SERBIA PAGUAN ÇMIM TË LARTË PËR HUMBJE TË NDIHMËS NGA SHBA

Vendimi për ndalimin e 10 milion dollarëve në ndihma mund të ndikojë keq në ekonominë serbe dhe madje të dëmtoj mundësinë e këtij vendi për anëtarësim në BE.

SERBIA PAGUAN ÇMIM TË LARTË PËR HUMBJE TË NDIHMËS NGA SHBA

Vendimi për ndalimin e 10 milion dollarëve në ndihma mund të ndikojë keq në ekonominë serbe dhe madje të dëmtoj mundësinë e këtij vendi për anëtarësim në BE.

Sankcionet amerikane ndaj Serbisë rrezikojnë pranimin e saj në Organizatën Botërore Ekonomike, ËTO, dhe gjithashtu ndihmën dhe investimet e jashtme dhe antarësimin eventual të vendit në Bashkim EvropiaN, bankierët dhe analistët u deklaruan për IWPR.


Me 14 janar, SHBA suspenduan 10 milion dollar në ndihma të dedikuara për Serbinë, duke u deklaruar se Beogradi kishte dështuar të bashkëpunoj me tribunalin e Hagës.


Në të njejtën kohë, Uashingtoni tërhoqi një numër të zyrtarëvë amerikan që ofronin mbështetje teknike për qeverinë serbe.


Departamenti i Shtetit deklaroj se do të rishqyrtonte këtë vendim nëse Serbia do të fillonte bashkëpunimin e plotë me tribunalin. Kjo do të thotë arrestimin dhe dorëzimin e të gjithtë të dyshuarve për krime lufte, posaqërisht liderit ushtarak të serbëve të Bosnës Ratko Mladiq.


SHBA janë të mendimit se autoritetet serbe janë në gjendje të zbulojnë lokacionin e Mlladiqit dhe të dorëzojnë atë tek tek tribunali, deklaroj me 14 janar Departamenti i Shtetit amerikan.


Kjo është hera e tretë që qeverisë serbe u janë ndaluar ndihmat amerrikane, duke privuar Beogradin nga rreth 39 milion dollar gjatë viteve të fundit. Arsyeja e ndërprerjes së ndihmave ishte vazhdimisht mosbashkëpunimi me tribunalin e Hagës.


Ky vendim do të ndikojë në ndihmat e dedikuara për reforma ekonomike si taksatimi dhe pranimi në ËTO.


Ndihma për kompaninë vendore ajrore JAT gjithashtu është suspenduar, duke ndaluar fluturimet e kompanisë për në SHBA.


Ekspertët vendor ekonomik mendojnë se pasojat indirekte të këtij veprimi amerikan mund të përfshijnë edhe ndalimin e ndihmave të IMF dhe Bankës Botërore për Serbinë.


Aleskandar Vlahovic, ish ministër i ekonomisë, deklaroj për IWPR-në se humbja e 10 milion dollarëve nuk mund të lihet mënjanë edhe aq lehtë. Kjo shumë përfaqëson një të tretën e pagesës tepricë të nevojitur për punëtorët të cilët do të largohen nga puna gjatë ristrukturimit të kompanive të mëdhe shtetërorë, thotë ai.


Vlahovic parashikon se veprimi i ardhshëm i SHBA-ve do të jetë trysnia mbi IMF-në dhe Bankën Botërore që të mbajnë një qëndrim më të rreptë ndaj Serbisë si rezultat i dështimit të saj për të përmbushur obligimet ndërkombëtare.


Përderisa kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, nuk u deklarua rreth këtij problemi, Boris Tadic, presidenti i Serbisë dhe lideri i opozitës Partia Demokratike, DS, kërkoj nga qeveria që të hartojnë një plan të qartë për zgjidhjen e problemit të Hagës.


Masat e fundit të qeverisë amerikane do të ndikojnë edhe në qytetarët serb, posaqërisht ata të cilët mvaren nga buxheti shtetëror, tha Tadic.


“Unë kërkoj nga qeveria, e cila deklaroj se nuk do të ketë pasoja rreth mosbashkëpunimit me tribunalin e Hagës, që të marrë masa urgjente për të parandaluar izolimin e mëtutjeshëm ndërkombëtar, rënien ekonomike dhe varfërinë e qytetarëve tanë,” shtoj ai.


Ministri serb për marrëdhënie të jashtme ekonomike, Milan Parivodic, thotë se vendimi amerikan mund të jetë i dëmshëm për pranimin e Serbisë në ËTO.


“Krijimi i një grupi punues për ËTO në Serbi ishte caktuar për 15 shkurt, por nëse SHBA-të refuzojnë ndihmën, nuk besoj se kjo do të ndodhë,” thotë ai.


Disa ekspert mendojnë se veprimi i SHBA-ve nuk do të ndaloj vetëm investuesit e mundshëm amerikan por edhe kompaninë multinacionale, pasi rreziku për investime në Serbi do të jetë më i lartë.


Miroslav Prokopijevic, një analist ekonomik, thotë për IWPR, “Investuesit e huaj do të konsiderojnë vendimin e administratës amerikanë gjatë vendimit të tyre për të investuar kapital në Serbi.”


Përderisa Prokopijevic thotë se ai nuk pret vendosjen e sanksioneve nga ana e BE-së, dënimi i dhënë nga Brukseli mund të jetë dhe një vonese në studimin e fisibilitetit – hapi i parë i cili do të mund të çoj Serbinë dhe Malin e Zi në rrugë drejt antarësimit në BE – dhe fillimi i bisedimeve rreth Paktit të Stabilitetit dhe Asocimit, SAA.


