Pasi Kane Shpetuar nga Termeti, Rumunet Presin Mrekulli te Tjera

Pasi kane shpetuar nga "termeti shkaterrimtar", Rumunet kane rifilluar lojen e tyre te dashur te fatit ne televizion, duke shpresuar per nje mrekulli qe ti shpetoje nga varferia.

Pasi Kane Shpetuar nga Termeti, Rumunet Presin Mrekulli te Tjera

Pasi kane shpetuar nga "termeti shkaterrimtar", Rumunet kane rifilluar lojen e tyre te dashur te fatit ne televizion, duke shpresuar per nje mrekulli qe ti shpetoje nga varferia.

Ne Rumani ditet e para te mijevjecarit te ri jane dominuar nga diskutimet vetem mbi nje teme - termetin, qe pritej te ishte 7 balle ne shkallen Richter dhe qe pritej te godiste vendin me 15 Janar. Pyetja: "A do te bjere apo jo?" behej nga te gjithe.


Ky alarm i madh u shpernda nga "sizmologu", Vergil Hancu.


Hancu thote se ai eshte nje profesor ne nje universitet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe se ka shpikur nje pajisje qe eshte ne gjendje te parashikoje daten e sakte te nje termeti. Shume Rumune besuan ne parashikimet e tij se nje termet i fuqishem do te godiste Rumanine me 15 Janar. Disa njerez filluan te grumbullonin edhe sasi uji dhe ushqimesh, ndersa te tjere filluan te kerkonin nje vend te sigurte per t'u fshehur.


Prifterinj dhe lexues te fatit ofronin keshilla dhe zgjidhje se si mund te mbijetohej nga katastrofa. Nje grup yoga u beri thirrje njerezve ne Rumani te luteshin per 45 minuta cdo mbremje deri ne fund te Janarit per te parandaluar "termetin shkaterimtar". Nje kompani sigurimesh nisi nje "fushate promocionale ofertash per termetin".


Zyrtaret ne disa qytete, perfshire edhe kryeqytetin Bukuresht, filluan te benin pergatitje per kete ngjarje. U organizuan takime te grupeve te emergjences per te diskutuar per masat qe duheshin marre ne rast te nje emergjence te tille. U bene plane per te ngritur tenda ne parqet publike, pavaresisht nga temperaturat e ftohta te dimrit.


Fakti qe autoritetet dukej se po vepronin sipas parashikimeve te Hancut rriti shqetesimin e publikut. Per me teper, zhurma e madhe e perditeshme ne media ushqeu histerine ne rritje, pavaresisht deklaratave se parashikimet e Hancut nuk po merreshin seriozisht.


Sizmologet Rumune u perpoqen te qetesonin gjendjen duke insistuar se nje termet mbi 7 balle te shkalles Richter ishte pothuajse i pamundur ne kete moment, por qe mund te ndodhe pas rreth pese vjetesh.


Hancu mbeti i vendosur ne parashikimin e tij deri ne fund. "Do te kete nje termet, eshte e paevitueshme", tha ai ne nje interviste te transmetuar nga te gjitha stacionet televizive me 14 Janar. "Ne se nuk ndodh neser, atehere do te ndodhe brenda pak ditesh".


Por "dita me e frikeshme e vitit" - sic e quajten disa media - kaloi pa ndonje incident. Keshtu qe Rumunet munden ti ktheheshin preokupimit te tyre kryesor te fundit te javes - bingos.


Ne te gjithe Rumanine, cdo dite ka rradha te gjata ndersa njerezit presin me ore te tera per te blere biletat e tyre te bingos, "duke investuar" ato pak para qe kane ne lojen e fatit. Te Djelen ne mbremje shikuesit mblidhen rreth televizorit, duke u lutur qe te dalin numrat e tyre.


Bingo eshte nje eveniment i madh qe ka terhequr shume interes ne televizionin Rumun. Fillimisht ajo u shfrytezua nga Antena 1, televizioni privat me i rendesishem ne Rumani. Se bashku me klubin e bingos ne Bukuresht, Antena 1 transmeton nje show te perjavshem, i cili terheq interesin dhe parate e miliona Rumuneve.


Diten e Krishtlindjeve show pagoi cmimin me te madh te paguar ndonje here ne Rumani prej 1 milion dollaresh Amerikane nje familjeje te re ne nje qytet ne lindje te vendit, rajoni me i varfer ne Rumani.


Nje kanal tjeter i rendesishem privat PRO TV, ne pronesi kryesisht te nje kompanie Amerikane, duke pare popullaritetin qe gezon Antena 1, nisi nje show te ngjashem. Megjithese fillimisht pak ne hije, loja show e PRO TV ka terhequr edhe ajo nje audience te madhe.


Ne kunderpergjigje, stacioni publik Rumun, Televiziunea Romana (TVR) nisi versionin e saj te lojes se bingos me 8 Janar dhe per shkak te cmimeve te medha qe ofroheshin Rumunet bene cmos per te blere biletat.


E kercenuar nga popullariteti i bingos ne televizion, Llotaria Rumune u hodh ne kundersulm. Meqenese dy shortet e llotarise speciale me rastin e Vitit te Ri nuk paten asnje fitues, nje shume e grumbulluar si jackpot prej 19 miliard Lei (1.05 milion dollare) u vu ne loje, duke shkaktuar nje histeri te vertete tek lojtaret te cilet rrethuan qendrat e shitjes se biletave gjate gjithe javes.


"Une provoj fatin tim cdo jave," thote Sorin Florea, nje mesues 30 vjecar. "Ky eshte rasti im i vetem qe te fitoj ca para per te blere nje shtepi per veten dhe familjen time." Florea fiton me pak se 125$ ne muaj. Cmimi mesatar per nje apartament me dy dhoma ne rrethinat e Bukureshtit kushton rreth 10,000 $.


Histeria e bixhozit nuk eshte e re ne Rumani, nje vend qe eshte tronditur vitet e fundit nga renia e disa skemave piramidale. Pas dhjete vjete reforma ekonomike kryesisht te pasukseseshme, shume Rumune kane humbur shpresen se gjerat do te permiresohen. Miliona njerez kalojne me veshtiresi muajin me te ardhura rreth 3$ ne dite.


Shume Rumune thone se ndjehen pa shprese dhe pak njerez kane besim ne organizatat, si partite politike dhe sindikatat, qe premtojne permiresimin e gjendjes. Nje sondazh i kryer Nentorin e kaluar ka treguar se mbi 75% e Rumuneve mendojne se vendi po drejtohet "ne menyre te gabuar" nga udheheqesit politike. Si rezultat numri i njerezve qe presin nje mrekulli te numrave po rritet gjithnje e me teper.


Marian Chiriac eshte redaktor i lajmeve i Agjensise se lajmeve MediaFax ne Bukuresht dhe redaktor i "Politika e Jashteme", nje reviste tre mujore qe botohet nga Shoqata Akademike Rumune.


Frontline Updates
Support local journalists