MAQEDONI: SUKSESI I ARSIMIT NE GJUHEN SHQIPE
Qeveria ka dhene disa shenja se ajo mund te jete e gateshme te perfshije Universitetin e Tetoves ne sistemin arsimor shteteror.
MAQEDONI: SUKSESI I ARSIMIT NE GJUHEN SHQIPE
Qeveria ka dhene disa shenja se ajo mund te jete e gateshme te perfshije Universitetin e Tetoves ne sistemin arsimor shteteror.
Ne nje perpjekje per te ulur tensionet nder etnike, qeveria Maqedonase ka ndermarre nje hap ne drejtim te legalizimit te Universitetit te Tetoves, UT, i cili per pothuajse dhjete vjet ka vepruar jashte sistemit zyrtar te arsimit duke ofruar arsim te larte per studentet nga rradhet e popullsise Shqiptare etnike.
Statusi i ketij universiteti ka qene nje ceshtje teper e diskutueshme ndermjet Shqiptareve dhe shumices Maqedonase. Disa Shqiptare kane vdekur dhe shume jane arrestuar gjate nje perpjekje te autoriteteve te Shkupit per ta mbyllur me force universitetin.
Pavaresisht mungeses se fondeve shteterore, shumica e Shqiptareve preferojne te ndjekin studimet ne 13 fakultetet e UT dhe jo ne universitetet e tjera te vendit ku jane te detyruar te studjojne ne gjuhen Maqedonase.
Nje ndryshim ne pozicionin zyrtar eshte shenuar fillimisht me 27 Mars kur ministri i arsimit Aziz Pollozhani, nje Shqiptar, ka thene ne parlament: "Eshte e nevojeshme qe te kete nje numer me te madh institucionesh arsimore te larta per Shqiptaret. Ekziston vullneti politik per te perfshire institucione si Universiteti i Tetoves ne kete sistem".
Universiteti eshte krijuar ne vitin 1994 nga nje grup intelektualesh Shqiptare te drejtuar nga rektori i universitetit Fadil Sulejmani. Ne Korrik te vitit 2000, komuniteti nderkombetar vendosi te mbeshtese me fonde krijimin e Universitetit te Europes Jug Lindore, UEJJ, ne Tetove. Por Shqiptaret ne pjesen me te madhe te tyre, nuk e pranuan kete universitet, duke thene se arsimi duhet te sigurohet nga fondet shteterore dhe jo nga ndonje institucion privat.
Qendrimi i ri zyrtar ka pasur nje marreveshje me 17 Mars per te filluar bisedimet ndermjet autoriteteve te UT dhe partise Shqiptare pjestare ne qeveri, Bashkimit Demokratik per Integrim, BDI. Sipas mediave lokale, te dyja palet kane rene dakort te krijojne nje "komision iniciues" te perbere nga shtate anetare per te bashkepunuar nga afer me partine ne pushtet per legalizimin e UT.
Marreveshja perfshin regjistrimin e universitetit si nje institucion i ligjshem per te cilin shteti eshte i detyruar te jape fondet e nevojeshme.
Zyrtaret Maqedonas kane shprehur vazhdimisht skepticizem rreth nivelit profesional te lektoreve ne UT dhe programeve te tyre. Standartet e ketij universiteti duhet te vleresohen nga komisioni i cili jep akreditimin per institucionet arsimore.
Rektori i UT, Naxhmedin Beadini, ka thene se kushtet e qeverise per kritere te qarta do te pranohen ne menyre qe Universiteti i Tetoves te arrije te njejtat nivele si dy universitetet e financuara nga shteti ne vend. "Ne do te bashkepunojme gjithnje ngushtesisht me ministrine e arsimit me synim permbushjen e ketyre kritereve," ka thene Beadini.
Tale Geramitcioski, zevendes minister i arsimit, ka thene me 31 Mars, se "Procesi i legalizimit ka filluar... por ne duhet te jemi te qarte se ai do te kete vlere vetem per ato fakultete te UT te cilat plotesojne standartet e kerkuara me ligj".
Geramitcioski eshte shprehur ne kundershtim me deklarimin e BDI sipas te cilet UT mund te legalizohet deri ne Shtator. Ai mendon se procesi i vleresimit dhe akreditimit mund te kerkoje me teper se nente muaj kohe megjithese "nese ata e kane te gjithe dokumentacionin e nevojshem ndoshta do te kerkoje me pak kohe".
Legalizimi i universitetit do te sillte njohjen e certifikatave te studenteve Shqiptare, te cilat deri me tani nuk pranohen nga institucionet shteterore. Media Maqedonase ka spekuluar se numri i studenteve tashme te diplomuar i ka kaluar 8,000.
Marreveshja per te filluar bisedimet per procesin e legalizimit eshte arritur pas nje jave protestash te organizuara nga studentet e UT. Protestuesit kane kerkuar reforma te brendeshme ne universitet, perfshire edhe zevendesimin e Sulejmanit dhe fillimin e perpjekjeve per zyrtarizimin e tij.
Studentet kane shprehur dyshime rreth marreveshjes por kane thene se ata do tu japin kohe paleve nenshkruese te arrijne rezultat.
Te gjitha partite Shqiptare qe kane qene ne qeveri kane premtuar se UT do te legalizohet - por asnjera prej tyre nuk e ka arritur kete synim.
Ne nje debat televiziv disa muaj me pare, Kryeministri Branko Cervenkovski ka thene se nuk eshte qeveria e cila bllokon kete proces. Problemi qendronte se asnje parti Shqiptare nuk kishte bere ndonje kerkese qe UT te regjistrohej si nje institucion privat arsimor, gje e cila perben nje kusht per legalizimin e tij.
Analistet mendojne se ky koment ka konfirmuar faktin qe tensioned per ceshtjen e UT gjate gjithe ketyre viteve jane shkaktuar jo vetem nga autoritetet Maqedonase por edhe nga mosmarreveshjet e brendeshme ne gjirin e partive Shqiptare.
Financat e universitetit tani sigurohen kryesisht nga vete studentet dhe nga Shqiptaret te cilet punojne ne Europen Perendimore. Megjithate, pas fillimit te protestave ne muajin Mars, fondacionet e Shqiptareve ne Zvicer dhe Gjermani kane nderprere te gjitha financimet deri sa te ulen tensioned dhe Sulejmani te terhiqet nga te gjitha organizmat drejtuese te UT.
Sulejmani, i cili se fundi eshte zgjedhur edhe kryetar i senatit te universitetit, i ka zemeruar studentet kur ka zevendesuar rektorin ne detyre, Ramiz Avdili. Studentet kane permendur Sulejmanin si pengesen kryesore per reforma dhe legalizim. Bordi i studenteve ka shkuar edhe me tej, duke akuzuar ate se po instalon nje "diktature Staliniste".
Sulejmani ka thene se protestat e studenteve kane qene "me paramendim te keq dhe te organizuara nga armiqte e UT te cilet kane per synim ti lene Shqiptaret pa universitet".
Nje prej protestuesve, studentja e ekonomise Shkodrane Zenuni, ka thene: "Ne mendojme se UT nuk eshte nje prone private e Sulejmanit. Ai e ka shpallur veten si mbret te perhereshem te UT dhe ka vendosur nje diktature".
Salajdin Salihu eshte nje redaktor i gazetes se perjaveshme Lobi.