KROACI: FUQIZOHET FUSHATA NE MBROJTJE TE GOTOVINAS

Vera dhe Futbolli i vijne ne ndihme te dyshuarit Kroat per krime lufte

KROACI: FUQIZOHET FUSHATA NE MBROJTJE TE GOTOVINAS

Vera dhe Futbolli i vijne ne ndihme te dyshuarit Kroat per krime lufte

Tuesday, 6 September, 2005

Kjo eshte ndoshta vera me e rralle ne Ballkan, dhe natyrisht me e pazakonta. Me nje fotografi te Gjeneralit Ante Gotovina, i kerkuar nga Gjykata e Hages, ne etikete, shishet permbajne edhe nje shenimi cili shkruan: "Per lirine tone dhe te atdheut tone".


Njeqind e njezete shishe te veres "Gotovina" jane prodhuar si pjese e nje fushate nga perkrahesit e gjeneralit per te bindur Zagrebin te kundershtoje kerkesen e gjykates per ekstradimin e tij.


Gotovina, i cili qendron i fshehur, eshte akuzuar ne Korrik 2001, i akuzuar per krime kunder njerezimit dhe shkelje te ligjeve dhe zakoneve te luftes per rolin e tij ne drejtimin e trupave te perfshira ne Operacionin Stuhia, i cili ka cuar ne marrjen nen kontroll te rajonit te Krajinas nga forcat Serbe ne vitin 1995.


Gjenerali akuzohet se ka pergjegjesi per vrasjen e te pakten 150 Serbeve te Krajinas, dhe zhdukjen e disa qindra te tjereve, gjate offensives. Ai akuzohet edhe per plackitjet e pronave private, shkaterrimin e shtepive dhe deportimin e paligjshem te pothuajse 200,000 anetareve te komunitetit te pakices.


Megjithate, shume Kroate e konsiderojne Gotovinan si patriot. Nje faqe ne internet e krijuar per nder te tij nga shoqata e djathte HONOS, e pershkruan gjeneralin si "nje Kroat te vertete, kurajoja ushtarake e te cilit mundi Sllobodan Millosheviqin dhe enderren e tij te zeze te 'Serbise se Madhe', duke siguruar keshtu paqe per Kroacine dhe Bosnje Herzegovinen".


Shishet e veres jane vetem nje pjese e protestes kunder ekstradimit te tij. Disa perkrahes te tij kane krijuar nje ekip futbolli me pese lojtare, te quajtur MNK Ante Gotovina, dhe fotografia e tij eshte vendosur ne bluzat e uniformave te tyre. Vitin e kaluar, ky ekip ka fituar nje turne kombetar te organizuar per nder te ish ministrit te mbrojtjes se qeverise se Tugjman, Gojko Susak. Dhe nje peticion mbeshtetjeje per gjeneralin, i nenshkruar nga 555 njerez - perfshire edhe akademike, gjenerale, piktore, aktore, gazetare dhe sportiste - i eshte derguar kryeministrit Ivica Racan. Nje liste e personave qe e kane nenshkruar kete leter eshte botuar me pas ne disa gazeta kombetare.


Shume prej 38 gazetareve ne liste jane punonjes te mediave shteterore, perfshire edhe Televizionin Kroat, agjensise se lajmeve Kroate Hina dhe dy gazeta te perditeshme ne te cilat qeveria zoteron ende pjesen me te madhe te aksioneve, Vjesnik dhe Slobodan Dalmacija.


Profesori i Universitetit te Yale, Dr. Ivo Banac thote se ai eshte i tronditur nga peticioni dhe fakti qe ai eshte nenshkruar nga kaq shume njerez te cilet nuk mund te pershkruhen si ekstremiste.


"Ata nuk e dine se cfare bejne," ka thene ai. "Si mund te mendojne se me ane te nje peticioni ata mund te vleresojne se akuza ndaj Gotovina nuk ka baze ligjore? Gjykata dhe vetem ajo mund te marre nje vendim te tille".


Demonstrimet e mbeshtetjes per gjeneralin vijne pas protestave te tyre kunder akuzimit te ish shefit te shtabit te ushtrise Kroate Janko Bobetko, i cili gjithashtu po kundershton tani akuzat ne lidhje me nje ofensive te zhvilluar ne xhepin e Medak ne vitin 1993.


Protestuesit thone se akuza ndaj Gotovinas eshte e gabuar sepse ai vetem ka zbatuar urdherat: "Gotovina ka bere ate qe i eshte kerkuar nga Tugjman dhe ministri i mbrojtjes Susak," thote per IWPR, aktori Velimir Cokljat, nje pre atyre qe kane firmosur peticionin. "Ai vetem ka transmetuar keto urdhera tek vartesit e tij, ushtaret te cilet mbrojten Kroacine, dhe kjo do te thote se edhe ata kane qene pergjegjes - njerez te cilet kane mbrojtur vendin e tyre. Ne nuk e pranojme nje gje te tille".


Operacioni Stuhia ka perfunduar me marrjen nen kontroll te rajonit te Krajina, i cili ishte pushtuar nga Serbet ne vitin 1991, nga forcat Kroate. Nje offensive e shpejte e cila ka zgjatur dy dite ka shkaterruar pozicionet e rebeleve Serbe dhe ka shkaktuar largimin ne mase te Serbeve ne nje kollone te gjate njerezish dhe mjetesh e cila ne nje moment zgjatej ne te gjithe provincen, nepermjet Bosnjes dhe deri ne Serbi.


Gotovina eshte ende i lire, dhe shume njerez mendojne se qeveria e koalicionit te majte te Racan nuk eshte e vendosur te arrestoje ate, per shkak te frikes se shkaktimit te nje reagimi nacionalist.


Por Zagrebi nga ana tjeter nuk deshiron te kundershtoje haptazi ekstradimin. Ne fund te vitit te kaluar, qeveri ka bere nje perpjekje te pasukseseshme per te ndryshuar vendimin e Hages ndaj Bobetkos, duke argumentuar se ka pasur parregullsi. Nje aplikim i ngjashem per Gotovina ka mundesi te deshtoje perseri, per aresyen kryesore se per shkak se nje akuze nuk eshte nje gjykim per fajesi apo pafajesi, eshte e veshtire te apelohet ndaj ketij vendimi. Zyrtaret e Hages thone se protesta dhe ankesa te tilla ligjore duhet te behen ne sallen e gjyqit pasi te filloje procedura ligjore.


Drago Hedl eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR.


Frontline Updates
Support local journalists