BEOGRADI DHE PRISHTINA PERGATITEN PER BISEDIME

Perpjekjet e autoriteteve per te zgjidhur mosmarreveshjet e vjetra duket se gezojne edhe mbeshtetjen e popullsise.

BEOGRADI DHE PRISHTINA PERGATITEN PER BISEDIME

Perpjekjet e autoriteteve per te zgjidhur mosmarreveshjet e vjetra duket se gezojne edhe mbeshtetjen e popullsise.

Tuesday, 6 September, 2005

Dialogu i shumepritur ndermjet Beogradit dhe Prishtines nuk do te perfshije asnje diskutim mbi statusin perfundimtar te Kosoves - dicka qe popullsia Shqiptare e konsideron si prioritare.


Bisedimet pritet te nisin kete vere pas nje sere takimesh te anulluara, por zyrtaret deri me tani nuk kane qene te gatshem te vendosin nje date.


Qe prej rrezimit te Sllobodan Millosheviqit ne Tetor te vitit 2000, Beogradi ka nisur rreth dhjete inisiativa per te lehtesuar bisedimet me Shqiptaret e Kosoves, por ata deri pak kohe me pare, kane theksuar se ishte ende heret per dialog.


Ish kryeministri Serb Zoran Gjingjiq kishte inkurajuar nje zgjidhje te shpejte te ceshtjes se Kosoves - por procesi eshte penguar kur ai eshte vrare me 12 Mars te ketij viti.


Bisedimet dy paleshe jane diskutuar perseri perpara Takimit te Bashkimit Europian te mbajtur ne muajin Qershor ne Selanik, ku perfaqesuesit nga komuniteti nderkombetar kane keshilluar te dyja palet se tanime ka ardhur koha per dialog.


Procesi pritet te zgjase disa vjet, dhe Beogradi eshte i vendosur se ceshtja e statusit perfundimtar mund te diskutohet vetem pas arritjes se nje marreveshjeje per te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me marredheniet ndermjet Serbise dhe Kosoves.


Ndersa Prishtina veshtire se mund te jete e kenaqur me faktin se nuk do te diskutohet per te ardhmen e protektoratit, axhenda Serbe eshte ne perputhje me ate te komunitetit nderkombetar, i cili eshte i gatshem te lere per me vone diskutimin e kesaj ceshjeje ne nje faze tjeter te procesit te dialogut.


Por analisti politik Predrag Simiq ka thene per IWPR se eshte ne interesin e Beogradit te nise procesin e dialogut sa me shpejte te jete e mundur, sepse anetaresimi i Serbise ne Bashkimin Europian mund te perfundoje vetem kur te jete zgjidhur perfundimisht ceshtja e Kosoves.


Plani i veprimit te Beogradit - "Deklarata e tij per Kosoven" - do te paraqitet javen e ardheshme, dhe ndersa nuk jane bere te ditura hollesite, analistet thone se pikat kryesore te kesaj strategjie jane te qarta.


Opozita Demokratike e Serbise, DOS, ka arritur nje qendrim te perbashket per disa ceshtje te rendesishme - rikthimi i rreth 200,000 Serbeve te zhvendosur, permiresimi i sigurise per pakicat etnike, zbulimi i fatit te personave te zhdukur nga te dyja palet, dhe ceshtjet praktike si furnizimi me energji elektrike dhe leshimi i dokumentave te identifikimit.


Nje anketim i opinionit publik i kryer nga gazeta e perditeshme e Beogradit Glas Javnosti, me pjesemarrjen e mbi nje mije njerezve ne qytetet me te medha te vendit, ka treguar se me teper se dy te tretat e te anketuarve mbeshtesin inisiativen per dialog.


I njejti anketim ka treguar se shumica e njerezve ne Serbi jane dakort me rendin e temave qe do te shtrohen per diskutim sipas propozimeve te qeverise. Me teper se gjysma kane thene se shqetesimet per sigurine e Serbeve te cilet jetojne ne Kosove duhet te zgjidhen perpara se te mund te nisin bisedimet per statusin perfundimtar te Kosoves.


Duke iu referuar Serbeve te cilet jetojne ende ne Kosove, zevendes kryeministri Nebojsha Coviq, i cili drejton edhe qendren koordinuese te qeverise per Kosove, ka thene per median se "Sapo te kemi njerez te cilet jetojne te sigurte dhe jo ne geto, ne mund te flasim per energjine elektrike, rruget, pensionet, pagat dhe ceshtje te tjera".


Ai ka thene se tre vjetet e ardheshme do te jene nje periudhe teper e rendesishme per protektoratin. "Une mendoj se se shpejti do te zbatohet nje plan per permbushjen e standarteve shume etnike ne Kosove," ka thene ai.


"Propozimi yne eshte qe niveli i standarteve duhet te vleresohet nga nje grup i kontaktit, qe ne te raportojme se bashku ne Keshillin e Sigurimit, dhe qe si Prishtina ashtu edhe Beogradi - si edhe komuniteti nderkombetar - te marrin detyrat e tyre ne kete proces.


"Sapo te kemi arritur kete, ne mund te vendosim per nje date per fillimin e bisedimeve per statusin e mundeshem te Kosoves ne te ardhmen".


Nje tjeter ceshtje delikate ne kete proces, eshte fakti qe Beogradi kerkon qe anetaret e delegacionit te Shqiptareve te Kosoves te kalojne ne filtrin e sistemit gjyqesor lokal dhe te gjykates nderkombetare - per te shmangur nje situate kur nje pjestar i bisedimeve te jete i akuzuar nga Gjykata e Hages per krime lufte gjate procesit te bisedimeve.


Kjo kerkese mund te vere ne dyshim pjesemarrjen e disa drejtuesve te Shqiptareve etnik - per shembull ate te kryetarit te Partise Demokratike te Kosoves, PDK, Hashim Thaci, i cili eshte akuzuar per vrasjen e disa polivece Serbe ne protektorat. Thaci i ka denuar keto vrasje dhe ka kundershtuar cdo perfshirje te tij ne kete ngjarje.


Beogradi me pare kishte leshuar nje urdher arresti per Thacin me akuza per genocid, dhe ministri Serb i Drejtesise, Vladan Batiq, ka thene se drejtuesi i PDK-se eshte "krimineli me i madh qe pas Luftes se Dyte Boterore", dhe i ka kerkuar kryeprokurores se Hages te ngreje nje akuze zyrtare ndaj tij.


Zedhenesja e gjykates Florence Hartman ka thene se autoritetet Serbe nuk kane dhene prova te mjaftueshme ne menyre qe te mund te ngrihen akuza.


Autoritetet Serbe mund te jene te detyruar te ulen ne tavolinen e bisedimeve me nje politikan per te cilin deri pak kohe me pare kane ngulur kembe qe duhet te dergohet para drejtesise ne Hage.


Beogradi mund te mos kete shume hapesire per levizje ne kete ceshtje, sepse komuniteti nderkombetar i konsideron drejtuesit Shqiptare si Thaci si bashkebisedues te ligjshem.


Daniel Sunter eshte drejtues i projektit te IWPR ne Beograd.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists