Rumani: Kontradiktat Per Geton E Romeve
Drejtuesit e Bukureshtit jane shprehur kunder planit per te transferuar Romet ne nje geto.
Rumani: Kontradiktat Per Geton E Romeve
Drejtuesit e Bukureshtit jane shprehur kunder planit per te transferuar Romet ne nje geto.
Derra dhe femije te zbathur shetisin neper rruget e pista, ndersa qente rrugac germojne ne kopshtet e mbushura me plehra pas kasolleve te abandonuara. Kjo eshte lagja e Romeve ne Piatra Neamt, nje qytet prej 2,000 banore ne Rumanine juglindore.
Romet e Piatra Neamt, si ata pothuajse ne te gjithe Rumanine, jane krejtesisht te margjinalizuar. Statistikat zyrtare per numrin e Romeve ne vend flasin per 425,000 pjestare te ketij komuniteti por drejtuesit e tyre thone se nje shifer me e sakte eshte 1.5 deri 2 milion.
Te frikesuar nga racizmi, shume anetare te pakices nuk deshirojne te pranojne etnicitetin e tyre perpara zyrtareve.
Ndersa varferia dhe pislleku nuk jane gje e re per Romet e Piatra Neamt, planet e kryetarit te bashkise jane nje e re. Ion Rotaru deshiron te ndertoje nje geto per ti strehuar. Ndertesa e planifikuar, ne vendin e nje ish pularie, do ti burgose Romet pas nje muri te larte, ku ata do te jene nen kontrollin e vazhdueshem te policise, dhe do te detyrohen te punojne.
Rotaru thote se pjesa me e madhe e atyre qe do te dergohen atje nuk kane asnje burim jetese, nuk pranojne te punojne dhe kane shkaterruar me pare shtepite qe kane marre nga autoritetet e perkrahjes sociale. Ai thote se getoja qe ka planifikuar do te jete nje "lagje moderne, me nje kishe, shkolle, nje qender mjeksore dhe nje salle sportive".
"Romet do te vihen ne pune dhe do te detyrohen te mesojne, dhe do te ndahen krejtesisht nga pjesa tjeter e qytetit. Ne po perpiqemi vetem ti disiplinojme ata," thote ai.
Paragjykimet anti-Romeve jane shume te perhapura ne Rumani dhe pjesen me te madhe te Europes lindore post-komuniste. Zyrtaret e Bashkimit Europian jane te shqetesuar per shtimin e krimeve te nxitura nga racizmi dhe urrejtja raciale - -hpesh te dhuneshme - jo vetem ne Rumani, por edhe ne vende te tjera si Hungaria dhe Republika Ceke, te cilat jane ne prag te anetaresimit ne BE.
Racizmi anti-Romeve eshte i perhapur ndermjet te rinjve. Edhe studentet e universiteteve nuk jane te imunizuar. Kostel Gidoiu, nje student i Universitetit te Bukureshtit, thote: "Une do te ndryshoj mendimin per Romet vetem kur te shoh qe pjesa me e madhe e tyre jane te vendosur te punojne apo per te pasur nje jete normale, dhe kur ata te mos vjedhin apo te me mashtrojne".
Nje anketim i opinionit publik i kryer kete vit tregon se tre nga kater Rumune nuk deshirojne te jetojne prane Romeve. Kjo pakice fajesohet shpesh per krime te vogla dhe per te keqija te tjera sociale. Njerezit shpesh nuk i kuptojne zakonet e tyre. Shume prej tyre nuk e konsiderojne nje gje te turpeshme lypjen, duke e konsideruar ate si nje menyre per te fituar jetesen.
Ne te njejten kohe, kritiket e vlerave te tyre sociale thone se ata nuk perpiqen gjithnje te integrohen ne shoqerine moderne. Romet e rinj ne moshe shpesh shiten per martesa - ndonjehere edhe per cmimin e nje makine te perdorur. Zakonet sociale te komunitetit bejne qe te jete shume e veshtire per vajzat e reja te shpetojne nga kjo praktike.