Prokopijevic përfundoj analizën me vlerësimin e humbjes potenciale të Sërbisë në disa qindra miliona, apo edhe një bilion, euro.


Ai më tej paralajmëroj se çdo vonim në përmbushjen e obligimeve ndaj tribunalit do të çoj drejt kolapsit të stabilitetit makroekonomik të vendit.


“Nëse kjo do të ndodh, askush nuk duhet të befasohet nëse euro do të rritet prej 80 dinarëve [një euro në kursin e tanishëm të këmbimit] në 200 dinarë,” thotë ai.


Budimir Kostic, drejtori i bankës Raiffeisenbank, bankës së parë në Serbi me 100 përqind të fondeve nga jashtë, thotë se qeveria duhet të veproj shpejtë për të lejuar fluksin e investimeve të huaja.


“është shumë me rëndësi që të ndalohet përkeqësimi i mëtutjeshëm i situatës së tanishme,” thotë ai. “Nëse kjo ndodh, ky do të jetë sinjal i keq jo vetëm për investorët amerikan por gjithashtu për vendet e mëdha nga Evropa.”


Disa ministra qeveritar në fillim tentuan të minimizojnë rëndësinë e këtij veprimi amerikan.


“Presioni amerikan është jashtë proporcional,” Predrag Bubalo, ministër ekonomik dhe i privatizimit, deklaroj. Vladeta Jankovic, këshilltare e Koshtunicës për politikë të jashtme, u pajtua se situata nuk duhet të dramatizohej.


Miroljub Labus, zëvendës kryeministër, së fundmi i emëruar si negociatori kryesor i Serbisë për anëtarësim në BE, i tha IWPR-së se të gjitha palët po ekzagjeronin pasojat e këtij vendimi.


“Ky vendim nuk është fundi i botës, sikurse disa në opozitë e paraqesin,” tha ai për IWPR-në.


“Por nuk duhet të injorohet. Efekti indirekt është më i rëndësishëm se ai i drejtpërdrejtë. Por unë jam i bindur se administrata amerikane nuk do të bllokoj asnjë marrëveshje me insitucionet ndërkombëtare financiare.”


Labus i tha IWPR-së se brenga më e madhe e tij ishte efekti i veprimit amerikan në pozitën ndërkombëtare të Serbisë, e cila mund të ndikojë gjatë bisedimeve.


“Bashkëpunimi i plotë me Hagën nuk është vetëm i nevojshëm për të fituar ndihmën amerikane,” thotë ai. “Ky bashkëpunim përfaqëson parakushtin për një përfundim pozitiv të studimit të fisibilitetit për anëtarësim në BE.”


Labus thotë se nëse qeveria dëshiron arritjen e synimit të saj për anëtarësim në BE deri më 2012, “ne duhet të këmi studim fisibiliteti pozitiv nga BE-ja deri në mars.”


Por deri më tani, një pikëpyetje e madhe rëndon mbi planet e Beogradit për të vazhduar planet e anëtarësimit në BE.


Një shenjë negative është vendimi gjatë kësaj jave i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Havier Solanës, të anuloj udhëtimin e tij në Beograd, duke theksuar dështimin e Serbisë dhe Malit të Zi për bashkëpunim me tribunalin e Hagës si arsye.


Përderisa Labus nguroj të diskutoj atë që quan skenarin e mundshëm më të keq, që kupton vendimin e Brukselit të vendos masa diciplinore, ai pranoj se nëse kjo do të ndodhte, partia e tij reformiste G17 do të lëshonte qeverinë e Koshtunicës.


“Nëse G17 nuk do të ketë mundësi për të ndikuar në integrimin e vendit tonë drejtë Evropës, ne nuk kemi arsye për të marrë pjesë në qeverisje,” thotë Labus.


Dana Popovic, profesoreshë e ekonomisë në Universitetin e Beogradit, i tha IWPR-së se asnjë politikan i mençur nuk do të duhej të mendonte të përplaset me një vend aq të fuqishëm si SHBA-të, mbi të cilin vend ardhmëria ekonomike dhe politike e Serbisë varet.


Edhepse ambasadori amerikan në Serbi dhe Mal të Zi, Michael Polt, deklaroj se SHBA ishte e gatshme të ndërroj vendimin rreth ndihmave në kohë shumë të shkurtër nëse Serbia do ti përbushte obligimet ndaj Hagës, Popovic nuk beson se kjo do të ndodhë.


“Hezitimi për të bashkëpunuar me Hagën … është elementi i vetëm që e dallon DSS-in [partinë e Koshtunicës Partia Demokratike e Serbisë] nga partitë e tjera demokratike,” shton ajo.


Nëse Koshtunica do të filloj bashkëpunimin me tribunal, ajo shtoj, qeveria minoritare e tij mund të rrëzohet, pasi do të humbte mbështetjen e partisë anti-Hagë Socialiste të Serbisë, të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq.


“Edhe nëse Koshtunica do të dëshirontë të veprontë ndryshe, rrethanat nuk do të lejonin një gjë të tille,” ajo vazhdoj “dhe kështu ky rreth vicioz vazhdon.”


Milan Culibrk është gazetar në gazetën Dnevnik në Novi Sad


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists