MAQEDONI: FRAKSIONET SHQIPTARE PERPLASEN NDERMJET TYRE
Mosmarrveshjet ndermjet luftetareve rivale Shqiptare kane shperthyer haptazi.
MAQEDONI: FRAKSIONET SHQIPTARE PERPLASEN NDERMJET TYRE
Mosmarrveshjet ndermjet luftetareve rivale Shqiptare kane shperthyer haptazi.
Nje perplasje me arme ndermjet fraksioneve rivale Shqiptare ka lene kater te vdekur te Henen dhe ka hedhur nje hije dyshimi mbi marreveshjen e brishte te paqes ne Maqedoni.
Ka pasur shume pak hollesi mbi kete beteje ndersa punetoret pastronin gjakun nga rruget e fshatit Reshice e Vogel prane Tetoves, te Marten ne mengjes. Ne rruge kishte mbeturina nga xhamat e thyer te dritareve dhe nje xham i pare i nje veture BMW.
Ne murin anesor te nje ndertese kuishte vendosur shtabi i Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK, dukeshin shenjat e nje granate e cila kishte shperthyer brenda saj.
Ka qene UCK-ja e cila ka drejtuar nje konflikt shtate mujor gjate vitit te kaluar ndaj shumices Maqedonase. Luftimet perfunduan ne Gusht me nenshkrimin e marreveshjes se paqes se Ohrit ne te cilen premtoheshin me teper te drejta civile per pakicen Shqiptare.
Beteja e se Henes ne mbremje mendohet se eshte zhvilluar ndermjet UCK-se dhe nje grupi qe ka dale prej saj i cili e quan veten Ushtria Kombetare Shqiptare, UKSH. Te dyja palet kane akuzuar njera tjetren se kane qelluar te parat. Banoret e fshatit kane thene se te vraret kane qene tre nga rradhet e UCK-se dhe nje nga ato te UKSH-se. disa njerez te tjere kane mbetur te plagosur.
Ky incident ka treguar se ish luftetaret Shqiptare kontrollojne ende sasi te medha armatimi, pavaresisht nga perpjekja e NATO-s per ti carmatosur ata vitin e kaluar. Ky incident do te shkaktoje gjithashtu edhe zemerimin e nacionalisteve te linjes se ashper Maqedonas te cilet kane kundershtuar dhenien e amnistise per ish luftetaret Shqiptare.
Perplasja e armatosur ka ndodhur vetem nje dite pasi drejtuesi i UCK-se Ali Ahmeti eshte zgjedhur si kryetar i grupimit te ri politik Shqiptar te njohur me emrin Keshilli Koordinues, i cili ka si qellim bashkimin e grupit te luftetareve dhe te tre partive politike te Shqiptareve ne nje organizem te vetem.
Por shkaku i luftimeve eshte i paqarte per shkak te natyres se dyshimte te UKSH, e cila eshte shpallur publikisht vetem nepermjet internetit, dhe per shkak te konflikteve ndermjet ish anetareve te UCK-se.
UKSH kundershton Ahmetin, te cilin e konsideron si nje njeri teper te moderuar, dhe ka leshuar se fundi nje komunikate ne te cilen behej thirrje per mos njohjen e Marreveshjes se Ohrit dhe rifillimin e luftes per "clirimin e tokave Shqiptare".
Ahmeti ka fajesuar UKSH-ne per luftimet e kesaj jave. UKSH me ane te nje komunikate ka thene se ajo kishte hapur zjarr ne vetembrojtje kunder "plehrave reaksionare" qe kishin sulmuar vullnetaret e saj
Ne nje deklarate tjeter te UKSH-se thuhej se beteja ka shperthyer pasi nje grup rekrutesh te saj, te cilet udhetonin ne nje mikrobus te mbushur me arme, eshte ndaluar nga nje skuader e UCK-se. Disa ore me vone, ndersa UKSH-ja eshte perpjekur te bisedoje per lirimin e njerezve te saj, ushtare te UCK-se kane hapur zjarr.
Disa ish anetare te UCK-se thone se konflikti ka nisur si pasoje e nje mosmarreveshjeje e e cila eshte thelluar kete muaj, kur grupet e luftetareve jane pergatitur te mobilizohen per shkak te perpjekjeve te nacionalisteve Maqedonas per te penguar miratimin e ligjit te amnistise.
Me 7 Mars, u duk sikur deputet Maqedonas te linjes se ashper ishin te gatshem te largoheshin nga nje sesion parlamentar i thirrur per te diskutuar per miratimin e ligjit te ri. Komandante te larte te UCK-se kane arritur ne perfundimin se nisja e luftimeve ishte e pashmangeshme dhe kane pergatitur njesite e tyre. Por planet e tyre jane ndryshuar ne momentin e fundit pas miratimit te ligjit te amnistise ne menyre te papritur.
Por nje prej komandanteve te UCK-se i njohur me emrin Xhaxhi, nuk ka pranuar te terhiqet. Ai kishte zene pozicionet ne fshatin Lisec, dhe me pas e ka levizur grupin e luftetareve te tij pre rreth 30 vetesh ne fshatin fqinje Rasadiste, vetem pak me siper Reshices se Vogel ne shpatet e malit te Sharit.
Sipas nje banori vendas, me pas ka ndodhur nje perplasje, ndersa luftetare te tjere jane derguar nga komanda e UCK-se ne Shipkovice per te marre pozicionet ne pjesen e siperme te fshatit per te kundershtuar cdo veprim te grupit te Xhaxhit.
Nje patrulle e OSBE-se ka vizituar fshatin pas nje njoftimi se banoret ishin urdheruar nga luftetaret te largoheshin nga shtepite e tyre. Kjo patrulle ka raportuar se ka pare Xhaxhin ne fshat, duke e pershkruar ate si "nje ish komandant te njohur si radikal".
Burime te UCK-se kane thene se ato jane perpjekur pa sukses te kontaktojne me Xhaxhin dhe te diskutojne per situaten e krijuar por ai eshte terhequr nga fshati pa bere lufte.
Zyrtaret nderkombetar ne Maqedoni kane thene te Marten se ata mendojne qe Xhaxhi eshte drejtuesi i grupit te UKSH te perfshire ne betejen e se Henes ne mbremje. "Ne mendojme se eshte i njejti grup njerezish. Ne mendojme se eshte nje pershkallezim i se njejtes mosmarreveshje," ka thene zedhenesi i NATO-s Craig Ratclif.
Nje tjeter zyrtar i larte i huaj ka thene se ai mendon qe konflikti nder Shqiptar do te vazhdoje, dhe ka thene se "Nuk besoj se ky eshte fundi i kesaj dhune. Ndoshta do te kete shperthime te tjera".
Jeff Bieley eshte nje gazetar i pavarur i vendosur ne Maqedoni.