BOSNJE: REFORMA DO TE SJELLE DREJTESI DHE VENDE PUNE

Zyrtari me i larte nderkombetar ne Bosnje diskuton sfidat me te cilat perballet vendi ne vitet e ardheshme.

BOSNJE: REFORMA DO TE SJELLE DREJTESI DHE VENDE PUNE

Zyrtari me i larte nderkombetar ne Bosnje diskuton sfidat me te cilat perballet vendi ne vitet e ardheshme.

Me fillimin e detyres sime si Perfaqesues i Larte per Bosnje Herzegovinen, eshte mese e qarte qe ne kete vend duhet te kryhen disa reforma dhe duhet te caktohen disa prioritete te cilat do te bejne qe ai te arrije synimet e tij.

Parardhesi im i nderuar Wolfgang Petric ka lene pas nje baze te mire mbi te cilen ne do te ndertojme dhe une po pres me padurim te bashkepunoj me njerezit e ketij vendi ndersa ata shkojne drejt nje se ardhme me te mire.

Sepse ne synojme te arrijme nje te ardhme me te mire - me teper vende pune, arsim me te mire per femijet dhe te rinjte dhe besim e siguri per cdo qytetar - dhe synimi im eshte i thjeshte. Une synoj te punoj me njerezit per ta vendosur kete vend ne nje rruge pa kthim drejt forcimit te shtetit dhe anetaresimit ne Europe.

Disa ankohen se Bosnje Herzegovina ka ecur shume ngadale dhe eshte e drejte qe ne duhet te ecim me shpejte. Por te ndertosh paqen pas nje lufte nuk eshte nje detyre e lehte. Nese vendi im, Irlanda e Veriut do te kishte arritur kaq shume progres ne 30 vjete sa ka arritur Bosnja ne gjashte vjet, konflikti atje do te ishte zgjidhur shume me shpejt.

Bosnje Herzegovina eshte ne paqe. Refugjatet po rikthehen ne shtepite e tyre ne mase, liria e levizjes eshte rivendosur dhe vendi eshte anetaresuar ne Keshillin e Europes. E kaluara e lavdishme e shoqerise nder etnike po rivendoset. Njerezit ne Bosnje duhet te ndjehen krenare per keto arritje.

Megjithate ne kemi perpara probleme teper te medha. Vitin e ardheshem, borxhi i Bosnjes do te rritet nga 82 milion ne mbi 120 milion euro. Ne te njejten kohe, ndihma e huaj - ndaj se ciles vendi eshte bere shume i varur - do te pakesohet vit pas viti keshtu qe presioni per uljen e shpenzimeve nga qeveria do te jete shume i madh.

Keshtu qe ne nuk kemi rruge tjeter pervec se te shikojme me sy kritik menyren e drejtimit te ketij vendi. Ketu ka 1,200 gjykates dhe prokurore, 760 deputete, 180 ministra, kater nivele te vecanta te qeverise dhe tre ushtri - e gjithe kjo ne nje vend me nje popullsi me te vogel se kater milion banore!

Ka trembedhjete kryeministra - qe do te thote nje per cdo 300,000 banore! Kostoja e mbajtjes se qeverise se Bosnjes eshte nje shume marramendese prej 920 milion euro - dhe kjo nuk perfshin koston e sherbimeve te tilla si shendetesia, arsimi dhe pensionet.

E verteta eshte qe Bosnje Herzegovina shpenzon shume para per politikanet e saj dhe teper pak per popullin.

E njejta gje vlen edhe per mbrojtjen. Me nje perllogaritje proporcionale, Bosnja shpenzon dy here me shume sesa Shtetet e Bashkuara te Amerikes per mbrojtjen dhe kater here me teper sesa mesatarja Europiane. Perse? Ndaj kujt mendojme se po mbrohemi - Serbia apo Kroacia? Sot, keto vende jane perqendruar ne integrimin Europian, dhe jo ne ekspansionin territorial.

E vetmja alternative eshte reforma dhe vendosja e prioriteteve te qarta. Prioritetet e mija jane - drejtesia dhe pastaj vendet e punes, nepermjet reformave.

