RUMANI: FUQIZOHEN LIDHJET E VJETRA ME RUSINE
Bukureshti synon ti jape me teper frymemarrje marredhenieve diplomatike dhe ekonomike me ate qe dikur ka qene partneri me i madh tregtar.
RUMANI: FUQIZOHEN LIDHJET E VJETRA ME RUSINE
Bukureshti synon ti jape me teper frymemarrje marredhenieve diplomatike dhe ekonomike me ate qe dikur ka qene partneri me i madh tregtar.
"Kur teshtin Rusia, ftohet Rumania," eshte nje thenie e vjeter e cila hedh shume drite mbi historine e gjate te mosmarreveshjeve dhe grindjeve ndermjet ish superfuqise Sovietike dhe ish satelitit te saj.
Por pasi dy shtetet kane perfunduar javen e kaluar projektin e nje traktati miqesie, tanime ka filluar te ndjehet nje klime e re ne marredheniet ndermjet dy ish aleateve komuniste.
Ministri i jashtem i Rusise, Igor Ivanov, ka sigluar dokumentin se bashku me kolegun e tij Rumun Mircea Geoana me 5 Maj. Traktati, ne baze te te cilet te dyja shtetet njohin sovranitetin dhe kufinjte e secilit, do te nenshkruhet zyrtarisht ne muajin Korrik ne Moske.
Zyrtaret Rumune e kane pershendetur kete moment si nje pike kthese ne marredheniet dy paleshe, pas asaj qe ata e kane quajtur nje "dekade e komplikuar".
"Viti 2003 do te kujtohet si viti kur Rumania dhe Rusia i kane dhene nje shtytje te re marredhenieve dy paleshe, duke mbyllur nje kapitull emocional dhe duke nisur nje partneritet te bazuar ne politike, ekonomie dhe kulture," ka thene kryeministri Rumun Adrian Nastase.
Marredheniet jane keqesuar pas rrezimit te komunizmit ne Europen Lindore ne vitin 1989. Duke perfituar nga liria e tyre e re per te diskutuar historine, shume Rumune kane fajesuar haptazi Mosken per vendosjen me force te sistemit komunist ne vendin e tyre pas Luftes se Dyte Boterore.
Tensione i ka shtuar edhe vendimi i Moskes per te vendosur nje marreveshje per sigurine me Rumanine ne vitin 1991, pak kohe pas kolapsit te Bashkimit Sovietik.
Ky traktat nuk eshte ratifikuar asnjehere dhe jane dashur me teper se 12 vjet per te pergatitur nje te ri. Bisedimet jane penguar nga kembengulja e Bukureshtit qe Rusia, si shteti pasues i Bashkimit Sovietik, te denoje paktin ndermjet BRSS dhe Gjermanise te vitit 1940, i cili i dha mundesine Stalinit te aneksonte dy provinca te Rumanise.
Pas luftes se viteve 1939-1945, shumica e ish provinces Rumune te Besarabise eshte shnderruar ne republiken Sovietike te Moldavise, ndersa Bukovina i eshte bashkengjitur Ukraines.
Ne vitin 1991, Moldavia shpalli pavaresine nga Bashkimi Sovietik, ndersa Bukovina eshte bere pjese e Ukraines se re te pavarur. Megjithese Rumania post komuniste nuk ka kerkuar asnjehere kthimin e territoreve dikur te saj, ajo i ka kerkuar vazhdimisht Moskes te denonconte marreveshjen e vjeter.
Pasi ka kundershtuar fillimisht, Rusia ka pranuar me kusht qe Rumania gjithashtu te denonte vendimin e saj per te luftuar perkrah Gjermanise kunder Bashkimit Sovietik gjate Luftes se Dyte Boterore, perpara se te ndryshonte pozicion pak kohe perpara fitores se Aleateve.
Nje tjeter mosmarreveshje, ka pasur te beje me nje sasi ari te Rumanise e cila eshte derguar ne Rusine Cariste mbi 80 vjet me pare gjate Luftes se Pare Boterore. Ari, se bashku me shume sende te vyera dhe thesari te artit, jane derguar ne Rusi per ti shpetuar nga forcat pushtuese Gjermane.
Ky thesar, i cili sipas Bukureshtit vlen te pakten 3 miliard dollare Amerikan, nuk eshte rikthyer asnjehere. Te dy vendet tani kane rene dakort te krijojne nje komision te perbashket per te studiuar kete ceshtje dhe arkivat ne Rusi. "Kjo ceshtje duhet te zgjidhet nga ekspertet dhe nepermjet diplomacies, e jo me emocione," ka thene ministri i jashtem i Rusise, Igor Ivanov.
Ivanov ka premtuar gjithashtu te mbeshtese kandidaturen e Rumanise per nje vend jo te perhereshem ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se.
Pavaresisht njoftimeve optimiste te zyrtareve, disa vezhgues Rumune jane skeptik mbi vleren e kesaj marreveshjeje. "Perfundimi i dokumentit pas vitesh marredhenie te ftohta me Rusine eshte thjesht nje festim diplomatic." Ka thene analisti politik Zoe Petre.
"Rumania eshte pothuajse nje anetare e botes se zgjeruar perendimore tani. Ajo nuk ka asnje aresye te kete frike nga ekspansionizmi i Moskes i cili kurre me nuk do te mund te kete ate influence aq te madhe qe ka pasur dikur".
Petre ka thene se testi per domethenien e traktatit do te jete perfitimi ekonomik, sepse nje vend aq i madh si Rusia mbetet nje treg i rendesishem. Bukureshti eshte i interesaur te forcoje marredheniet ekonomike me Mosken per te ringritur edhe nje here ate qe dikur ka qene nje marredhenie jetike tregtare perpara rrezimit te komunizmit ne vitin 1989.
Shkembimet ekonomike ne vitet e fundit kane arritur nje shifer te ulet prej vetem 1 miliard dollare Amerikan ne vit, kryesisht nga importet e energjise per ne Rumani, e cila mbetet e varur shume nga gazi dhe nafta Ruse.
Kryeministri Rumun ka shpallur kohet e fundit plane per te krijuar nje grup per promovimin e bashkepunimit ekonomik me Mosken, per te shtuar nivelin e tanishem te tregtise. Deri ne fund te vitit pritet te krijohet edhe nje kompani e perbashket per transportin e gazit direkt nga Rusia, duke eleminuar ne kete menyre ndermjetesit perendimore dhe duke ulur koston.
Marian Chiriac eshte nje gazetar i pavarur ne Bukuresht.