KOMENT: JUGOSLLAVIA HUMBET TRENIN PER NE EUROPE
Lufta e brendeshme politike i ka hequr Jugosllavise shansin per tu anetaresuar ne Keshillin e Europes.
KOMENT: JUGOSLLAVIA HUMBET TRENIN PER NE EUROPE
Lufta e brendeshme politike i ka hequr Jugosllavise shansin per tu anetaresuar ne Keshillin e Europes.
Jugosllavia ka humbur perseri shansin per tu anetaresuar ne Keshillin e Europes, KE, pasi politikanet Serbe dhe Malazez nuk kane arritur te bien dakort per nje karte kushtetuese e cila te permbaje parimet baze per krijimin e nje shteti te ri te perbashket.
Kjo ka ardhur si pasoje e ekzistences se dy koncepteve politike krejtesisht te kunderta. Natyra serioze e ketyre mosmarreveshjeve mund te shihet edhe nga fakti se elita politike ne te dyja republikat duket e gateshme te rrezikoje reintegrimin ne komunitetin nderkombetar per te arritur fitore.
Konflikti ne menyre siperfaqesore ka te beje me ceshtjen banale te zgjedhjes se deputeteve te parlamentit federal. Dhe kjo ka qene aresyeja kryesore se perse karta kushtetuese nuk eshte miratuar sic pritej me 7 Nentor.
Pala Malazeze, e influencuar nga orientimi pro pavaresise i Presidentit Millo Gjukanoviq, kundershton zgjedhjen direkte te deputeteve dhe kerkon qe te caktohen delegate nga parlamenti i Malit te Zi.
Ne mbeshtetje te ketij pozicioni eshte koncepti i Gjukanoviq per republiken si qender e pushtetit, duke e lene shtetin e perbashket me Serbine si nje bashkim shtetesh te cilet nuk do te ndalojne kalimin eventual te Malit te Zi drejt pavaresise. Votimi direkt mund ti jape federates legjitimitetin e vertete, duke e bere ate nje entitet me te forte.
Pas fitores bindese te tij ne zgjedhjet parlamentare ne Malin e Zi me 20 Tetor, Gjukanoviq ka lene te kuptohet se megjithese ndarja nga Serbia mund te ndalohet per nje fare kohe, ajo mbetet synimi perfundimtar per tu arritur.
Presidenti (i cili se shpejti do te behet kryeminister) ka thene se qeveria e tij do te jape prova se Mali i Zi "mund te zgjidhe te gjitha veshtiresite e tij, dhe pas zgjidhjes se ketyre problemeve tensionet do te ulen, dhe bisedimet rreth pavaresise se Malit te Zi do te jene me te qeta. Une ende besoj me force se pavaresia per Malin e Zi dhe Serbine jane epilogu logjik per procesin e shperberjes se ish Jugosllavise".
Qendrimet e tij kundershtohen ne Beograd nga presidenti Jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe pasuesit e tij dhe nga politikanet pro federates ne Malin e Zi.
Brukseli eshte me prane preferences se Koshtunices per nje bashkim te forte ndermjet Serbise dhe Malit te Zi; komisioneri i politikes se jashteme te BE, Havier Solana, ka thene se fundi se entiteti i ri duhet te krijoje nje "shtet funksional, qe do te thote nje shtet te vetem".
Ne sfond qendron kryeministri reformator i Serbise Zoran Gjingjiq. Qendrimi i tij pragmatist eshte me i afert me Gjukanoviq sesa me Koshtunican. Por ai gjithashtu kerkon te shtyje gjetjen e zgjidhjeve per ceshtjet e diskutueshme dhe te miratoje me urgjence karten e re, sepse ajo eshte nje parakusht per fillimin e reformave te cilat ai po kerkon te kryeje dhe te cilat mbeshtesin pranimin e shpejte te vendit ne KE.
Grupimi i Gjukanoviq ka me pak interes ne aprovimin e kartes, nje tendence e cila ekziston edhe tek disa elemente ne gjirin e koalicionit qeveritar te Gjingjiq, opozita Demokratike e Serbise, DOS. Per shkak te roleve dominuese te parlamenteve ne republikat e tyre respektive, te dyja keto grupime kerkojne te ruajne privilegjin e caktimit te deputeteve, ne vend te zgjedhjes direkte te tyre.
Nderkohe, ekzistojne edhe mosmarreveshje te tjera te cilat kane ushqyer konfliktin ndermjet dy blloqeve, per shembull nese karta eshte nje kontrate ndermjet dy shteteve sovrane, sic thote Gjukanoviq, apo nje kushtetute klasike, e cila eshte pozicioni i Koshtunices.
BE, e cila ka kundershtuar prej kohesh pavaresine e Malit te Zi, ka qene forca shtytese pas nenshkrimit te Marreveshjes se Beogradit ne muajin Mars.
Marreveshja e Marsit u ka dhene dy parlamenteve te republikave dhe asamblese federale kohe deri ne muajin Qershor per te miratuar nje karte kushtetuese. Ne fund, afati i Qershorit eshte lene me nje ane dhe eshte percaktuar nje afat i ri per ne fund te Gushtit, i cili perseri nuk eshte zbatuar.
Pervec veprimeve te politikaneve te papergjegjeshem, edhe vete Marreveshja e Beogradit eshte bere nje burim i nje konfuzioni te madh dhe keqkuptimesh. Shume prej pikave te saj nuk jane te percaktuara mire dhe jane kontradiktore, duke lene hapesire per interpretime krejtesisht te ndryshme. Marreveshja gjithashtu nuk gezon legjitimitetin e duhur popullor. E miratuar nga nje grup i vogel njerezish te cilet kane vepruar nen nje presion te madh nderkombetar, ajo mund te kundershtohet lehtesisht ne te ardhmen nga nje elite e re qeverisese.
Qe prej nenshkrimit te marreveshjes, komiteti i perbashket Serbo Malazez i ngarkuar per miratimin e kartes ka bere shume pak progres. Askush, as ekspertet dhe as publiku ne pergjithesi, nuk e di me saktesi se cfare eshte shkruar ne nenet e kartes.
Pavaresisht kesaj, deshira e mire e KE ka bere qe krahu parlamentar i organizates te mbeshtese anetaresimin e Jugosllavise ne fillim te Shtatorit. Komiteti ministror i KE eshte detyruar te miratoje pranimin sapo te arrihej marreveshje per karten kushtetuese, pavaresisht nese kjo marreveshje do te miratohej nga parlamentet respektive te republikave.
Niveli i deshires se mire te treguar nga komuniteti nderkombetar eshte reflektuar edhe ne reagimin e BE, e cila ka premtuar te shpejtoje integrimin e vendit ne shkembim te miratimit te kartes kushtetuese. Per Jugosllavine, integrimi ne BE eshte parakushti per te gjitha reformat e mevoneshme.
Per te gjitha vendet, anetaresia ne KE ka nje rendesi simbolike si nje konfirmim nderkombetar qe ato gezojne standertet minimale demokratike te kerkuara. Ne rastin e Jugosllavise nuk behet fjale vetem per kaq. Per shkak te sanksioneve te vendosura ne vitet 1990 dhe statusit te vecante te Beogradit, anetaresimi deshmon edhe normalizimin perfundimtar te marredhenieve me boten e jashteme.
Autoritetet jane te gateshme te paguajne cmimin e larte te anetaresimit ne komunitetin nderkombetar. Ne rastin e KE, ai perfshin bashkepunimin total me gjykaten e krimeve te luftes ne Hage, zbatimin e te drejtave te njeriut dhe te pakicave dhe kontrolli civil mbi ushtrine dhe policine.
Anetaresimi ne KE eshte gjithashtu nje parakusht per anetaresimin ne programin e NATO-s Partneritet per Paqe dhe per procesin me te rendesishem strategjik te integrimit - nenshkrimin e Marreveshjes se Asocim Stabilizimit me BE.
Nuk ka asnje dyshim se presioni nga Brukseli per aprovimin e kartes kushtetuese do te jete i mjaftueshem per te detyruar arritjen e nje marreveshjeje. Por nese - apo me mire kur do te miratohet ajo, nuk ka asnje siguri qe shteti i ri do te funksionoje si duhet.
Entiteti i ri eshte quajtur tashme "shteti Frankenshtein". Pa nje sistem te perbashket doganor, pa sistem taksash, dhe pa nje monedhe te perbashket, do te duhet te nje mrekulli qe ky shtet te jetoje me gjate se disa vjet. Marreveshja e Beogradit thote se republikat mund te organizojne referendume per pavaresine pas tre vjetesh.
Deri ne ate kohe, Jugosllavia duhet te jete e pergatitur per te njejten klime: mungese mirekuptimi dhe konflikte, kaos institucional dhe nje ritem te ulet reformash.
Jovan Teokareviq eshte nje Studiues ne Institutin e Studimeve Europiane, ne Beograd.