TADIQI VIZITON SERBËT E KOSOVËS

Vizita në Kosovë nga presidenti i Serbisë shihet si përpjekje për pajtim me bashkësinë e izoluar serbe të protektoratit.

TADIQI VIZITON SERBËT E KOSOVËS

Vizita në Kosovë nga presidenti i Serbisë shihet si përpjekje për pajtim me bashkësinë e izoluar serbe të protektoratit.

Presidenti Tadiq premtoj të përmirësoj pozitën e serbëve me qëndrim në Kosovë gjatë vizitës së tij dy ditore këtë javë, e para nga ndonjë udhëheqës i këtij vendi që nga lufta e vitit 1999.


Në një udhëtim e cila u pa si gjest pajtimi me bashkësinë e izoluar serbe të protektoratit, Tadiqi premtoj të pengojë pavarësinë e Kosovës. Bisedimet rreth statusit përfundimtar të provincës pritet të fillojnë gjatë këtij viti.


Presidenti, lider i Partisë Demokratike, DS, i tha serbeve të cilët u mblodhën në fshatin Leposavic se ai nuk planifikonte të provokonte askend, dhe se ai udhëtonte në Kosovë me mesazh për paqe. Ai gjithashtu erdhi i armatosur me rreth 10 flamur kombëtarë serb të cilat ai i dhuroj në tërë rajonin.


“Unë nuk kamë ardhur këtu për të dhënë fjalë të mëdha, unë vetëm jam i interesuar të përmirësoj jetën e serbëve në Kosovë,” u deklarua Tadiqi në mes të sigurimit të madh i cili përfshiu forcat e KB-së, policinë kosovare, dy helikopterë dhe gazetarë ndërkombëtarë dhe serbë.


Kosova ka qenë nën udhëheqje të KB-së që nga viti 1999 kur fushata e bombardimeve të NATO-s përfundoj luftën në mes forcave serbe dhe shqiptare. Sipas KB-së, rreth 160,000 serbë të Kosovës kanë lëshuar territorin që atëherë dhe tani gjinden në Serbi. Rreth 80,000 kanë mbetur, duke jetuar të izoluar në enklava të rrethuara nga shumica shqiptare.


Ata deri më tani kanë votuar kryesisht për partitë nacionaliste radikale dhe nuk përfillën sugjerimin e Tadiqit për të marrur pjesë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës në tetorin e kaluar.


Në një takim një orësh me kryesuesin e misionit të KB-së në Kosovë, Soren Jesen Petersen, Tadiqi kërkoj pika kontrolluese në të gjitha vendet ku serbët ndiheshin të pasigurtë dhe sigurim plotësues për anëtarët e pakicës të cilët frigohen nga rebelimi shqiptar si rezultat i vizitës së tij.


Ai gjithashtu ngriti çështjen e kushteve të jetesës në disa bashkësi serbe, të cilat kanë qenë pa rryme elektrike që nga mesi i dhjetorit kur kompanitë elektrike ndaluan furnizimin me rrymë, duke thënë se konsumatorët nuk kishin paguar llogaritë për më shumë se pesë vjet.


Serbët u përgjegjën se nuk kanë qenë në gjendje të paguajnë, sepse ata janë të izoluar nga e gjithë bota me pamundësi të lëvizjes së lirë, duke mos pasur çasje as në fushat e tyre për të kryer punët. Një burim në kabinetin e presidentit Tadiq tregoj vëmendje të veçantë për familjet të cilat kërcënonin se do të lëshonin enklavat si rezultat i mungesës së rrymës, duke i siguruar dhe shtyer ata të qëndrojnë në Kosovë.


Tadiq thotë se ai kontaktoj administratën e UNMIK-ut në qershorin e kaluar, menjëherë pas marrjes së detyrës, për të aranzhuar vizitën, duke e bërë të qartë se vinte për të përfaqësuar qeverinë Serbe e jo si “qytetarë i rëndomtë”. Vizita e tij nuk është e para nga politikanët serb në javët e fundit. Me 7 janar, kryeministri Vojislav Kostunica arriti papritur në Pejë për të shënuar Kërshëndellat Ortodokse serbe, por ai erdhi si qytetar i rëndomtë.


“Kosova është pjesë e Serbisë dhe Malit të Zi. Kjo është një vizitë normale e presidentit të Serbisë në një nga rajonet e vendit,” i tha Tadiqi qytetarëve të fshatit Slivovo, destinacioni i parë në turnenë e tij.


Në enklavën serbe të Shtërpcës në juglindje të Kosovës, Tadiq ritheksoj kundërshtimin e tij për pavarësi të Kosovës, duke thënë se kjo do të ishte e papranueshme për te.


Analistët thonë se vizita e Tadiqit arriti të qetësojë bashkësinë serbe dhe gjithashtu hapi kanalet e komunikimit në mes të Beogradit dhe administratës së UNMIK-ut, gjë shumë e rëndësishme në vitin kur bisedimet rreth statusit përfundimtar të këtij protektorati pritet të fillojnë.


Edhepse Beogradi bëri të qartë refuzimin ndaj idesë së pavarësisë së Kosovës, dy milion shqiptarë të protektoratit gjithashtu nuk dëshirojnë të kthehen nën sundimin serb. Dusan Janjic, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike, i tha IWPR-së se tentimi i Tadiqit për pajtim me bashkësinë serbe do të forcoj pozitën e tij në këtë komunitet.


Megjithate, sipas Janjic, marrëdhëniet e mira me KB-në dhe serbet e Kosovës gjithashtu mvaren nga qeveria serbe, sepse ai si president nuk ka kompetenca reale të implementoj premtimet e tij në Kosovë.


Analistët thonë se Tadiqi gjithashtu do të rrezikohet nëse shihet të ketë izoluar Koshtunicën duke komunikuar në mënyrë të pavarur me KB-në në Kosovë.


Gjithashtu ekziston rreziku, thonë analistët, se në vitin e bisedimeve rreth statusit të Kosovës partitë serbe do të fillojnë garën me njëra tjetrën se kush do të ofroj më shumë ndihmë për protektoratin, gjë e cila mund të mbarojë me zënka ndërpartiake.


Presidenti i fundit të ketë vizituar Kosovën ishte Sllobodan Millosheviq, i cili hoqi autonominë e rajonit më 1989, duke mbjellur kështu bërthamën e kryengritjes që pasoj.


Pedja Obradovic është gazetar me B92.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists