Maqedoni: Bombat Rrisin Tensionin
Shqiptaret etnik dyshojne se policia Maqedonase dhe paraushtaraket jane fajtore per sulmet me bomba kunder komunitetit te tyre.
Maqedoni: Bombat Rrisin Tensionin
Shqiptaret etnik dyshojne se policia Maqedonase dhe paraushtaraket jane fajtore per sulmet me bomba kunder komunitetit te tyre.
Policia Maqedonase eshte akuzuar per perfshirje ne sulmet terroriste me bomba pasi nuk ka arritur te arrestoje asnje person ne lidhje me keto shperthime.
Gjate dy muajve te kaluara, ka pasur 17 sulme me bomba ne zonat e banuara kryesisht nga Shqiptaret ne Shkup, dhe qytetet me popullsi kryesisht Shqiptare ne Tetove dhe Kumanove ne perendim te vendit. Por ka pasur edhe disa shperthime ne lagjet Maqedonase te kryeqytetit.
Disa kane sugjeruar se shperthimet kane lidhje me mafian, por per shkak te konfliktit te fundit dhe impasit te marreveshjes se paqes, shume vezhgues, dhe ne fakt edhe disa zyrtare te qeverise Maqedonase,dyshojne se sulmet jane motivuar nga urrejtja nder etnike.
Personat qe kane vendosur keto bomba kane vene ne qender te sulmeve te tyre pronat dhe dyqanet, duke shkaktuar deme te renda. Dihet se nje person ka humbur jeten dhe disa dhjetra jane plagosur ne keto shperthime.
Shqiptaret kane akuzuar paraushtaraket Maqedonas per sulmet ndaj komunitetit te tyre, dhe thone se policia i mbron ata. Nderkohe, Maqedonasit, dyshojne se grupi Shqiptar militant, UCK, eshte pergjegjes per shperthimet ne lagjet e tyre.
Krimet e pazbuluara kane shtuar tensionet etnike ne nje moment kritik te procesit te paqes. Autoritetet e Shkupit po perpiqen te fitojne kohe dhe te shtyjne ratifikimin e marreveshjes per dhenien fund te luftimeve.
Sekretari i pergjitheshem i NATO-s, Xhorxh Robertson, ka thene javen e kaluar se vonesat e metejeshme mund te shkaktojne dhune te re. Paralajmerimi ka ardhur ndersa parlamenti ka shtyre perseri nje debat rreth dhenies se te drejtave me te medha kushtetuese per Shqiptaret.
Policia thote se nuk ka asnje informacion se kush qendron pas ketyre shperthimeve. Shqiptaret nuk jane te bindur per kete, duke i akuzuar ata per bashkepunim me fajtoret apo se te pakten kane bere nje sy te verber per keto shperthime.
Dyshimet e tyre jane shtuar nga njoftimet se nje force policie speciale rezerve, me rreth 1,400 njerez, eshte krijuar nga ministri i brendeshem Ljube Boshkovski. Shqiptaret mendojne se kjo njesi, e njohur me ermin Luanet, ka per synim kercenimin dhe ushtrimin e presionit ndaj komunitetit te tyre.
Verhap Ismaili, restoranti Biznes i te cilit ka qene objektiv i nje shperthimi, eshte i bindur se paraushtaraket Maqedonas jane fajtore per kete vale terrori. Po ashtu edhe vellezerit Rama. Stacioni i tyre i karburantit Shtate Vellezerit ne kryeqytet eshte goditur nga nje bombe - demi llogaritet ne rreth pese milion marka Gjermane.
Si rezultat i bombave, eshte rritur tensioni ne lagjet Shqiptare dhe Maqedonasit kane filluar te kene frike nga hakmarrjet. Kurdo qe nje dyqan Shqiptar hidhet ne ere," thote nje Maqedonas i vjeter, "kam frike se dikush do te hakmerret ndaj meje".
Ne fakt, ka pasur disa sulme me bomba ndaj zonave Maqedonase te Shkupit. Nje cajtore ne lagjen Cair eshte goditur. Dhe nje stacion policie ne Bit Pazar eshte kercenuar.
Incidenti i fundit ka ndodhur me 3 Tetor dhe ka shkaktuar konfuzionin me te madh deri me tani. Zahir Xhaferi, zevendes president i partise se vogel radikale Shqiptare Partia popullore Demokratike ka qene duke kaluar me makine perpara zyrave te gazetes nacionaliste Nova Makedonija kur makina e tij ka shperthyer duke vrare ate dhe duke plagosur dy kalimtare.
Rreth kesaj ngjarjeje jane ngritur disa versione. Nje version eshte se Maqedonas te linjes se ashper kishin vendosur eksploziv ne makinen e tij, nje tjeter eshte se Xhaferi ka qene nje kamikaze. Por shpjegimi me i mundeshem eshte qe ai ka pasur ne makine nje ngarkese eksplozive e cila per shkak te gjendjes se keqe te rrugeve dhe amortizimit te keq te makines, ka shperthyer aksidentalisht.
Policia vazhdon te ngule kembe qe ata nuk kane asnje ide se kush e organizon kete vale shperthimesh, por disa zyrtare te qeverise kane konfirmuar dyshimet e komuniteteve Shqiptare dhe atij Maqedonas.
"Per mua eshte e qarte," ka thene nje zyrtar, "nese degjoni qe nje bombe ka shperthyer ne nje kafene Shqiptare, atehere e di qe paraushtaraket Maqedonas - te kontrolluar nga disa pjese te ministrise se brendeshme jane fajtoret".
"Po ashtu, nese nje bombe shperthen ne nje shtepi Maqedonase apo ne ndonje stacion policie, atehere eshte UCK-ja".
Sefer Tahiri eshte nje gazetar i Radios Europa e Lire dhe punon per sherbimin Shqiptar te TV Maqedonas.