KOMENT: MBESHTETJA E GABUAR

Qendrimi i vendosur i Ashdown ndaj shtypit te pavarur dhe besimi qe ka treguar ndaj partive nacionaliste po e con ate ne nje rruge pa krye.

KOMENT: MBESHTETJA E GABUAR

Qendrimi i vendosur i Ashdown ndaj shtypit te pavarur dhe besimi qe ka treguar ndaj partive nacionaliste po e con ate ne nje rruge pa krye.

Tuesday, 6 September, 2005

Asnje zyrtar nderkombetar nuk eshte pritur aq mire ne Bosnje sa Perfaqesuesi i Larte i tanishem Paddy Ashdown. Dhe askush tjeter nuk ka mundur te zhgenjeje dhe zemeroje kaq shume njerez brenda nje kohe kaq te shkurter.


Partite politike te moderuara ne Bosnje dhe shtypi i pavarur kane investuar shume shpresa ne ish kryetarin e Partise Liberal Demokrate Britanike, por ata nuk e konsiderojne me si nje aleat per dy aresye.


E para eshte besimi naiv i Perfaqesuesit te Larte qe partite nacionaliste tani ne pushtet ne Bosnje (Partia Demokratike Serbe, Bashkimi Demokratik Kroat dhe Partia per Veprim Demokratik) mund te zbatojne reformat aq te nevojeshme.


Ashdown duket se beson qe korrupsioni, dhe jo nacionalizmi, eshte problemi me i madh me te cilin perballet sot Bosnja – nje mendim interesant ky po te kemi parasysh se korrupsioni e ka bazen dhe fillesen pikerisht tek nacionalizmi.


Eshte thjesht e pabesueshme qe i derguari nderkombetar – i cili ka pothuajse pushtetin e nje perendie ne Bosnje – promovon publikisht idene se ish arkitektet e genocidit dhe spastrimeve etnike tani mund te cojne kete vend perpara drejt integrimit Euro-Atlantik.


Si mund tu besohet partive te krijuara me baza dhe ideologji nacionaliste per te reintegruar nje vend multi etnik, vecanerisht ne gjendje kaq te veshtire si Bosnja? Dhe duke pasur parasysh se vendosja e sundimit te ligjit eshte nje prej reformave qe Ashdown shpreson qe ato te zbatojne, ai duhet te kuptoje – sepse ato me siguri e kuptojne – qe nese shteti do te funksiononte edhe per nje dite te vetme si nje shtet me ligje, e gjithe udheheqja e ketyre partive, me vetem pak perjashtime, do te shkonin ne burg per korrupsion, pjesemarrjen e tyre ne krimet e kohes se luftes dhe krime te tjera.


Aresyeja e dyte per largimin ndermjet Perfaqesuesit te Larte dhe pjese se moderuar te shoqerise se Bosnjes eshte fyerja qe ai i ka drejtuar ndaj disa prej gazetareve politik me liberal ne vend.


Po te gjykojme nga paraqitjet me te fundit ne publik dhe deklarimet e Ashdown, qendrimi i tij mund te perkufizohet si agresiv dhe i ekzagjeruar.


Qendrimi i tij ndaj gazetave te pavarura, te moderuara – dhe pikerisht te perditeshmeve Oslobodjenje dhe Nezavisne Novine, dhe se perjaveshmeve Dani dhe Slobodna Bosna, dhe redaktoreve e analisteve te tyre kryesore – konsiderohet si arrogance koloniale Britanike.


Te gjithe parardhesit e tij e kane vleresuar kete media te pavarur per qendrimin e saj te hapur anti nacionalist, por Ashdown duket se nuk eshte dakort me qendrimin e tyre.


Drejtuesi i Grupit Nderkombetar te Krizave ne Bosnje dhe Herzegovine, Mark Wheeler, ka qene nder te paret qe ka theksuar se Ashdown ka shnderruar median e cila kishte dhene nje kontribut te madh per tolerancen, luften ndaj korrupsionit dhe krijimin e nje shteti ligjor ne ne nje kritike te ashper te qendrimeve te tij.


Ashdown ka hedhur poshte analizat e nje prej komentatoreve me te njohur ne Bosnje Herzegovine, duke i quajtur ato “si zera kafenesh” dhe lexuesit e Slobodan Bosna si “budallenj”.


Perfaqesuesi i Larte duket se eshte vene kunder gazetareve te cilet kane punuar gjate luftes, duke mbajtur gjalle vlerat liberale duke rrezikuar shume, dhe te cilet ne periudhen e pas luftes jane perpjekur dhe kane punuar per avancimin e kauzes se pajtimit dhe stabilitetit.


Marredheniet ndermjet Ashdown dhe shtypit liberal kane arritur piken me te ulet kur e perditeshmja Dnevni Avaz e ka perzgjedhur ate si Personaliteti i Vitit. Duke pranuar kete titull ne nje ceremony me kete rast, Ashdown i ka pershkruar faqet e gazetes si “shembulli me i qarte i suksesit professional dhe ne biznes”


Keto deklarime kane habitur pa mase qarqet liberale, te cilat e shikojne kete gazete me dyshim, sepse ajo eshte krijuar nga nje parti nacionaliste, e cila ka ndryshuar qendrimin e saj ne vite duke mbeshtetur partine ne pushtet.


Komentatori i njohur politik Ivan Lovrenoviq ka pershkruar me se mire ndjenjen e pakenaqesise qe ka shkaktuar kjo deklarate. Ai ne nje shkrim per Dani ka thene: “Cilido qe kupton dicka nga gazetaria dhe gjendja ne Bosnje, e di se gjerat jane krejtesisht ndryshe dhe ne kundershtim me ato qe ka thene Ashdown per Avaz. Ajo gazete perfaqeson karakteristikat me te keqia te politikes se paskrupullt, nje sherbetore e te gjitha regjimeve, e cila shkel sistematikisht parimet e gazetarise”.


Faqja e pare e numrit te Dani pas ceremonies se Personalitetit te Vitit eshte botuar e zeze ne shenje proteste ndaj komenteve te Ashdown.


Eshte e paqarte se cfare fshihet pas ketyre qenrimeve te Ashdown. Ndoshta mund te jene paragjykimet e Perendimoreve ne lidhje me Ballkanin, ose edhe nje qendrim strategjik i gabuar, ose nje kombinim i te dyjave.


Megjithate, eshte e qarte se ai ka pasur mundesi te zgjedhe kur ka pranuar kete detyre: te mbeshtese politikanet dhe median te cilet e kane shnderruar Bosnje Herzegovinen ne nje symbol te krimit dhe erresires apo te afrohej me ata te cilet i kundershtojne keto.


Ashdown duket se e ka bere zgjedhjen e tij.


Senad Pecanin eshte kreyredaktor i se perjaveshmes BH Dani ne Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists