Pas shpalljes se nje amnistie per luftetaret te bere me heret kete vit, ata kane krijuar BDI dhe kane hyre ne politiken e mirefillte ne vend. Ata kane fituar 16 nga 120 vende ne parlament ne zgjedhjet e Shtatorit.


Branko Cervenkovski, kryeministri i caktuar dhe drejtues i SDSM, i ka ofruar BDI kater poste ministrore - ate te arsimit, drejtesise, shendetesise dhe transportit - dhe nje zevendes minister. Social Demokratet insistojne se asnje prej komandanteve te perfshire direkt ne luftimet e vitit te kaluar nuk do te perfshihet ne qeveri. Parlamenti do te votoje per qeverine e re me 31 Tetor.


Krijimi i ketij koalicioni ka zemeruar nacionalistet Maqedonas, vecanerisht VMRO e cila eshte rrezuar nga pushteti pas zgjedhjeve. "Kjo eshte e turpshme," ka thene zedhenesi i partise Vlatko Gorcev. "Kjo perberje e qeverise perben nje kapitullim ushtarak, ligjor dhe shpirteror te Maqedonise".


Nje pjese e opinionit Shqiptar ka shprehur gjithashtu skepticizem. Lirim Dullovi, zevendes kryeredaktor i gazetes se rendesishme Shqiptare Fakti ka komentuar: "Ne duhet te presim dhe te shohim nese BDI do te jete nje faktor i rendesishem apo do te anashkalohet si partite e tjera Shqiptare ne qeverite e mepareshme".


Por pjesa me e madhe e Maqedonasve dhe Shqiptareve te moderuar mendojne se kjo marreveshje perben nje progres te vertete. "Ne duhet te pranojme realitetin sepse perndryshe mund te humbasim ne te shkuaren," ka thene Saso Colakovski, redaktor i vjeter i se perditeshmes Utrinski Vesnik per IWPR. "Kjo qeveri eshte disi e diskutueshme por ajo perfaqeson nje kompromis ndermjet blloqeve Maqedonase dhe Shqiptare".


Aleanca e re eshte pagezuar tashme me emrin qeveria e "Pushkeve dhe Trendafilave" - nje reference ndaj se kaluares luftarake te BDI dhe logos se SDSM e cila permban nje trendafil te kuq.


Nje pjese e shtypit Maqedonas ka qene vecanerisht kunder perfshirjes ne qeveri te rexhep Sulejmanit ne postin e ministrit te shendetesise dhe Musa Xhaferit ne ate te zevendes kryeministrit. I pari ka drejtuar spitalin e improvizuar te luftetareve Shqiptare ne zonen e Kumanoves gjate konfliktit dhe i dyti nuk flet fare Maqedonisht dhe eshte nje qytetar i Republikes se Shqiperise.


Pervec Shqiptareve, pjesa tjeter e 14 ministrave te qeverise eshte ndare ndermjet SDSM dhe partnerit tjeter te tyre Partise Liberal Demokratike, LDP. SDSM ka marre postet e ministrit te brendeshem, te jashtem dhe te mbrojtjes, ndersa LDP ate te financave, te punes dhe bujqesise.


Surpriza me e madhe ka qene vendimi i Crvenkovskit per te emeruar nje Vllah etnik, Hari Kostov, nje bankier ne postin e ministrit te brendeshem. Analistet thone se kjo zgjedhje eshte bere per shkak te planeve qe ekzistojne per hapjen e hetimeve rreth ish qeverise nacionaliste te Ljupcko Gjeorgjevskit. Kostov ka qene nje nder te paktet i cili i ka mbetur besnik Crvenkovski pasi SDSM humbi pushtetin ne vitin 1998. Ai eshte goditur shpesh nga administrata e kaluar me ane gjobash dhe rritje taksash, dhe eshte perplasur ashper ne disa raste edhe publikisht.


Diplomatet thone se Kostov ka perpara nje detyre te veshtire sepse ministria e brendeshme ka nevoje per nje reformim rrenjesor. "Ministria duhet te ristrukturohet ne perputhje me standartet e pranuara Europiane. Kostov do te duhet te nise nga puna me reformimin e policise, duke shkrire njesine paraushtarake te 'Luaneve' dhe me zgjidhjen e ceshtjeve delikate te kufinjve," ka thene nje i derguar.


Nen drejtimin e ish ministrit te brendeshem te linjes se ashper, Ljube Boshkovski, policia eshte transformuar ne nje krah paraushtarak te VMRO dhe eshte kritikuar ashper nga komuniteti nderkombetar si jo profesioniste dhe nje kercenim per stabilitetin.


Crvenkovski ka thene se fundi se "rivendosja e paqes dhe stabilitetit dhe rimekembja e ekonomise do te jete prioriteti kryesor per qeverine e re". Ai gjithashtu ka premtuar te luftoje korrupsionin; te promovoje integrimin Euro-Atlantik dhe zbatimin e plote te reformave te premtuara ne kuadrin e marreveshjes se paqes se Ohrit.


Katerina Blazevska, redaktore e vjeter e se perditeshmes Dnevnik ka thene per revisten e pavarur Forum se: "Une shpresoj qe ministrat te mos perfundojne si burokrat. Ata duhet te punojne shume per ta cuar politiken dhe ekonomine e Maqedonise perpara drejt shekullit te 21".


Ana Petruseva eshte gazetare e revistes Forum ne Shkup.


Macedonia, Albania
Frontline Updates
Support local journalists