Shqetësim mbi Kohëzgjatjen e Gjyqit ndaj Millosheviq

Gjyqi ndaj Millosheviq mund të mos përfundojë brenda afateve të përcaktuara kohore.

Shqetësim mbi Kohëzgjatjen e Gjyqit ndaj Millosheviq

Gjyqi ndaj Millosheviq mund të mos përfundojë brenda afateve të përcaktuara kohore.

Wednesday, 9 November, 2005

Më 17 shkurt, kur kanë kaluar më tepër se dy vjet nga fillimi i gjyqit ndaj Millosheviq, prokurorët e Hagës do të kenë mbaruar kohën e caktuar në dispozicion për të paraqitur provat e tyre dhe për të provuar akuzat e ngritura ndaj ish presidentit të Jugosllavisë.


Por kjo nuk do të thotë që ky gjyq historik, në të cilin kanë dëshmuar mbi 300 dëshmitarë dhe janë paraqitur qindra e mijëra dokumente, është pranë përfundimit.


Millosheviq akuzohet me 66 akuza për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid dhe tre gjykatësit të cilët përbëjnë trupin gjykues kanë thënë se ai do të ketë të njëjtën kohë në dispoziocion për të mbrojtur veten ndaj akuzave, sa kanë pasur prokurorët për të provuar vërtetësinë e akuzave.


Kjo nuk do të thotë që ata do të kenë 286 ditë të cilat ka përdorur akuza gjatë dy vjetëve të fundit, sepse pjesa më e madhe e kësaj kohe nuk është përdorur nga prokurorët por nga Millosheviqi në seancat e gjata të pyetjeve për dëshmitarët. Në fakt, prokurorët thonë se Millosheviq dhe amici curiae (miqtë e gjykatës të emëruar nga trupi gjykues për të ndihmuar të pandehurin ndërsa mbron veten) kanë përdorur më tepër se dy të tretat e kësaj kohe, dhe trupi gjykues e ka pasur parasysh këtë kur ka vendosur se sa kohë do të ketë Millosheviq për të paraqitur mbrojtjen e tij.


Megjithatë, për shumë arësye, pjesa e mbetur e gjyqit ndaj Millosheviq mund të shtyhet edhe për rreth dy vjet të tjerë.


Këto do të jenë procedurat e ardhëshme.


Sipas rregullores së gjykatës, pasi prokurorët përfundojnë paraqitjen e akuzave, Millosheviq ose ndihmësit e tij mund ti kërkojnë trupit gjykues të shpallë të pafalshëm të pandehurin për akuzat për të cilat prokurorët nuk kanë paraqitur prova të mjaftueshme, gjë që ata e kanë bërë në të kaluarën.


Gjykatësit mund të marrin një vendim të tillë edhe me inisiativën e tyre.


Procesi gjyqësor pastaj do të ndërpritet dhe Millosheviq do ti jepet të paktën tre muaj kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij. Megjithëse gjykata ka dhënë tre muaj kohë, ndihmësit e Millosheviq kanë apeluar këtë vendim dhe kanë kërkuar më tepër kohë. Trupi gjykues i apelit ende nuk ka marrë vendim për kërkesën e tyre.


Rreth gjashtë javë pas ndërprerjes së procesit, gjykatësit do të mbajnë një mbledhje për të diskutuar mbrojtjen e të pandehurit dhe do të caktojnë numrin e dëshmitarëve që do të lejohet të thërrasë Millosheviq dhe kohën që do ti lejohet atij për të paraqitur mbrojtjen e tij – dhe trupi gjykues mund të marrë këtë vendim si ta shikoj të arësyeshme.


Pas fjalës së tij të hapjes, Millosheviq do të nisë mbrojtjen e tij. Trupi gjykues ka deklaruar se do ti kapë prokurorëve të njëjtën kohë që i ka lejuar Millosheviq për të pyetur dëshmitarët e akuzës, por prokurorët nuk do ta përdorin gjithë këtë kohë. Kjo mendohet se do të pakësojë numrin e ditëve të nevojëshme për trupin gjykues për të dëgjuar mbrojtjen e Millosheviq, por meqënëse trupi gjykues ka vendosur që i pandehuri është në gjendje të përballojë vetëm tre ditë të pjesëshme në javë në gjykatë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, kjo nuk do të ndikojë shumë në shkurtimin e kohëzgjatjes së procesit.


