KROACI: RACAN JEP DOREHEQJEN

Doreheqja e Ivica Racan nga posti i kryeministrit mund te jete nje loje taktike per te krijuar nje koalicion me te qendrueshem te qendres se majte

KROACI: RACAN JEP DOREHEQJEN

Doreheqja e Ivica Racan nga posti i kryeministrit mund te jete nje loje taktike per te krijuar nje koalicion me te qendrueshem te qendres se majte

Kryeministri Ivica Racan ka dhene doreheqjen, te Premten, pas nje votimi ne parlament ne fillim te javes ku vetem nje pjese e deputeteve te koalicionit te tij qeveritar kane mbeshtetur nje ligj te ri per stacionin berthamor te Krsko te cilin Kroacia e ka te perbashket me Sllovenine.


Ne nje fjalim te shkurter te transmetuar nga televizioni, drejtuesi Social Demokrat ka fajesuar Partine Social Liberale Kroate, HSLS, per vendimin e tij - vetem 6 nga 23 deputetet e saj kane mbeshtetur kete ligj. Aleanca qeveritare ka pranuar te qendroje ne pushtet deri ne krijimin e nje administrate te re, me siguri deri nga fundi i Korrikut.


Analistet thone se hapi i kryeministrit eshte nje levizje taktike. Ata mendojne se ai eshte i sigurte qe Presidenti Stipe Mesiq do ti kerkoje perseri krjimin e nje qeverie te re te koalicionit, te cilen Racan me siguri do ta pranoje, dhe do ta krijoje pa pranine shqetesuese te HSLS-se.


Ai ka thene se do te vazhdoje te punoje per te miren e vendit dhe do te shtyje perpara reformat e nevojeshme per rimekembjen ekonomike te tij. Duke falenderuar publikun per durimin dhe besimin, ai nuk ka pranuar te kete nje krize kushtetuese.


Megjithese shqetesimet ambjentaliste dhe ato energjitike kane pasur nje peshe te konsiderueshme ne debatin rreth se ardhmes se Krsko, votimi eshte pare ne rradhe te pare si nje test per vete Racan.


Konflikti ndermjet Social Demokrateve dhe HSLS-se ka penguar punen e qeverise per me teper se nje vit. Korrikun e kaluar, drejtuesi i kesaj te fundit Dragan Budisha ka krijuar nje krize duke refuzuar te mbeshtese vendimin e Racan per te bashkepunuar me gjykaten e krimeve te luftes ne Hage dhe per te ekstraduar dy oficere te ushtrise.


Nje krize e re ka shperthyer dimrin e kaluar, kur Budisha ka dhene doreheqjen nga posti drejtues i HSLS-se. Ai eshte zgjedhur me vone perseri si kryetar dhe pastaj eshte future ne qeveri si zevendes kryeminister per disa muaj. Megjithate, pjesa e fuqishme nacionaliste e krahut te djathte e partise se tij ka bere qe konflikti i tij me Racan te vazhdoje.


Administrata e re e Racan ka shume mundesi qe do te perfshije partine Social Demokrate te tij, Partine Fshatare Kroate, HSS, Partine Liberale, LS, Partine Popullore Kroate, HNS, dhe disa parti rajonale. Ky koalicion i ristrukturuar do te perbeje vetem nje administrate te pakices, por ekziston shpresa se ai mund te jete me i forte dhe me i qendrueshem sesa kabineti parardhes ne prag te zgjedhjeve te pergjitheshme te vitit te ardheshem.


Nje menyre per nje efikasitet me te madh mund te jete pakesimi i numrit te ministrive, numri i madh i te cilave shpesh fajesohet per nivelin pergjithesisht te keq te komunikimit dhe koordinimit ndermjet organizmave te ndryshme te qeverise.


Ne kete vit qe ka mbetur deri ne mbajtjen e zgjedhjeve, administrata do te duhet te veproje me shpejtesi per te permiresuar imazhin e saj ne publik, duke theksuar arritjet e saj ne ndryshimin e imazhit te Kroacise jashte vendit, duke terhequr investitoret e huaj dhe investimet ne projekte te rendesishme, si ndertimi i nje autostrade qe do te lidhe Zagrebin me qytetin e dyte me te madh te vendit, Split.


Deri me tani reformat kane ecur me ritme te ngadalta, megjithese te dhenat ekonomike tregojne se ekonomia gradualisht po e merr veten. Qeveria gjithashtu ka mbetur pergjithesisht e pa njollosur nga skandale personale.


Anketimet tregojne se nje koalicion i ri pa pranine e HSLS, por duke perfshire parti te tjera te majta, centriste dhe rajonale dhe partite e pakicave etnike ndoshta do te mund te fitonte zgjedhjet e ardheshme. Hapi me i fundit i Racan duket se eshte pranuar mire nga publiku si edhe nga komuniteti diplomatik.


Prioritare per Kroacine nese ajo deshiron te vazhdoje ne rrugen drejt anetaresimit ne BE dhe te terheqe investimet e huaja jane reforma ne sistemin gjyqesor, administraten publike, ushtri dhe arsim. Pa nje qeveri te konsideruar si efikase dhe me vision te qarte per te ardhmen, do te jete e veshtire te arrihen keto rezultate brenda nje viti.


Humbesi me i madh nga kjo drame e fundit politike mund te jete vete Budisha. Ai duket se ka percare partine e tij, ndersa dy nga ministrat e tij kane thene se do te vazhdojne te perkrahin Racan dhe ndoshta si rezultat do te debohen nga rradhet e HSLS-se.


Ne rast te perjashtimit te saj nga administrata e ardheshme, HSLS duket se mund te shkoje drejt se djathtes. Kjo gje e ben ate nje partner te mundeshem te ish partise ne pushtet te Bashkimit Demokratik Kroat te Franjo Tugjmanit, ne nje bllok te krahut te djathte.


Andrea Feldman eshte sekretare e marredhenieve nderkombetare te Partise Liberale, ne Zagreb, Kroaci.


Croatia
Frontline Updates
Support local journalists