Kosove: Okb Paralajmeron Per Dhune Ne Zgjedhje

Shefi i OKB-se ne Kosove ka frike per shqetesime te mundeshme ne pritje te zgjedhjeve te ketij viti.

Kosove: Okb Paralajmeron Per Dhune Ne Zgjedhje

Shefi i OKB-se ne Kosove ka frike per shqetesime te mundeshme ne pritje te zgjedhjeve te ketij viti.

Tuesday, 6 September, 2005

Shefi i misionit te OKB-se ne Kosove ka paralajmeruar se mund te shtohet dhuna politike ne prag te zgjedhjeve ne muajin Nentor, por insiston se zgjedhjet, dhe vecanerisht pjesemarrja e Serbeve te Kosoves, jane esenciale per nje permiresim afatgjate te gjendjes se sigurise ne province.


"Pjesemarrja ne zgjedhje do te pjese e procesit per te ndryshuar situaten e sigurise ketu," ka thene Hans Haekerup, perfaqesuesi special i sekretarit te pergjitheshem te OKB-se dhe shefi i Misionit te Perkoheshem te Administrates se OKB-se ne Kosove, ne nje interviste per IWPR.


Pjesa me e madhe e Serbeve jane kunder zgjedhjes se nje parlamenti dhe presidenti te Kosoves, e cila momentalisht eshte nje protektorat nderkombetar. Demografet thone se nje asamble ketu do te dominohej ne menyre te pashmangeshme nga Shqiptaret. Serbet e shohin kete gje si nje konsolidim me te madh te pushtetit te Shqiptareve dhe nje hap te pare drejt pavaresise, te cilen ata e kundershtojne me force.


Deri pak kohe me pare, vetem disa mijera Serbe te Kosoves ishin regjistruar per te votuar ne zgjedhjet e 17 Nentorit, por pas thirrjeve te qeverise Serbe dhe te Kishes Ortodokse Serbe, numri eshte rritur ne rreth 100,000 - rreth gjysma e numrit te pergjitheshem te Serbeve te Kosoves. Nese te gjithe Serbet me te drejte vote marrin pjese ne zgjedhje, ata mund te zgjedhin deri 30 perfaqesues ne parlamentin me 120 vende.


"Natyrisht, pikpyetja me e madhe eshte nese do te marrin pjese Serbet e Kosoves ne zgjedhje - interesimi ne fazen e pare te procesit elektoral, regjistrimi i votuesve, ka shkuar shume mire," thote Haekerup. "Por kjo ka ndodhur vetem pasi drejtuesit ne Beograd kane mbeshtetur procesin e regjistrimit. Ceshtja tjeter eshte nese do te perkrahin edhe pjesemarrjen e Serbeve ne zgjedhje.


"E vetmja menyre per te ndryshuar gjendjen e sigurise ne Kosove eshte te ndryshohet klima politike, dhe kjo do te thote pjesemarrja e Serbeve ne institucionet qe kemi krijuar ne".


Ish ministri Danez i mbrojtjes ka paralajmeruar per probleme te mundeshme ne prag te zgjedhjeve. "Ekziston rreziku qe dhuna politike te shtohet. Askush nuk mund ta perjashtoje kete. Por une mendoj se eksperienca tregon se kjo do te ndodhe deri ne nje fare mase".


Por ai shton: "Ka shume njerez te mire ketu te cilet kerkojne te kene nje komunitet shume kombetar ku komunitetet e ndryshme te jetojne krah per krah njeri tjetrit. Ka edhe disa ekstremiste te cilet nuk e deshirojne nje gje te tille, por ne duhet te kemi nje proces ku qendrimet e njerezve te ndryshojne. Ketu jane kryer shume krime. Mendoj se koha punon per ne, por vetem nese ne i bejme gjerat si duhen'


"E gjithe ideja per keto zgjedhje dhe institucionet provizore te vete administrimit eshte te afrojme politikane te ndryshem nga komunitetet e ndryshme, dhe ata te punojne se bashku per zgjidhjen e problemeve te perditeshme te popullsise se Kosoves. Pra, ky nuk eshte nje synim me vetvete, eshte pjese e nje procesi te ndryshimit te asaj qe kane njerezit ne koke, dhe kjo do te ndryshoje pastaj edhe gjendjen e pergjitheshme te sigurise".


Haekerup thote se persai perket sigurise, ka nje limit edhe per ate qe mund te bejne 40-50 mije ushtare te KFOR-it dhe 10 mije oficere policie.


"Ne po perpiqemi te miratojme ligjet e nevojeshme dhe te krijojme kapacitetin e nevojshem per te luftuar terroristet, krimin e organizuar, kalimin e paligjshem te kufirit, posedimin ilegal te armeve, mbrojtjen e deshmitareve dhe te tjera, ne menyre sa me efektive," thote ai.


Haekerup ka mirepritur mbeshtetjen ne rritje dhe dhenien e informacionit nga popullsia e Kosoves, duke thene se UNMIK gezon popullaritet. "Kur dal neper rruget e Prishtines njerezit jane shume miqesor. Ne bashkepunojme me politikane. Zgjedhjet lokale kane qene nje hap i rendesishem, sepse ato kane vendosur se ne cfare drejtimi njerezit duan te shkojne. Mendoj se njerezit jane te lodhur me ata qe jane futur ne rradhet e UCK-se. Pjesa me e madhe votuan per strukturen e vjeter paralele te Z. Rugova".


Ai ka kundershtuar faktin qe Forca e Mbrojtjes Serbe e sapoformuar tregon per nje ndarje te thelle ne Kosove. "Ajo eshte nje organizate civile urgjence, dhe asgje me teper: ata do te merren me detyra civile ne raste emergjence, duke vepruar nga Gracanica," ka thene ai.


Haekerup thote se siguria ne Kosove eshte ne nivel te larte dhe se nuk kishte asnje plan per te marre masa pas sulmeve ne SHBA. "Ne fakt, duhet te shikoni Kosoven dhe te kuptoni sesa e qete ka qene situata ketu gjate zhvillimeve ne luginen e Presheves dhe krizes ne Maqedoni," thoteai. "Politikanet kane qene shume te moderuar, duke denuar edhe terroristet Shqiptare ne Maqedonine perendimore".


Saso Ordanoski eshte redaktor koordinues i IWPR-se ne Maqedoni.


Macedonia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists