Arrestimi i Millosheviqit Shumë i Rëndësishëm për Rilindjen e Serbisë

Tani që Millosheviq është vënë në pranga drejtuesit e Beogradit shpresojnë se ata do të jenë në gjendje të vazhdojnë punën për rimëkëmbjen e vendit të shkatërruar

Arrestimi i Millosheviqit Shumë i Rëndësishëm për Rilindjen e Serbisë

Tani që Millosheviq është vënë në pranga drejtuesit e Beogradit shpresojnë se ata do të jenë në gjendje të vazhdojnë punën për rimëkëmbjen e vendit të shkatërruar

E çfarë mund të kishte qenë më groteske sesa orët e fundit në liri të Sllobodan Millosheviqit?


Fillimisht ai ka bërë disa kërkesa të forta dhe ka lëshuar sllogane me mendjemadhësi - "Unë nuk dal që këtej i gjallë". Më pas fillojnë të shtënat e armëve, të pasuara nga bisedimet dhe në fund, në një stil klasik, ai dorëzohet, duke u larguar nga skena shumë më keq sesa do të kishte qenë nëse do të ishte dorëzuar që në fillim.


A duket diçka e njohur? Natyrisht që po, sepse qëndrimi i fundit i Millosheviqit ka qenë një karikaturë e luftarave në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë. Vetëm se këtë herë, Serbët në fakt kanë përfituar nga humbja e tij!


Nuk është për t'u habitur që shtypi i gjithë botës ka qenë dëshmitar për të marrë pjesë në spektaklin e fundit të Millosheviqit. Por, një mbulim i tillë nga mediat mund të ketë një efekt shtrembërues në planin më të gjerë.


Natyrisht, Millosheviq ka qenë drejtuesi kryesor, por ai u rrëzua më 5 Tetorin e vitit të kaluar. Ky njeri tashmë i përkiste së kaluarës. Megjithatë, vetë fakti që ai ishte ende i lirë, dhe që ka pasur presion të madh ndaj Serbisë që ta dorëzonte atë në Hagë, do të thoshte se Serbia vazhdonte të mbetej peng e tij.


Në fund të muajit Shkurt, Goran Svilanoviq, ministri i jashtë i ri në moshë i Jugosllavisë ka ardhur në Londër. Në një moment ndershmërie të pazakontë për një politikan, ai ka pranuar se autoritetet e reja në Beograd në fakt ishin "të mbytura" nga problemet me të cilat po përballeshin - dhe një nga problemet më të mëdha ishte se të huajt vazhdonin të flisnin për Millosheviqin.


Natyrisht, ka thënë Svilanoviq, Serbët duan që Millosheviq të dalë para gjyqit, por akoma edhe më shumë ata duan që të "jetojnë më mirë në fund të vitit 2001".


Kjo është edhe pika e rëndësishme. Suksesi apo dështimi i ngjarjeve të cilat nisën më 5 Tetor të vitit të kaluar nuk varen nga fakti nëse Millosheviq shkon tani apo më vonë në Hagë, por nëse njerëzit e thjeshtë shohin një përmirësim të standartit të jetesës së tyre.


Nëse ata nuk vërejnë diçka të tillë, atëherë Zharko Koraq, zëvendës kryeministri Serb, do të ketë të drejtë kur ka bërë profecinë e tij të keqe - se nëse nuk do të ketë një reformë të vërtetë ekonomike me rezultate të prekëshme, nacionalistët e linjës së ashpër në Serbi do të rilindin përsëri.


Nuk është e nevojëshme të shkojmë shumë prapa në histori për të gjetur shëmbuj të tillë të rilindjes së nacionalistëve, të ushqyer nga zhgënjimi për ndryshimet dhe dështimi i reformave ekonomike. Rusia dhe Rumania janë shembuj të qartë të kësaj gjendjeje.


Svilanoviq ka thënë se qeveritë pas Millosheviqit në Serbi dhe Jugosllavi nuk do të mund të punojnë për të përmbushur axhendat e tyre ekonomike, politike dhe të reformës ligjore sepse, përveç problemit të Millosheviqit, ata kanë edhe problemin e Serbisë jugore, Kosovës dhe natyrisht Malit të Zi, të cilat nuk i kishin menduar më parë.


Tani që Millosheviqi është nën pranga, mendohet që Svilanoviq, Koraq dhe të tjerë të cilët përkrahin ekstradimin e ish presidentit Jugosllav në Hagë do të lirohen nga presioni i komunitetit ndërkombëtar për të luftuar betejat e tyre politike dhe për t'u përpjekur të përmirësojnë gjendjen e vështirë të ekonomisë.


Shenjat tregojnë se Uashingtoni dhe Londra mund të jenë të përgatitura të lejojnë që Millosheviqi të gjykohet fillimisht në Beograd. Kjo është diçka që duhet mirëpritur.


Arësyeja për këtë është se tani që Millosheviqi është i arrestuar në Beograd do të nisë një betejë e re politike dhe të gjithë ata jashtë vendit të cilët duan që Millosheviqi të shkojë para drejtësisë ndërkombëtare duhet të kuptojnë edhe kërkesat e atyre në Serbi që kërkojnë të njëjtën gjë.


Kjo betejë zhvillohet kryesisht kështu. Nga njëra anë kemi Vojisllav Koshtunicën, presidenti Jugosllav, i cili është i mendimit se Haga është një gjykatë politike dhe një isntrument anti-Serb. Në anën e tij, por ndoshta për arësye jo kryesore, janë jerëz si Zoran Ziziq, kryeministri Jugosllav, Partia Popullore Socialiste Malazeze e të cilit ka qenë deri më 5 Tetor, një përkrahëse besnike e Millosheviqit.


Disa anëtarë të tjerë të koalicionit qeveritar mund të kenë arësyet e tyre që kundërshtojnë ekstradimin. Këtu përfshihet Momçillo Perishiq, ish shefi i shtabit të ushtrisë në kohën e Millosheviqit dhe njeriu i cili ka drejtuar rrethimin e parë Serb në Mostar në vitin 1992.


Në anën tjetër është kryeministri Serb Zoran Gjingjiq i cili do të bëjë atë që është më e mira për Serbinë dhe veten e tij, dhe ndoshta jo në këtë rradhë.


Përkrahësit e tij janë ata që ndonëse me forcë të ndryshme do të thonë se ata "nuk përjashtojnë" ekstradimin, shprehje e cila do të thotë "Una jam dakort me ekstradimin, por për arësye politike nuk mund ta pranoj këtë gjë haptazi". Këtu përfshihet edhe Svilanoviq.


Në fund janë edhe ata si Zharko Koraq të cilët pak a shumë pranojnë haptazi se ata personalisht do të donin ta hypnin Millosheviqin me pranga në avionin e parë për në Hollandë.


Të gjitha anketimet e opinionit publik tregojnë se ata që janë në favor të ekstradimit po fitojnë terren megjithëse ngadalë. Megjithatë, ata kanë nevojë për një amendament në kodin penal që të lejojë ekstradimin dhe në këtë moment nuk është ende e qartë nëse Ziziq dhe deputetët e tij do të votonin pro këtij ndryshimi.


Për sa i përket Koshtunicës, ai po humbet terren sepse autoritetet Serbe po fitojnë përkrahje dhe ai shumë shpejt mund të humbasë postin e tij.


Më 22 Prill, Mali i Zi do të shkojë për të votuar. Nëse rezultati është në favor të koalicionit pro-pavarësisë, Jugosllavia shumë shpejt mund të vdesë dhe të varroset dhe si pasojë drejtuesi federal do të mbetet pa një shtet.


Kjo do të shmangej nëse ai do të detyronte Milan Milutinoviqin, presidenti i tanishëm i Serbisë, dhe i akuzuar për krime lufte, të jepte dorëheqje përpara se të mbarojë afati i tij dhe të merrte postin e tij.


Sido që të ndodhë, është e qartë se arrestimi i Millosheviqit është pjesë e një procesi shumë më të gjerë modernizimi dhe kthimi në normalitet.


Le të përshëndesim atë që ka ndodhur në Serbi. Ky ka qenë një hap në drejtimin e duhur. Por Serbia është ende larg synimit të saj: një nje vend i vogël i zymtë në Europën jug-lindore i cili eksporton grurë; po adpoptohet në ekonominë globale me një popullsi relativisht të mirë arsimuar; kufinjtë e të cilit nuk janë viza të hequra në gjak por viza në një hartë po aq të rëndësishme për popullin e saj dhe fqinjët sa ato të Luksemburgut, Francës apo Gjermanisë.


Tim Xhudah është autori i librit Serbët: Historia, Miti dhe Shkatërrimi i Jugosllavisë, botuar nga qendra e shtypit të Universitetit Jeill.


Frontline Updates
Support local journalists