KOMENT: KOHA PËR MEDIA TË MIRËFILLTA PUBLIKE NË BULLGARI

Televizionet dhe radiot vendore duhet të rregullojnë financat e tyre për të garantuar pavarësinë dhe kualitetin e programeve të tyre.

KOMENT: KOHA PËR MEDIA TË MIRËFILLTA PUBLIKE NË BULLGARI

Televizionet dhe radiot vendore duhet të rregullojnë financat e tyre për të garantuar pavarësinë dhe kualitetin e programeve të tyre.

Bullgaria duhet urgjentisht të reformoj financat e Televizionit Kombëtar Bullgar, BNT, dhe radios vendore, BNR, pas 15 vjetëve të tranzicionit gjatë së cilës të dy institucionet kanë mbajtur sistemin financiar që ndryshon pak nga ai i kohës së komunizmit.


Pas më shumë se një dekade të reformave post-socialiste, sistemi i sotëm i vjetëruar ka ndaluar transformimin e këtyre dy gjigantëve shetërorë në operatorë të mirëfilltë të shërbimit publik.


Kjo përban efekt negativ për gjithë tregun e mediave, duke ndaluar zhvillimin e një strukture të mirëfilltë ekonomike për këtë treg.


Komuniteti i mediave duhet të definojë qartë mandatin e shërbyesit publik të BNT-së dhe BNR-së, të cilat për momentin janë të pambrojtura nga presionet politike dhe komerciale.


Qëllimet e programeve të tyre duhet të reformulohen dhe rregullohen sipas ligjit, në mënyrë që të mundësojnë shërbim më të mirë dhe përgjegjësi të mirëfilltë rreth subvencioneve shtetërore, të cilat, në mënyrë efikase, duhet të drejtohen në krijimin e shërbimeve publike efikase.


Një mekanizëm i ri i cili do të financioj BNT-në dhe BNR-në duhet të ndërtohet i cili do të garantonte pavarësinë e tyre prej intereseve politike dhe ekonomike.


Deri më 1990, BNT ishte televizioni i vetëm në vend. Atëherë, ishte krejtësisht i kontrolluar nga Partia Komuniste.


Pas kolapsit të sistemit një-partiak, partitë e reja filluan luftën rreth kontrollit të BNT-së, i cili mbeti si trasmetues i vetëm televiziv me qasje kombëtare deri në vitin 2000.


Më vonë, dy operatorë televiziv komercial u krijuan, bTV dhe Nova TV, të dyja në pronësi të dy kompanive të mëdha të huaja.


Zhvillimi i tregut të radios ishte më dinamik. Në vitin 1992, radiostacioni i parë komercial i regjistruar, FM+, filloj trasmetimin. Tani, më shumë se 250 radiostacione komerciale funksionojnë, shumica me qasje kombëtare.


Dy operatorë kanë qasje kombëtare, BNR, me tri kanale dhe pesë qendra rajonale të radios, dhe një stacion i pavarur komercial, Darik Radio, i cili fitoj licencën në vitin 2000.


Me ligj, të dy gjigantët shtetëror të mediave janë ricaktuar si trasnmetues kombëtar publik në vitin 1998, sipas Ligjit mbi Radio dhe Televizion.


Procesi i trasnformimit është paraparë të zgjasë një dekadë, dhe ligji obligoj shtetin të financoj plotëisht këta transmetues deri në fund të vitit 2003, pas të cilit planifikoj zbritje graduale të subvencioneve shtetërore dhe ngitje të financimit nga Fondi i Radios dhe Televizionit.


Fondi është dashur të krijohet nga pagesa mujore e dëgjuesve dhe nga li[encimi i pagesa e regjistrimit, të paguara nga mediat komerciale.


Në fakt, fondi ka dështuar të zhvillohet, si rezultat i mungesës së vullnetit politik. Prandaj, BNT dhe BNR ende financohen nga buxheti shtetëror dhe asnjë mekanizëm nuk ekziston për të siguruar financimin e tyre të pavarur.


Një pasojë është fakti se edhe pse ato mbajnë pozitat kryesuese në mediat vendore, ato funksionojnë më shumë si stacione komerciale e jo si shërbyes publik. Ato gjithashtu përballen me presion të vazhdueshëm për të bashkëpunuar me interese të ndryshme politike.


Zgjidhja afatgjate mund të gjindet vetëm në reforma të mirëfillta financiare.


Pavarësia politike mund të sigurohet vetëm me reformat e financave të tyre, pasi që praktika e tanishme është treguar destruktive për mbajtjen e standardeve profesionale.