Drejtesia, per aresye se sundimi i ligjit eshte pika fillestare dhe kerkesa me e rendesishme per nje jete te mire per popullin dhe per progresin ne cdo gje qe bejme. Deshtimi i sistemit te drejtesise ne Bosnje rrezikon te drejtat e njeriut, pengon rimekembjen ekonomike, largon investitoret dhe largon vendin nga synimet e tij.

Fale misionit te OKB-se ne kemi krijuar tani nje trupe policesh te stervitur mire dhe kryesisht te besueshem. Por policia duhet te mbeshtetet ne nje sistem gjyqesor efficient dhe te besueshem.

Bosnja ka dy here me teper gjykates per fryme sesa Gjermania, por nderkohe nje gjykates Gjerman shqyrton kater here me teper raste ne vit sesa nje koleg i tij ne Bosnje.

Une do te ngul kembe ne zbatimin e reformave ne sistemin gjyqesor dhe do te promovoje krijimin e nje sherbimi civil jot e politizuar. Une synoj te krijoj, brenda Zyres se Perfaqesuesit te Larte, nje njesi te reformes ligjore - te perbere kryesisht nga Boshnjake - per te rishikuar legjislacionin dhe reformat e rekomanduara te cilat do ta bejne me te lehte vendosjen e drejtesise dhe krijimin e vendeve te punes per qytetaret e thjeshte.

Une do te shtoj perpjekjet kunder perfituesve te luftes te cilet tani kane filluar te merren me kontrabanden e armeve, karburantit, droges dhe te njerezve. Ka ardhur koha te luftojme ndaj miqve te tyre dhe bashkepunetoreve ne pushtet - ata te cilet kane shfrytezuar pasurine kombetare te Bosnjes dhe Herzegovines per fitimet e tyre personale.

Strategjia ime eshte te perfundoje procesin e krijimit te nje kuadri te plote ligjor ne menyre qe policia, prokuroret dhe gjykatat te kene mjetet ligjore te nevojeshme per te nxjerre perpara drejtesise kriminelet. Une do te krijoj edhe Keshillin Gjyqesor te Larte, i cili eshte pergjegjes per monitorimin e veprimtarise se gjyqtareve dhe prokuroreve, brenda vjeshtes dhe do te krijoje sistemet te cilat kontrollojne qeverine dhe parandalojne abuzimin e pushtetit ne sektorin publik.

Prioriteti im i dyte do te jete krijimi i kushteve te cilat do te zgjerojne punesimin. Sfida me e madhe eshte stimulimi i rritjes ne sektorin e ri privat dhe vecanerisht ate te sektorit te biznesit te vogel, te cilat tashme kane filluar te shtohen dhe po shnderrohen ne motorrin e ekonomise se Bosnjes.

Ne duhet te shkaterrojme burokracine e cila e ben shume te veshtire zhvillimin e biznesit te ndershem dhe detyron shume biznese t'u shmangen pagimit te taksave. Ligje duhet te behen per te ndihmuar ne kreditimin e biznesit te vogel dhe ne zgjerimin e tij, krijimin e nje sistemi te vetem dhe lehtesisht te perdorshem per regjistrimin e ndermarrjeve te reja dhe shtytjen perpara te reformes se pronesise dhe ligjit per pronesine e tokes, ne menyre qe njerezit te mund te investojne dhe te planifikojne me besim tek e ardhmja, vendosjen e procedurave te pershpejtuara per zgjidhjen e mosmarreveshjeve te biznesit.

Ky vend eshte i vendosur ne qender te nje rajoni i cili ka shume potencial per zhvillim. Nese duam te shfrytezojme kete ne duhet te bejme reforma dhe te investojme - dhe investimi me i madh eshte tek rinia.

Meqenese kjo gje nuk eshte bere deri me tani, eksporti me i madh i Bosnje Herzegovines sot eshte rinia e saj - e ardhmja e saj.

Kjo hemorragji e te rinjve dhe njerezve te afte perben ndoshta kercenimin me te madh per te ardhmen e larget te vendit. Ne nuk do te arrijme te pembushim synimet tona nese nuk arrijme me pare te ndalojme kete rrjedhje te rinise.