Përvec një sasie të madhe kohe për të pyetur cdo dëshmitar të paraqitur nga Millosheviqi, pas përfundimit të mbrojtjes së tij, prokurorët kanë të drejtën të paraqesin edhe prova për të kundërshtuar cështjet e reja të cilat mund të ketë ngritur ai gjatë mbrojtjes.


Pas kësaj, Millosheviqi dhe ndihmësit e tij do të kenë një mundësi tjetër për të kundërshtuar kundërprovat e prokurorëve.


Më në fund, trupi gjykues mund të thërrasë dëshmitarët e tij apo ti kërkojë secilës palë të paraqesë prova shtesë. Meqënëse prokuroria ende nuk ka mundur të shohë dokumentacionin që ndodhet në arkivat e Jugosllavise, të cilat ajo i ka kërkuar, dhe duke ditur që trupi gjykues ende nuk ka vendosur nëse do të pranojë apo jo disa dokumenta të paraqitura si prova nga prokurorët, përfshirë edhe rreth 245 biseda telefonike të përgjuara, prokurorët ndoshta do të përpiqen të paraqesin prova të reja.


Pas kësaj, prokurorët dhe mbrojtja kanë të drejtën të paraqesin argumentat përfundimtare dhe të paraqesin një dokument përfundimtar mbi procesin, i cili rishikon akuzat dhe provat të cilat sipas tyre provojnë ose nuk provojnë këto akuza.


Prokurorët kanë të drejtë të japin një deklaratë shtesë për të kundërshtuar cdo provë apo deklarim shtesë që mund të japë mbrojtja në fjalën e saj mbyllëse.


Pasi të dëgjojë fjalët përmbyllëse, trupi gjykues do të tërhiqet për të marrë vendimin. Në të kaluarën, edhe për raste shumë më pak të vështira, gjykatësve u janë dashur mbi gjashtë muaj për të arritur një vendim. Meqënse rasti i Millosheviq është shumë i komplikuar dhe tepër i gjerë, trupi gjykues me siguri që do të ketë nevojë për një kohë të gjatë për të dhënë vendimin e tij.


Pasi gjykatësit të marrin një vendim dhe të japin dënimin, prokurorët dhe mbrojtja kanë të drejtë të apelojnë vendimin e marrë – një mundësi që të paktën njëra palë do të përdorë me siguri.


Gjatë procesit të apelit – një tjetër procedurë e cila kërkon shumë kohë – si prokurorët ashtu edhe mbrojtja paraqet informacione, i përgjigjen njëra tjetrës dhe paraqesin prova me gojë para trupit gjykues të apelit, i cili përbëhet nga pesë gjykatës.


Edhe procesi i vendim marrjes në apel do të jetë i gjatë, sepse gjykatësit duhet të analizojnë argumentat si edhe të rishikojnë pjesë të ndryshme të procesverbaleve të procesit gjyqësor.


Edhe pasi trupi gjykues i apelit të marrë vendimin, nëse do të ketë ndonjë provë të re e cila mund të ndikojë mbi vendimin, palët mund të aplikojnë para trupit gjykues për ta marrë atë parasysh – një procedurë e cila mund të cojë në një seancë të re apo edhe në ribërjen e procesit gjyqësor.


Megjithatë, deri në atë kohë, gjykata do të ketë pushuar së ekzistuari – ajo mendohet të përfundojë veprimtarinë e saj në vitin 2008 – dhe për rrjedhim edhe nuk dihet se cfarë procedurash ligjore mund të krijohen për të zgjidhur rastet e papërfunduara.


Judith Armatta raporton nga Haga ku punon për Koalicionin për Drejtësi Ndërkombëtare. (http://www.cij.org)


Balkans
Frontline Updates
Support local journalists