SHTOHET DHUNA NE KOSOVE
Sulmet hakmarrese po kercenojne marredheniet e brishta ndermjet serbeve dhe shqiptareve.
SHTOHET DHUNA NE KOSOVE
Sulmet hakmarrese po kercenojne marredheniet e brishta ndermjet serbeve dhe shqiptareve.
Shkallezimi i dhunes ne Kosove ka shkaktuar nje lufte te re fjalesh ndermjet politikaneve serbe dhe shqiptare dhe ka shtuar tensioned ndermjet komuniteteve respektive.
Te pakten tre makina jane qelluar me gure dhe pasagjeret e tyre shqiptare jane rrahur ndersa kalonin nepermjet enklaves serbe te Gracanices me 17 Gusht, ne nje veprim qe sipas policise se Kombeve te Bashkuara ka qene nje hakmarrje per vrasjen e dy te rinjve serbe javen e kaluar.
Dy viktimat, Pantelija Dakiq, 11 vjec, dhe Ivan Jovoviq, 20, jane vrare me 13 Gusht kur nje person i panjohur ka hapur zjarr ndaj nje grupi te rinjsh te cilet po laheshin ne lumin Bistrica, i cili ndodhet ndermjet fshatit shqiptar Zahac dhe enklaves serbe te Gorazdevac.
Kater te rinj te tjere jane plagosur ne kete incident.
Nemanja Dakiq, nente vjec ka qene ne lum ne momentin e sulmit te armatosur. “Une degjova nje arme automatike dhe kur u ktheva pashe vellain tim me koke te gjakosur,” ka thene ai per IWPR nje dite pas ngjarjes.
Dy dite me pare, Dragan Toniq, nje 45 vjecar serb, ishte qelluar me arme ndersa peshkonte prane fshatit Skulanove ne Kosoven qendrore. Ai ka vdekur me 18 Gusht.
Asnje arrestim nuk eshte bere pas ketyre incidenteve me pasoje vdekje.
Dhuna eshte rritur edhe ne qytetin e ndare te Mitrovices ne Kosoven veriore, ku kane ndodhur kater shperthime brenda kater diteve. Ne incidentin me te fundit, nje bombe ka shperthyer me 16 Gusht prane nje ndertese te banuar nga shqiptare etnik ne zonen veriore te qytetit te banuar kryesisht nga serbe.
Sulmet ne Mitrovice kane ndodhur pavaresisht shtimit te masave te sigurise nga policia e OKB-se dhe paqeruajtesit e drejtuar nga NATO.
Angela Joseph, zedhenese e forces se policise se drejtuar nga Administrata e Perkoheshme e Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, ka thene per IWPR me 18 Gusht se ata mendojne se sulmet ne Gracanica dhe shperthimet ne Mitrovice jane nje hakmarrje per vrasjet ne Gorazdevac.
“Une mendoj se keto incidente jane akte hakmarrjeje nga anetare te komunitetit serb per shkak te vrasjes se dy te rinjve serbe ne Gorazdevac,” ka thene Joseph. Dhuna ka ushqyer nje lufte te re fjalesh ndermjet politikaneve shqiptare dhe serbe, ku te dyja palet kane akuzuar njera tjetren se po nxisin trazira.
Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara eshte mbledhur ne nje takim te vecante me 18 Gusht per te diskutuar mbi shkallezimin e dhunes, dhe zevendes kryeministri serb Nebojsa Coviq ka perfituar nga rasti per te fajesuar ekstremistet shqiptare per ate qe ai e ka cilesuar si nje fushate per “te debuar te gjithe serbet nga Kosova, dhe per te frikesuar te gjithe refugjatet dhe te zhvendosurit te cilet deshirojne te kthehen, dhe ne kete menyre te perfundojne keshtu spastrimin etnik te nisur ne province”.
Ne Kosove, Nebojsa Vukumiroviq, nje ish anetar i grupit Rojet e Ures, forcat paraushtarake serbe ne Mitrovice, ka thene se pergjegjesit e shperthimeve te fundit ne qytet jane shqiptaret dhe jo serbet.
“Vala e fundit e shperthimeve ne zonat e banuara nga shqiptaret ne Mitrovicen e veriut eshte kryer nga vete shqiptaret, te cilet kerkojne te largojne vemendjen nga vrasjet e serbeve ne Gorazdevac,” ka thene ai per IWPR.
Nderkohe, politikani i njohur shqiptar, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, ka thene se forcat serbe jane pergjegjese per vrasjet ne Gorazdevac – megjithese kane qene te rinj serbe ata te cilet kane rene viktima.
“Nuk mund te jete nje koincidence e thjeshte qe kjo vrasje ka ndodhur pikerisht diten e mberritjes se Perfaqesuesit Special te Sekretarit te Pergjitheshem te OKB-se per Kosoven, Harri Holkeri,” ka thene Haradinaj per IWPR. Ai ka bere nje paralelizem me vrasjet e tre serbeve ne Obiliq me pak se dy muaj me pare, te cilat kane ndodhur pikerisht kur shefi i politikes se jashteme te BE Javier Solana ndodhej per vizite ne Kosove.
UNMIK ka shprehur shqetesim ne lidhje me shperthimin e fundit te dhunes. Zedhenesja Izabella Karlowicz ka thene se “Nje incident shume tragjik ka ndodhur ne Gorazdevac por i takon komuniteteve lokale te mos lejojne veten te bien ne kete atmosfere hakmarrjeje”.
“Veprimet e fundit te dhunes jane shume shqetesuese per UNMIK. Ato nuk do te kontribuojne ne nxitjen e kthimit te serbeve, te cilet jane kthyer kohet e fundit ne Kosove pikerisht sepse kane marre nje leter publike nga drejtuesit shqiptare te cilet i kane nxitur te kthehen,” ka shtuar ajo.
Komuniteti nderkombetar ka inkurajuar refugjatet – serbe, shqiptare dhe te tjere – te kthehen ne shtepite e tyre. Ne fillim te muajit korrik, te gjithe drejtuesit kryesore te shqiptareve te Kosoves kane leshuar nje deklarate ku thuhej se kishte ardhur koha qe serbet te ktheheshin.
Banoret vendas thone se shperthimi i fundit i dhunes ka demtuar nivelin e besimit edhe ashtu te ulet qe ekzistonte ndermjet komuniteteve serbe dhe shqiptare. Antoneta Kastrati, 22 vjecare, e cila jeton ne fshatin shqiptar Zahac prane vendit ku jane vrare te rinjte serbe, thote se vrasja e tyre ka demtuar marredheniet ne nivel komunitetesh por edhe ato ndermjet politikaneve.
“Ketu ne kemi pasur nje marredhenie e cila mund te pershkruhet si ‘jeto dhe ler te tjeret te jetojne’ me fshatin fqinj, Gorazdevac. Ne nuk e kemi dashur njeri tjetrin por edhe nuk e kemi sulmuar njeri tjetrin. Tani, per shkak se vrasesit jane larguar ne drejtim te fshatit tone, jane kontrolluar shtepite dhe situata eshte shume me e tensionuar,” ka thene ajo per IWPR.
Nje 35 vjecar shqiptar, shofer taksie, i ulur ne nje kafene ne Peje, i cili nuk deshiron te identifikohet, ka thene se “Une kaloja me makine nepermjet Gorazdevac per te cuar kliente ne kater pese fshatra shqiptare ne anen tjeter te qytetit, por pas ketij incidenti nuk do te kaloj me – nuk ka siguri”.
Jeta Xharra eshte drejtuese e projektit te IWPR ne Kosove, Tatjana Matiq eshte koordinatore e projektit te IWPR ne Kosove.