Kjo gje arrihet duke u dhene te rinjve mundesine e arsimimit dhe trajnimit brenda Bosnjes, ne menyre qe ata te pergatiten per t'u bere te sukseseshem ne te ardhmen, dhe duke krijuar nje ambjent ne te cilin arsimi, talenti dhe puna te sherbejne per te gjetur nje vend pune dhe per te krijuar prosperitet.

Sistemi i tanishem i arsimit ne baze te ndarjeve etnike eshte nje nga pengesat tona me te medha. Une e kam pare efektin teper negativ te nje ndarjeje te tille ne arsim ne Irlanden e Veriut. Une e kam urryer ate gje atje - dhe pa dyshim qe nuk do te me pelqeje kjo gjendje edhe ketu.

Arsimimi nuk eshte nje luks, ai eshte nje e drejte, dhe reformimi i shkolles sone dhe sistemit te universiteteve eshte nje detyre kryesore - dhe jo nje gje ekstra.

Ka nga ata njerez te cilet mendojne se letra e Dejtonit eshte gjitheshka qe mbron identitetin dhe sigurine e tyre. Atyre une u them - Une nuk do te lejoj kurre ndonje ndryshim kushtetues i cili kercenon identitetin apo sigurine e ndonje prej popujve kushtetues te Bosnjes dhe Herzegovines.

Ekziston nje diference e madhe ndermjet nje shoqerie te perzier dhe nje shoqerie te ndare, nje shteti te decentralizuar dhe nje shteti te shperbere. Ata te cilet kundershtojne cdo hap per ndertimin e institucioneve shteterore duket se nuk e kuptojne nje gje te tille. Ata mendojne se ne mund ti pranojme ne Europe si dy, apo, disa edhe thone si tre shtete te vogla te deshtuara brenda nje shteti te deshtuar.

Te mendosh qe status kuoja eshte nje opsion i mire per te ardhmen eshte thjesht nje nonsense dhe ata qe e propozojne kete gje - ne menyre te hapur apo te fshehte - rrezikojne te ardhmen e femijeve tane dhe u paraqesin njerezve te cilet thone se perfaqesojne nje iluzion mizor.

Akoma edhe me ekstreme dhe me larg nga realiteti i ri politik, eshte ideja se enderrat e vjetra dhe destructive te kohes se luftes per nje Kroaci te Madhe dhe nje Serbi te Madhe mund te rimarrin jete.

Kjo nuk ka per te ndodhur. Komuniteti nderkombetar nuk do te lejoje qe kjo te ndodhe.

Zagrebi dhe tani gjithnje e me teper edhe Beogradi e kane bere te qarte se edhe ata nuk deshirojne qe te ndodhe nje gje e tille. Ata e dine se e ardhmja e tyre si pjese e Europes eshte e lidhur me suksesin e Bosnjes dhe stabilitetin e rajonit po aq sa edhe me ate te vendeve te tyre.

Ne kete menyre, ne kemi vetem nje te ardhme te mundeshme - ta bejme Bosnje Herzegovinen te sukseseshme.

Detyra jone nuk eshte te shtypim apo shkaterrojme identitetet etnike. Ajo eshte te ndertojme me durim nje shtet i cili te mbroje, te mbeshtese dhe te vleresoje ato ne te miren e te gjitheve - nje shtet i cili u lejon njerezve te vleresojne identitetin e tyre Boshnjak dhe te te njejten kohe edhe identitetin e tyre etnik.

Por ne fund te fundit, jane njerezit dhe jo kushtetutat te cilat perbejne nje shtet. Dhe jane pikerisht njerezit - te gjithe kombet - e Bosnje Herzegovines te cilet do te percaktojne suksesin apo deshtimin e ketij vendi ne te ardhmen.

Popujt e ndryshem te Bosnjes jane shtyllat te cilat mbajne shtetin dhe i japin force atij. Po te heqesh nje nga ato, e gjithe struktura do te shkaterrohet.

Ne do te arrijme suksesin, ose do te deshtojme se bashku.

Paddy Ashdown eshte Perfaqesuesi i ri i Larte Nderkombetar per Bosnje Herzegovinen.

Frontline Updates
Support local journalists