VRASJA E GJINGJIQ BLLOKON BISEDIMET PER KOSOVEN

Bisedimet me synim permiresimin e marredhenieve ndermjet Prishtines dhe Beogradit, te cilat do te hapnin rrugen per bisedimet per statusin perfundimtar, mund te kalojne ne plan te dyte.

VRASJA E GJINGJIQ BLLOKON BISEDIMET PER KOSOVEN

Bisedimet me synim permiresimin e marredhenieve ndermjet Prishtines dhe Beogradit, te cilat do te hapnin rrugen per bisedimet per statusin perfundimtar, mund te kalojne ne plan te dyte.

Tuesday, 6 September, 2005

Bisedimet per statusin e ardheshem te Kosoves mund te shtyhen per disa kohe pas vrasjes se kryeministrit te Serbise, Zoran Gjingjiq.


Drejtuesi i Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, Michael Steiner ka konfirmuar se bisedimet ndermjet Beogradit dhe Prishtines veshtire se mund te mbahen ne te ardhmen e afert, sepse Serbia do te kete nevoje per te marre veten nga tronditja e shkaktuar nga vrasja e kryeministri Gjingjiq me 12 Mars.


Prishtina gjithashtu do te kete nevoje per me teper kohe per tu pershtatur me gjendjen e re, dhe politikanet ne Prishtine do te duan te shikojne nese qendrimi i Beogradit ne lidhje me Kosoven do te ndryshoje.


Megjithese ata kane kundershtuar perpjekjet e Gjingjiq per te ndare protektoratin, Kosovaret e kane konsideruar ish kryeministrin Serb si nje pragmatist me te cilin mund te ishte e mundur te bisedohej per pavaresine e tyre.


Hashim Thaqi, nje ish drejtues i luftes se armatosur dhe tani kryetar i Partise Demokratike te Kosoves, PDK, ka thene per median se vrasje e Gjingjiq "e ka lene Kosoven pa nje partner te besueshem per bisedime ne Serbi".


Megjithate, kryeministri i ri Serb, Zoran Zivkoviq, ka thene ne fjalimin e tij te pare ne parlament se qeveria e re do ti mbetet besnike politikes se Gjingjiq per Kosoven - por nuk ka thene ne menyre te qarte se kur do te fillojne bisedimet e planifikuara.


Analistet ne Beograd mendojne se Kosova nuk do te konsiderohet me si nje prioritet per nje fare kohe. Dejan Anastasijeviq, i cili shkruan per revisten Time dhe te perjaveshmen lokale Vreme, ka thene se ndersa Zivkoviq mund te ndjeke te njejten rruge si parardhesi i tij, ai per momentin eshte me i shqetesuar per te arrestuar dhe goditur kriminelet e dyshuar per perfshirje ne vrasje.


Perpara vrasjes se Gjingjiq, thirrja e Steiner per nje dialog eshte pritur pa shume entuziasem ne Beograd dhe Prishtine megjithese inisiativa e tij ka pasur per qellim vetem zgjidhjen e ceshtjeve praktike si ate te dokumentave personale dhe ligjore, energjise elektrike dhe njohjen e targave te Kosoves.


Beogradi nuk eshte i pergatitur te diskutoje ndonje propozim i cili nuk perfshin edhe caktimin e statusit perfundimtar ne rajon dhe mbetet i vendosur kunder opsionit te pavaresise se plote per protektoratin.


Gjingjiq i eshte pergjigjur thirrjes se Steiner duke propozuar diskutimin per ndarjen e Kosoves sipas linjave etnike, me krijimin e dy njesive federale te drejtuara respektivisht nga Shqiptaret dhe Serbet pas nje "transferimi te civilizuar dhe paqesor te popullsise". Kosovaret, natyrisht e kundershtuan menjehere kete ide. Edhe UNMIK eshte shprehur kunder ketij propozimi.


Steiner ende nuk ka marre nje pergjigje zyrtare nga Beogradi nese ai eshte i pergatitur te diskutoje per ceshtjet e shtruara ne propozimin e pare te UNMIK.


Kosovaret, fillimisht, ishin me te gatshem te diskutonin per keto ceshtje. Drejtuesit lokale Shqiptare e pranuan kete propozim, por me pas propozimi u kundershtua per shkak se nuk arriti te siguronte mbeshtetjen e duhur politike.


Kryeministri i Kosoves Bajram Rexhepi fillimisht e pershkroi inisiativen e Steiner si nje "hap perpara", me pas ndryshoi qendrim duke thene se Prishtina kishte prioritete te tjera si per shembull transferimi i pushtetit nga UNMIK dhe forcimin e institucioneve te Kosoves.


Kunder propozimi i bere nga Gjingjiq mendohet se i ka bere Kosovaret me te vendosur kunder inisiatives se Steiner.


Ne nje fjalim te mbajtur para asamblese se Kosoves dy jave me pare, Rexhepi ka thene se "Beogradi eshte i interesuar vetem per ndarjen e Kosoves dhe jo per dialog".


Keshilltari i tij politik Rexhep Hoti ka shpjeguar hezitimin e qeverise ne menyre me te hapur, duke thene se "Nga eksperienca jone prej me teper se nje shekull me Serbine, ne kemi mesuar se bisedimet me Beogradin nuk jane te lehta". Ky deklarim eshte konsideruar si nje shenje qe autoritetet ne Prishtine nuk jane te pergatitura te hyjne ne nje dialog me Beogradin sipas kushteve te vendosura nga Gjingjiq.


Analistet jane te shqetesuar se mospranimi i propozimeve te Steiner ka bere qe Prishtina dhe Beogradi te behen edhe me teper dyshuese ndaj njeri tjetrit, duke bere me te veshtire suksesin e cdo bisedimi ne te ardhmen.


Megjithese komuniteti nderkombetar eshte i interesuar per fillimin e dialogut ndermjet Prishtines dhe Beogradit, duket se te dyja palet tani kane nevoje per nje periudhe kohe per te rishqyrtuar pozicionet e tyre.


Arben Qirezi eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists