Shtyhet Gjyqi i Milloshevic

Gjykatësit i kanë dhënë tre muaj kohë ish presidentit serb të përgatisë mbrojtjen pasi kanë kundërshtuar kërkesën e tij për një ndërprerje prej dy vjetësh.

Shtyhet Gjyqi i Milloshevic

Gjykatësit i kanë dhënë tre muaj kohë ish presidentit serb të përgatisë mbrojtjen pasi kanë kundërshtuar kërkesën e tij për një ndërprerje prej dy vjetësh.

Saturday, 30 April, 2005

Gjykatësit kanë vendosur këtë javë që gjyqi ndaj Milloshevic do të ndërpritet vetëm për tre muaj duke i dhënë kështu kohë të pandehurit të përgatisë mbrojtjen e tij.


Vendimi i 17 shtatorit do të thotë që gjyqi ndaj ish presidentit serb në gjykatën e Hagës do të ndërpritet ndoshta nga muaji janar deri në prill të vitit 2004.


Kjo periudhë kohe është mjaft më e shkurtër se sa dy vjet që kishte kërkuar Milloshevic për të përgatitur mbrojtjen e tij. Ai ka thënë se meqënëse po mbron veten, ai do të kishte nevojë për një kohë të gjatë për të përgatitur mbrojtjen pasi prokurorët të përfundojnë paraqitjen e akuzave ndaj tij ne muajin dhjetor.


Ai gjithashtu ka kërkuar edhe lirimin e tij për periudhën dy vjecare – duke premtuar se do të kthehej përsëri në gjykatë nëse i jepej liria me kusht.


Por prokurorët kanë thënë se kjo kohë nuk ishte e nevojëshme, sepse megjithëse Milloshevic nuk ka një avokat të akredituar në gjykatë, ai ka një ekip avokatësh mbrojtës në Hagë dhe Beograd të cilët përgatisin materialet e nevojëshme për mbrojtjen e tij.


Ndërprerja tre mujore e vendosur nga gjykatësit do të shkaktojë vonesa të tjera në një rast i cili edhe pa këtë vonesë duket se do të zgjasë rreth gjashtë vjet, duke shtuar kritikat sipas të cilave ky proces po zgjat shumë.


Megjithatë, gjykatësit kanë pasur parasysh një cështje më të rëndësishme kur kanë dhënë vendimin për ndërprerjen e procesit. Ata po përpiqen që ky proces, më i rëndësishmi i kryer nga gjykata e Hagës, të zhvillohet në mënyrë sa më të ndershme. Nëse ata kanë sukses, atëherë më në fund do të vendoset drejtësia.


Chris Stephen është drejtuesi i projektit të IWPR për gjykatën.


Frontline Updates
Support local journalists