Maqedoni: Zemerim Rreth Perfitimeve Parlamentare

Deputet e parlamentit ne Maqedoni kane votuar per perfitimin e privilegjeve parlamentare per gjithe jeten ne prag te zgjedhjeve.

Maqedoni: Zemerim Rreth Perfitimeve Parlamentare

Deputet e parlamentit ne Maqedoni kane votuar per perfitimin e privilegjeve parlamentare per gjithe jeten ne prag te zgjedhjeve.

Nje ligj i ri mbi te drejtat dhe detyrimet e deputeteve te Maqedonise ka shkaktuar nje proteste te fuqishme nga analiste politik, avokate dhe politikane te opozites, te cilet thone se ligji i ri eshte nje perpjekje per te siguruar avantazhe te pandershme.


Sipas ligjit te ri, te miratuar me 24 Janar, deputet te cilet kane mbajtur kete post per te pakten 18 muaj do te kene te drejten per dalje ne pension me pare dhe pensione me te medha se punonjesit e tjere si edhe do te kene te drejten per te mbajtur pasaporte diplomatike per gjithe jeten.


Ekspertet ligjore thone se ligji eshte ne kundershtim me kushtetuten dhe diskriminues ndaj qytetareve te thjeshte. Sipas rregullave te tanishme, per shembull, pasaportat diplomatike, te cilat lejojne udhetime te lehta jashte vendit dhe disa imunitete ligjore ne bote, jane dorezuar kur nje deputet largohet nga parlamenti.


Borce Davitkovski, profesor i se drejtes administrative ne Universitetin e Shkupit, ka thene se rregullat e reja do ta bejne Maqedonine nje "shtet qesharak".


"Ne te gjitha shtetet ne bote rregullat jane te qarta - kur nje deputeti i perfundon mandati, ai duhet te ktheje mbrapsht pasaporten. Shteti eshte pronari i pasaportes. Te gjithe do te qeshin me ne. Eshte e cuditeshme dhe e kunder ligjeshme," ka thene ai.


Deputet kane votuar gjithashtu per ti dhene te drejte vetes te dalin ne pension pas 25 vjet ne pune, ose kur te mbushin moshen 50 vjecare - shume me shpejt se Maqedonasit e zakonshem. Per me teper, pensionet e tyre do te jene sa 80 perqind e rrogave te tyre. Te gjithe Maqedonasit e tjere duhet te kenaqen me 60 perqind te rroges se tyre te fundit kur dalin ne pension.


"Perse duhet qe dikush i cili ka punuar sa gjysma e njerezve te tjere te lejohet te dale ne pension vetem se ka kaluar nja dy vjet duke fjetur gjume ne parlament?" pyet i zemeruar Davitkovski. "Ky eshte nje turp i madh - si ne opininon vendas ashtu edhe per ate nderkombetar".


Per me teper ligji ka edhe fuqi paravepruese, pra cdo deputet, ne kete apo ne parlamentet e tjere, i cili ka mbajtur kete post per te pakten 18 muaj, do te perfitoje nga kushtet e reja te pensionit.


Sllobodan Danevski, nje deputet i Partise Liberale, e mbron kete ligj, duke thene se rregullat e reja percaktojne detyrimet dhe privilegjet, duke u kerkuar deputeteve te lene punet e tjera dhe duke u bllokuar pagen e tyre nese nuk marrin pjese ne sesionet parlamentare.


"Deputetet nuk duhet te jene te lire te vijne dhe te largohen nga parlamenti sa here qe kane deshire," thote Danevski. "Duhet te vendoset rregull. Ata duhet te jene ose deputete ose doktore, profesore, menaxhere apo cdo gje tjeter".


Nje kerkese tjeter ne ligjin e ri te miratuar ne Janar thote se perfaqesuesit e parlamentit duhet te regjistrojne pronat qe zoterojne ne momentin qe zgjidhen dhe duhet ta rifreskojne kete informacion pas dy vjetesh ne kete post.


Deputet nga Bashkimi Social Demokrat i Maqedonise, SDSM, dhe disa deputete nga partite e vogla te opozites kane votuar ne shumice kunder ligjit te miratuar me 24 Janar. SDSM thote se perfaqesuesit e partive ne pushtet kane dashur thjesht te garantojne perfitime per veten e tyre perpara zgjedhjeve te pergjitheshme te planifikuara per vitin e ardheshem.


"Ligji nuk perputhet me gjendjen ekonomike dhe sociale ne vend," ka thene deputeti i SDSM-se Ljupcko Popovski, duke theksuar shqetesimet e shprehura nga disa eksperte te ekonomise se perfitimet e medha ne fushen e pensioneve do te rendonin se tepermi buxhetin edhe ashtu te renduar te shtetit.


Deputetet kane miratuar nje ligj te ngjashem ne vitin 2000 por presidenti Maqedonas Boris Trajkovski nuk ka pranuar ta nenshkruaje ate dhe ia ka kthyer parlamentit per "ndryshime". Zyra e presidentit ka thene se nje taktike e ngjashme mund te perdoret edhe kete here.


Nderkohe, sindikatat Maqedonase po e kundershtojne kete legjislacion ne gjykaten kushtetuese. Davitkovski mendon se ajo do te vendose kunder ligjit te ri.


Analistet politik mendojne se edhe nese ligji nuk miratohet, demi ne planin afatgjate mund te jete i konsiderueshem. Sipas tyre, mungesa e besimit dhe cinizmi ne rradhet e votuesve Maqedonas mund te shtohet dhe reputacioni nderkombetar i vendit mund te demtohet.


Gordana Icevska-Stojanovska punon per te perjaveshmen Kapital ne Shkup.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists