Kriza Politike Ne Moldavi Shkakton Tension Ne Rumanine Fqinje

Renia e qeverise Moldave ka shkaktuar shqetesim edhe ne Rumanine fqinje duke rritur friken se cmimi i marredhenieve me te ngushta me Perendimin po ngrihet gjithnje e me shume.

Kriza Politike Ne Moldavi Shkakton Tension Ne Rumanine Fqinje

Renia e qeverise Moldave ka shkaktuar shqetesim edhe ne Rumanine fqinje duke rritur friken se cmimi i marredhenieve me te ngushta me Perendimin po ngrihet gjithnje e me shume.

Thursday, 10 November, 2005

Pas humbjes se pesuar ne nje votebesim me 9 Nentor, qeveria e qendres se djathte ne Moldavi eshte rrezuar nga pushteti, duke e futur vendin ne krizen e dyte politike ne me pak se nje vit.


Komunistet, nacionalistet dhe deputetet qe mbeshtesin Presidentin Petru Lucinschi kane bllokuar propozimet e rendesishme per buxhetin dhe reformat ekonomike te kerkuara nga Fondi Monetar Nderkombetar (FMN). Nje kredi e FMN prej 35 milion dollare Amerikan ishte e kushtezuar me nje sere reformash ekonomike, perfshire edhe privatizimin e industrive me te medha te Moldavise - ate te veres dhe duhanit.


Tani kredite e FMN jane vonuar duke rrezikuar keshtu edhe kredi te tjera nga Banka Boterore, Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Europian (BE) - te cilat e kalojne shifren e 150 milion dollareve Amerikan.


Kriza me e fundit politike ka mundesi te rendoje edhe me tej gjendjen ekonomike ne Moldavi duke qene se problemet e vendit reflektojne pozicionin e saj gjeopolitik dhe vonesat ne zbatimin e politikave reformiste ekonomike.


Dikur nje nga rajonet me te pasura te Bashkimit Sovjetik - nje shtet i vogel por me nje toke bujqesore te begate i shtrire ndermjet Ukraines dhe Rumanise - Moldavia ka qene ne renie te vazhdueshme ekonomike qe prej rrezimit te rregjimit Komunist.


Monedha e Moldavise, leu, ka humbur rreth 50 perqind te vleres se saj ndaj dollarit Amerikan vetem gjate vitit te fundit dhe borxhet e jashteme llogariten ne mbi 235 milion dollare.


Kriza financiare e qeverise ka lene punetoret e sektorit publik pa paga gjate ketyre gjashte muajve te fundit. Shume biznese nuk kane mundur te paguajne energjine elektrike dhe lenden e pare dhe disa te tjere i paguajne punetoret me mall sepse nuk kane para.


Ekonomia eshte zvogeluar ne nje te treten e asaj qe ka qene perpara pavaresise (1991) dhe mbetet teper e varur nga ndryshimet ekonomike ne Rusi. Ne fakt rreth 70 perqind e biznesit dhe eksportit vazhdon te behet me Rusine dhe sistemi energjitik i republikes vazhdon te mbeshtetet pothuajse krejtesisht nga gazi natyror i importuar nga Siberia.


Per shkak te krizes ekonomike ne Rusi vitin e kaluar, ekonomia Moldave pesoi nje renie prej 10 perqind ne 1998.


Moldavia perballet me nje pyetje te rendesishme: a duhet te orientohet vendi drejt Perendimit apo Lindjes? Per shume politikane pergjigja duket te jete e qrte. Alexandru Mosanu, udheheqesi i koalicionit qeveritar ne Moldavi, ka thene ne nje interviste, "Doreheqja e Qeverise pro Perendimore tregon refuzimin e Moldavise per tu integruar ne Europe dhe nje shmangie te drejtimit drejt CIS dhe Rusise."


Nga ana tjeter, Vladimir Voronin, udheheqesi i Partise Komuniste Moldave, e cila ka votuar kunder qeverise, ka thene se ai dhe aleatet e tij "jane ne favor te vazhdimit te reformave dhe demokracise, por per popullin dhe jo per hajdutet dhe kriminelet".


Mungesa e stabilitetit ekonomik dhe politik ne Moldavi ka shqetesuar gjithnje qeverine Rumune. Ne vijim te votimit kunder qeverise me 9 Nentor, qeveria e Bukureshtit ka ndaluar te gjithe eksportin e energjise elektrike drejt Moldavise, duke cituar nje borxh te akumuluar prej 16.5 milion dollare Amerikan dhe mungesen e nje mekanizmi te qarte per kthimin e ketij borxhi.


Rumania rifilloi eksportimin e energjise me 16 Nentor, por vetem pasi morri nje siguri nga Presidenti Moldav, se vendi do te kryeje te gjitha obligimet nderkombetare.


E varferuar dhe e pastabilizuar, vete Rumania nuk mund te jete bujare me shtetin fqinj, pavaresisht lidhjeve te forta ekonomike dhe kulturore. Perpara pushtimit Sovjetik ne 1939, pjesa me e madhe e Moldavise ne fakt ka qene nje territor Rumun. Pjesa me e madhe e popullsise ne Moldavi flasin Rumanisht, megjithese ata kane votuar ne nje referendum per ta quajtur ate Moldavisht.


Gjate periudhes se Stalinit, nje fushate "Rusizimi" e detyruar - perfshire deportimet ne mase - ka ndryshuar balancen etnike dhe identitetin kombetar te Moldavise.


Marredheniet ndermjet Moldavise dhe Rumanise mbeten te paqarta - jo tamam miqesore, por jo edhe armiqesore. Per shembull, ne 1990 autoritetet e Bukureshtit vendosen te ndihmonin fqinjet e tyre, duke derguar ngarkesa me qymyr ne Moldavi. Pritesit megjithate, u ankuan per cilesine e dobet te qymyrit krahasuar me antracitin qe ata importonin nga Siberia.


Te parashikosh te ardhmen e Moldavise eshte e pamundur dhe qeveria Rumune me te vertete nuk do te deshironte te bente nje gje te tille. Mungesa e stabilitetit ekonomik dhe politik e ben rrugen e Moldavise ne pavaresi shume te veshtire.


Moldavia ka dy zgjedhje, ose te reintegrohet me CIS (Komonuelthin e Shteteve te Pavarura) ose te kerkoje marredhenie me te ngushta me Bashkimin Europian Kjo dileme perben nje ceshtje strategjike ne te gjithe Europen Lindore. Si shume shtete te reja te pavarura ne rajon - Moldavia dhe Rumania po perpiqen pa shume rezultat te plotesojne kushtet per anetaresim ne klubin e Europes Perendimore.


Marian Chiriac eshte redaktor i lajmeve ne Agjensine e Lajmeve MediaFax ne Bukuresht dhe redaktor i Politikes se Jashteme, nje reviste qe botohet cdo tre muaj nga Shoqeria Akademike Rumune.


Frontline Updates
Support local journalists