Kostoja Ekonomike E Zotit Milosevic

Ekonomistet parashikojne se Serbise do ti duhen 40 vjet te marre veten nga bombardimet e NATO-s dhe te kthehet ne nivelin e arritur para se Miloshevici te vinte ne pushtet.

Kostoja Ekonomike E Zotit Milosevic

Ekonomistet parashikojne se Serbise do ti duhen 40 vjet te marre veten nga bombardimet e NATO-s dhe te kthehet ne nivelin e arritur para se Miloshevici te vinte ne pushtet.

Lufta ka mbaruar, Kosova praktikisht eshte e humbur dhe Serbia e shkaterruar , Presisdenti Jugosllav Slobodan Milosevic u thote Serbeve se ne qofte se ata do te bashkohen ata mund ta rindertojne vendin e tyre.


Ne nje vizite ne qytetin e dyte te Serbise ne Novi Sad kete jave, Milosevic premtoi se urat pergjate Danubit , te cilat u shkaterruan kohet e fundit nga bombardimet e NATO-s do te rindertoheshin brenda 40 diteve. Rindertimi me i gjere do te vijoje me pas ashtu si edhe rifutja e Serbise ne komunitetin nderkombetar.


Mesazhi eshte pikerisht ai qe deshirojne te degjojne nenshtetasit e zotit Miloshevic te cilet kane kohe qe vuajne. Por ajo gjithashtu eshte ajo qe ka premtuar Miloshevici qe prej 10 vjetesh kur erdhi per here te pare ne pushtet.


Ne shume drejtime, aspekti me i kushtueshem i bombardimeve te NATO-s ndaj Serbise nuk eshte shkaterrimi fizik - i cili mendohet te jete nga 20 deri 100 miliard dollare - por fakti qe ato nuk munden te leviznin nga posti zotin Milosevic. Kjo per arsye se Presidenti Jugosllav qendron si pengesa kryesore per te dyja reformat e nevojshme per te permiresuar ekonomine dhe per te lejuar rikthimin e investimeve te huaja pas 8 vjetesh sanksionesh.


Marreveshja e paqes qe i dha fund luftes, e ratifikuar nga parlamenti Serb me 3 qershor sugjeronte se, ne baze te disa kushteve, Jugosllavia nuk do te perjashtohej nga “mundesia per zhvillimin ekonomik dhe stabilizimin e krizes ne rajon”.


Rezoluta e Keshillit te Sigurimit te OKB e dates 10 qershor, e cila autorizonte dislokimin e forcave nderkombetare ne Kosove ishte akoma me specifike dhe premtonte ndihma per rindertimin e provinces jugore te Serbise. Megjithate, ajo nuk bente fjale per ndonje ndihme per pjesen tjeter te vendit, e cila, pa ndryshime rrenjesore politike duket se nuk do te perfitoje asgje. Si Washingtoni ashtu edhe Londra e kane bere te qarte se mbeshtetja financiare per te ndihmuar ne rindertimin e Serbise eshte krejtesisht e kushtezuar me largimin e Miloshevicit.


Duke pare kushtet e marreveshjes se paqes, cdo vleresim i kostos ekonomike te mbajtjes se zotit Miloshevic si president duhet te rezultoje ne humbjen e Kosoves. Kjo do te thote largimin e rreth 11 perqind te territorit te Jugosllavise, rreth 15 perqind te popullsise se saj dhe 5 perqind te prodhimit te pergjithshem bruto.


Lufta mbi 2 mujore e zotit Miloshevic me NATO-n ka mundesi qe te zvogeloje me rreth 50 perqind parashikimet zyrtare te prodhimit te pergjithshem bruto te Jugosllavise per kete vit.


Me kursin e kembimit zyrtar, prej 11 dinar per 1 dollar amerikan kjo do te thoshte nje prodhim i pergjithshem bruto prej 14.3 miliard dollare, krahahsur me shifren e vitit te kaluar me 18.5 miliard dollare—nje renie prej rreth 30 perqind. Duke perdorur kursin e kembimit te tregut te zi prej rreth 18 dinar per 1 dollar amerikan prodhimi i pergjithshem bruto per kete vit mund te bjere deri ne 9 miliard dollare.


Dhjete vjet me pare, perpara shkaterimit te Jugosllavise, prodhimi i pergjithshem bruto i Serbise dhe Malit te Zi ishte rreth 25 miliard dollare. Pra bombardimet kane pergjysmuar prodhimin e ketij viti i cili eshte vetem nje e treta e asaj qe ka qene ne fillim te udheheqjes se Miloshevicit.


Duke perdorur si baze mesataren e rritjes se vitit te kaluar, Mladen Dinkic i Grupit 17, nje organizem i ekonomisteve te pavarur te Serbise, ka llogaritur se Jugosllavise do ti duhen 16 vjet per te arritur nivelin e prodhimit qe ajo ka pasur para fushates se bombardimeve te NATO-s dhe nje gjenerate per te arritur nivelin e 10 vjeteve me pare.


Disa ekonimiste te tjere nuk jane kaq pesimiste. Ish Guvernatori i Bankes Kombetare Drakoslav Avramovic, mendon se shkaterrimet e shkaktuara nga bombardimet jane nje “ shans”. Ai mendon se nje pjese e madhe e asaj qe eshte shkaterruar, vecanerisht industria ushtarake, ka qene joproduktive dhe ne fakt ka qene nje barre per pjesen tjeter te ekonimise.


Megjithate, Avramovic, ka frike nga afrimi i dimrit per shkak te demeve te shkaktuara rafinerive te naftes dhe centraleve elektrike si edhe embargos se naftes dhe tregtise te vendosur ndaj Jugosllavise.


Demi i shkaktuar dy rafinerive me te medha te naftes ne vend eshte aq i madh sa do te duheshin mbi 100 milion dollare investime te reja vetem per perpunimin e 1 milion ton nafte qe vendi prodhon. Dhe me rezervat valutore te cilat pothuajse kane mbaruar, Jugosllavia nuk mund te perballoje te paguaje per importimin e ketyre produkteve edhe ne rast se embargoja do te hiqet.


Qeveria ka njoftuar se termocentralet ne Obrenovac, Kostolac dhe Drmno si edhe linjat e tensionit te larte qe vijne nga hidrocentrali ne Djerdap mbi Danub jane shkaterruar. Per me teper, qekur Serbia nuk muund te mbeshtet me ne prodhimin e energjise elektrike nga Kosova, kapaciteti i vendit eshte zvogeluar me nje te treten.


Nga rreth 30 miliard kilovat ore energji elektrike te prodhuar cdo vit, nje e treta konsumohet nga industruia dhe dy te tretat nga popullata. Ka shume mundesi qe mungesat e ketij dimri do te ndjeje me teper popullsia.


Dimitrije Boarov nje gazetar per ceshtje ekonomike i vendosur ne Novi Sad, shkruan per te perjavshmen e Beogradit Vreme. Christopher Bennett eshte nje redaktor i vjeter i IWPR.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists