Maqedoni: Ligji I Ri Hap Rrugen Ndihmave
Aprovimi i reformave te rendesishme per pakicat nga ana e parlamentit permbush kushtin e Perendimit per ndihma financiare.
Maqedoni: Ligji I Ri Hap Rrugen Ndihmave
Aprovimi i reformave te rendesishme per pakicat nga ana e parlamentit permbush kushtin e Perendimit per ndihma financiare.
Pas disa muaj negociata politike, parlamenti Maqedonas eshte perulur perpara presionit nderkombetar dhe ka miratuar nje ligj te rendesishem per decentralizimin per te permiresuar te drejtat e pakices Shqiptare ne Maqedoni.
Deputet e parlamentit i kane dhene fund mosmarreveshjeve dhe kane pranuar qe miratimi i ketij ligji eshte i nevojshem nese vendi deshiron te perfitoje ndihmen e huaj per te riparuar demtimet e shkaktuara nga shtate muaj konflikt etnik vitin e kaluar.
I njohur si ligji i vete administrimit lokal, ky ligj perben nje pjese te rendesishme te marreveshjes se paqes te arritur me ndermjetesimin e Perendimit. Nese ky ligj nuk miratohej, nuk do te kishte as edhe nje konference te donatoreve per te vendosur se sa ndihme te huaj do te merrte Maqedonia dhe si do te shperndahej ajo.
Tani zyrtare te Bashkimit Europian kane thene se konferenca mund te organizohet ne fillim te muajit Mars.
Ky ligj jep nje shprese per optimizem ne nje kohe kur verehet nje rritje e trazires politike e shkaktuar nga kryeministri i linjes se ashper Ljupcko Gjeorgjevski i cili duket i vendosur te nxise nje vale te re konflikti etnik. Gjeorgjevski eshte paralajmeruar ne menyre te hapur se politikat e tij mund te rrezikojne dhenien e ndihmes financiare nga Perendimi.
Ligji i decentralizimit mbulon buxhetin, planifikimin bashkiak, arsimin, kujdesin shendetsor, sherbimet publike, kulturen dhe perkrahjen sociale. Shqiptaret kane kerkuar te kene me teper kontroll mbi ceshtjet e tyre ne zonat ku ata perbejne shumicen e popullsise.
Partite Shqiptare kane bllokuar procedurat pasi deputete nga partite Maqedonase kane paraqitur disa dhjetra amendamente penguese per projekt ligjin origjinal. Shume prej ketyre amendamenteve kane qene rreth nje neni per dhenien e se drejtes bashkive per t'u shkrire - nje hap te cilin deputetet Maqedonas kane thene se mund te coje ne te ardhmen ne "federalizim" apo "kantonizim".
Amendamente te tjera Maqedonase kane kundershtuar decentralizimin e propozuar per kujdesin shendetesor dhe arsimin, me pretekstin se keto sherbime nuk do te rezistonin dot sepse nuk ka asnje fond lokal per kete qellim.
Ndermjetesimi i gjate dhe i lodhshem i perfaqesuesit special te BE-se Alen Le Rua i ka afruar palet ne nje kompromis. Zhbllokimi eshte arritur pasi partite Shqiptare kane hequr dore nga kerkesat e tyre per shkrirjen e bashkive (ne vend te kesaj ato do te lejohen te krijojne organizma te perbashketa administrative) dhe kane pranuar se financimet per kujdesin shendetesor duhet te mbeten ne dore te autoriteteve qendrore.
Asambleja ka miratuar ligjin me dy te tretat, kuorumi i kerkuar tani per miratimin e te gjitha masave qe kane te bejne me te drejtat e pakicave kombetare. Vetem disa ore pas aprovimit te ketij ligji, me 24 Janar, shefi i politikes se jashteme te BE-se Havier Solana ka mberritur ne kryeqytet per te takuar zyrtaret e larte dhe per te mbikqyrur procesin se zbatimit te paqes.
"Une mendoj se ligji i ri eshte nje arritje shume e rendesishme dhe jam shume i kenaqur qe ai eshte aprovuar," ka thene Solana per gazetaret menjehere pas mberritjes.
Ai ka njoftuar se puna pergatitore per nje konference donatoresh do te filloje menjehere. Dhe duke i terhqur vemendjen ne menyre te hapur Kryeministrit Gjeorgjevski, ai ka shtuar: "Konferenca do te mbahet vetem duke pasur para sysh se sjellja e qeverise do te jete ne perputhje me te".
Analistet kane pranuar se mesazhi i Solanes "per te shkuar deri ne fund procesit te zbatimit te paqes" ka qene nje paralajmerim per Gjeorgjevskin mbi shperthimet e tij ekstremiste te koheve te fundit. Doreheqja e javes se kaluar, e zevendes kryeministres se moderuar, Dosta Dimovksa, ka shtuar friken se Gjeorgjevski dhe ministri i brendeshem i linjes se ashper, Ljube Boshkovski, mund te perdorin forcat speciale per te rindezur konfliktin.
Per momentin, nje burim anonim nga NATO i cituar nga Agjensia e Lajmeve Beta me qender ne Beograd ka thene se Gjeorgjevski duket se eshte i pergatitur te provokoje nje krize te re me qellim qe te mund te qendroje ne pushtet dhe te largoje vemendjen e publikut nga ekonomia e shkaterruar dhe korrupsioni ne rritje.
Maqedonia, nje nder vendet me te varfera ne Europe me nje papunesi prej rreth 40 perqind, ka nevoje te madh per ndihmen e huaj. Zyrtaret e BE-se thone se konferenca e donatoreve ka mundesi te mbahet ne fillim te muajit Mars.
Qeveria pret nje ndihme financiare e cila te mbuloje deficitin e bilancit te pagesave, koston ne rritje te bashkive, si edhe rindertimin e pronave te shkaterruara. Zyrtaret lokale thone se ata presin nje ndihme fillestare prej 90 milion dollare Amerikan nga donatoret.
Ana Petruseva eshte nje gazetare e revistes Forum ne Shkup.