Reliteti i ashper i Romeve ne Rumani eshte se ata jane me te varferit ne vend. Ata kane nivelin me te keq te shendetit dhe jetojne ne banesa te vjetra dhe gjysem te shkaterruara. Sipas te dhenave zyrtare, vetem 27 perqind e kesaj pakice ka nje vend pune te rregullt - shume prej tyre ne pune krahu - dhe vetem 10 perqind punojne legalisht. Vetem gjysma e femijeve Rom shkojne ne shkolle dhe pothuajse nje e treta e komunitetit jane analfabete.
Nen presionin e BE-se, qeveria e Bukureshtit ka shtuar perpjekjet per te integruar minoritetin, apo te pakten per te impresionuar Brukselin me gadishmerine e saj per te permbushur normat Europiane.
Qeveria ka paraqitur nje raport ne muajin Prill ne BE ku paraqitej strategjia e saj per kete ceshtje. Kjo strategji fokusohet ne rritjen e sigurise sociale dhe mbrojtjen e femijeve. Ajo gjithashtu perfshin programeper te stimuluar zhvillimin ekonomik, dhe per punesimin e Romeve ne sistemin e administrates publike.
Hapat e pare te strategjise tashme jane zbatuar. Shpenzimet per arsimimin e Romeve jane shtuar, dhe zyrtare te ministrise se shendetesise kane nenshrkuar nje marreveshje me perfaqesusit e Romeve per t'u ofruar sherbim shendetesor falas.
"Ne po bejme te pamunduren per te zgjidhur ceshtjen e varferise dhe margjinalizimit te Romeve," ka thene ministri i informacionit, Vasile Dancu, i cili eshte edhe koordinator i strategjise. Dincu ka shtuar se rreth 100 milion Euro do te shpenzohen vitin e ardheshem per programe per Romet, nga te cilat 68 perqind do te vijne nga BE dhe donatore te tjere nderkombetar.
Por shume organizata te te drejtave te njeriut thone se shume me teper duhet te behet me qellim permiresimin e jeteses se pakicave. "Njerezit me origjine Rome kane qene vecanerisht te prekur nga veshtiresite e medha ekonomike te cilat kane prekur Rumanine gjate dekades se fundit - te cilat jane renduar edhe me nga diskriminimi i gjate," thuhej ne nje raport te koheve te fundit te pergatitur nga Instituti i Shoqerise se Hapur.
Ne raportin e progresit te BE-se per vendet kandidate per anetaresim, i cili pritet te publikohet muajin e ardheshem, pritet qe Rumania te kritikohet per shkak te trajtimit te saj per pakicat. "Propozimet e Rotarut nuk do te ndihmojne ne permiresimin e imazhit te Rumanise ne Bruksel. Romet duhet te integrohen ne shoqeri dhe jo te izolohen," thote Kristian Pirvulesku, drejtues i grupit te te drejtave te njeriut Pro Democratia.
Drejtuesit Rumune kane kritikuar haptazi planet e kryetarit te bashkise se Piatra Neamt. "Une nuk mendoj se dikush mund te flase per integrim dhe ne te njejten kohe te mendoje zgjidhje te cilat ngjajne me getot," ka thene Kryeministri Adrian Nastase.
Presidenti Ion Iliescu ka thene se zgjidhja e propozuar nga Rotaru nuk eshte nje zgjidhje e "zgjuar" dhe se problemet e Romeve duhet te zgjidhen nepermjet "integrimit dhe jo izolimit".
I perballur me kundershtime te tilla, kryetari i bashkise Rotaru eshte terhequr dhe ka njoftuar se vendet ne lagjen e planifikuar do t'u ofrohen vetem atyre qe kane nevoje dhe e kerkojne nje gje te tille.
Marian Ciriak eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR-se.