Presionet politike në dy gjigantët medial gjatë dekadës së fundit kanë shkaktuar kriza të njëpasnjëshme te menaxhmentit, përderisa forma të ndryshme të cenzurës dhe vetë-cenzurës gjatë viteve të fundit kanë dobësuar imazhin e përgjithshëm të gazetarisë në Bullgari.


Ndikimi i korporatave manifestohet përmes programeve të bashkëredaktuara nga jashtë. Sipas ligjit, këto programe nuk duhet të mirren me qështje politike dhe ekonomike, por në fakt këto rregulla anashkalohen vazhdimisht.


Gjithashtu, insitucioni rregullues, Këshilli për Mediat Elektronike, është gjithashtu i financuar direkt nga buxheti qeveritar, fakt që dobëson pavarësinë e saj politike.


Mënyra e vetme për të përmirësuar situatën është ndërrimi i burimeve financiare larg kontrollit politik.


Kjo do të tranformonte BNT-në dhe BNR-në në media të shërbimit publik, me programe të interesit publik, dhe të financuara në mënyrë transparente dhe të justifikuar.


Për momentin, intereset komerciale dominjnë programet e BNT-së, duke i bërë atë të ngjajnë me stacionet e tjera private dhe duke lënë minoritetet apo grupet e joprivilegjuara, për shembull, të varfurit pa mbulesë të mirëfilltë.


Përgjegjësia e BNT-së për të mbuluar nevojat e grupeve të ndryshme sociale duhet të rishqyrtohet, pasi që programet e saj gati nuk ndryshojnë nga operatorët komercial. BNR është në pozitë të njejtë, me programe të cilat u përgjigjen nevojave komerciale.


Përpos pasojave negative shoqërore dhe politike, sistemi momental i financimit dëmton ekonominë e gjithë tregut medial.


Për momentin, subvencionet qeveritare përcaktohen në baza të shpenzimeve të bëra gjatë çdo ore të programit. Ajo nuk është e lidhur me – apo e kushtëzuar – prodhimin e programeve publike.


Kjo i vendos BNR-në dhe BNT-në në positë të privilegjuar, kështu duke kundërshtuar gjithë filozofinë prapa subvencioneve shtetërore në funksion të shërbimit publik.


Gjithashtu është në konflikt me rregullat evropiane mbi konkurrencën, të cilat kërkojnë obligime të definuara të shërbimit publik, të përcaktuara në mënyrë objektive dhe transparente.


Edhe pse BNT-ja i nënshtrohet restrikcioneve ligjore dhe mund të shes vetëm deri në 15 minuta të reklamimit për një ditë dhe vetëm katër minuta në orë (për operatorët e tjerë publik është gjashtë minuta në orë ndërsa për operatorët komercial, 12 minuta në orë), stacioni është megjithate i treti (pas bTV dhe Nova TV) në fushën e reklamimit.


Është e qartë se subvencionet mund të justifikohen vetëm më caktimin e detyrave specifike për prodhimin e programeve të posaçme me interes publik, derisa një mekanizëm konkret dhe i përmirësuar për kontroll dhe përgjegjësi financiare duhet doemos të krijohet.


Joefikasiteti i sistemit të tanishëm mund të zbulohet me numrin e punëtorëve të punësuar në BNT dhe telivizionin më të madh privat, bTV. Kjo tregon se të hollat e taksapaguesve mbështesin pesë herë më shumë staf në BNT se sa numri i punëtorëve që kryen detyrat e njejta në bTV.


Problemi qëndron në atë se edhepse problemet me të cilat mediat bullgare ballafaqohen janë mjaft të rënda, si përfaqësuesit e mediave ashtu edhe autoritete rregullative duket të jenë shumë largë nga zgjedhja e problemeve.


Fondi i Radios dhe Televizionit nuk duket se do të krijohet së shpejti.


Kjo do të thotë se ekziston nevoja për krijimin e mekanizmave të tjerë që do të garantonin pavarësinë financiare të transmetuesve publik dhe autoritetin rregullues.


Karakteri publik i BNT-së dhe BNR-së duhet të garantohet urgjentisht. Kjo duhet të bëhet pëmers skemave të reja programore, të cilat mund të krijohen vetëm përmes një debati të gjërë publik mbi nevojat shoqërore. Në të njejtën kohë, masa drastike duhet të ndermirrn për të vitalizuar administrimin e tyre fiskal.


Assya Kavrakova është Drejtoresh e Programit Evropian për Integrim dhe Stabilitet Rajonal të Institutit për Shoqëri të Hapur.


Frontline Updates
Support local journalists