Vjen Pranvera Ne Kosove

Po ndodh ajo qe shume njere kishin frike, pranvera ka sjelle nje rritje te luftimeve dhe nje krize te re humanitare ne Kosove.

Vjen Pranvera Ne Kosove

Po ndodh ajo qe shume njere kishin frike, pranvera ka sjelle nje rritje te luftimeve dhe nje krize te re humanitare ne Kosove.

Thursday, 10 November, 2005

Perkunder shume shpresave ketu dhe gjithandej, Rambouillet nuk u be dot nje Dayton i dyte. Perfundimi i bisedimeve solli dicka krejt tjeter; nje fluks te ri refugjatesh, luftime te reja dhe shume te vrare te tjere.


Luftimet filluan ne pjesen jugore te Kosoves ndersa bisedimet po nderpriteshin, duke lene shume te vrare nga te dyja palet dhe duke detyruar mijera Shqiptare etnik te largohen per ne Maqedoni. Keta refugjate pa dokumenta u lane ne qiell te hapur ne anen tjeter te kufirit.


Te derguarit e posacem nderkombetar per Kosoven, Christopher Hill dhe Wolgang Petrich, e perdoren kete tragjedi humanitare per te nenvizuar nevojen kritike per Kosoven per te pasur nje "prezence ushtarake nderkombetare, e cila do te garantonte zbatimin e marreveshjes". Ndersa deri pak kohe me pare, flitej vetem per trupa te NATO-s, Hill, Petrich, dhe Knut Vollebek, kryetari i OSBE-se, kane perseritur te gjithe frazen e cila u perdor fillimisht pas diteve te Rambouillet nga Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright: "trupa nen udheheqjen e NATO-s".


Beogradi akoma nuk pranon asnje lloj prezence ushtarake, dhe kete ua tha Vollebek gazetareve gjate vizites se tij te kesaj jave ne Prishtine. Ai mundi te thoshte vetem se trupat ka mundesi qe te dergohen. Nderkohe, njoftimet qe vijne nga burime Shqiptare thone se trupa te reja Serbe te mbeshtetura nga artileria kane hyre ne Kosove. Misioni i verifikimit eshte ankuar duke thene se "ushtria Jugosllave ka shkuar shume me larg se shkeljet teknike te marreveshjes per armepushim ne Kosove" dhe se keto shkelje "tashme jane bere dicka e zakoneshme".


Ndersa Beogradi pretendon se forcat e tij jane te angazhuara ne stervitje te zakoneshme te periudhes se dimrit, nje zedhenes i OSBE-se njoftoi per mberritjen e "20 kompanive te ushtrise Jugosllave, secila e perbere prej rreth 150 vetesh, me te gjithe mbeshtetjen e armatimeve … gjashte here me teper se limiti i vendosur nga marreveshja e armepushimit". Pjesa me e madhe e ketyre forcave thuhet se jane nisur drejt kufirit me Maqedonine.


E ndersa luftimet me te medha per momentin po zhvillohen ne pjesen jugore, edhe perendimi dhe veriu i Kosoves nuk jane shume te qeta. Cdo dite vijne njoftime per shkembime zjarri sporadike, bombardime dhe njerez te cilet zhduken per tu shfaqur perseri te vrare. Burimet Serbe ndonjehere njoftojne per sulme ndaj forcave te tyre ushtarake. "Ne po shpenzojme me teper kohen me parandalimin e incidenteve te vogla qe mund te shnderrohen ne luftime te verteta, sesa po verifikojme arme-pushimin", tha nje verifikues nderkombetar.


Ne zonen kufitare, shume refugjate po shkojne ne Maqedoni, por me mijere te tjere nuk mundet te kalojne kufirin. Duke thene se "ata nuk guxojne te kthehen neper shtepite e tyre, deri sa dikush nga jashte te garantoje qe Serbet nuk do ti prekin me [ata]", Shqiptaret etnike nga pjesa jugore e provinces, tani jetojne neper pyje dhe flene nen cadra plastike. Per me teper, ata duket se kane vendosur te rrine gjate aty. "Ne do te vazhdojme te qendrojme ketu, ne qiell te hapur, derisa te shikojme te huaj te armatosur qe patrullojne rreth fshatrave tona per te parandaluar sulme te reja" thote nje plak 68-vjecar i cili thote se ka fjetur neper pyjet prane fshatit Gajre per nje jave. Ai ishte i sigurte, se do te kalonte jave ose edhe muaj neper pyje…


Keshtu duket se parashikimi i bere vitin e kaluar nga i derguari i posacem Amerikan, Richard Holbrooke, se "ne duhet te frikesohemi nga ardhja e pranveres ne Kosove" sepse ajo do te sjelle luftime te reja, po del i vertete. Pranvera tashme ka arritur ketu ne Kosove…


Gjeraqina Tuhina eshte gazetare me baze ne Prishtine e Radio Free Europe/Radio Liberty.


Macedonia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists