Bosnje: Ternovo Ne Rruge Te Mbare

Ne qytetin Boshnjak te Ternovos, Serbet, Muslimanet dhe Kroatet po bashkohen per te sheruar plaget e luftes.

Bosnje: Ternovo Ne Rruge Te Mbare

Ne qytetin Boshnjak te Ternovos, Serbet, Muslimanet dhe Kroatet po bashkohen per te sheruar plaget e luftes.

Wednesday, 21 November, 2001

Vlatka Simaniq, 24 vjece, pothuajse gjysmen e jetes se saj e ka kaluar nen lufte dhe urrejtje etnike. Por edhe tani, ndersa i hedh nje sy shkaterrimit, ekonomise ne gjendje te keqe, dhe mungeses se stabilitetit politik ne vendin e saj, ajo perseri thote se nuk do te largohet kurre.


"Ketu ka te ardhme," ngul kembe ajo duke qeshur. Optimizmi i Vlatkes duhet ti jape zemer edhe pleqve te saj, te cilet, nje vit me pare, jane shqetesuar nga nje raport i PNUD-it sipas te cilit pjesa me e madhe e te rinjve do te deshironin te largoheshin nga vendi nese kishin mundesi.


Ata qe jane mbi 50 vjec, dhe qe numerojne vitet qe i mbeten per te dale ne pension, mendojne nese do te mbetet njeri per te paguar kontributet per pensionet e tyre. Duke pare te rinjte qe sillen neper kafene, duke pire dhe marre droge dhe duke shpresuar te shkojne diku tjeter, te moshuarit ndjehen te deshperuar.


Por Simaniq, nje Serbe e Bosnjes, mendon se gjerat do te ndryshojne per mire. Dhe ajo po punon shume per ta bere kete enderr realitet. Se bashku me Mersiha Zolota, nje vajze Boshnjake, ajo drejton nje grup te rinjsh qe punon per afrimin e te rinjve te cdo kombesie ne qytetin e Ternovos, rreth 30 km ne jug-lindje te Sarajevos.


Ternovo eshte nje vend shume i mire per te filluar. Ai shtrihet ne linjen ndarse ndermjet dy pjeseve te Bosnjes, te krijuar pas perfundimi te luftes. Nje pjese e qytetit ndodhet ne Republika Srpska, ndersa tjetra ne Federaten Muslimano-Kroate.


Perpara luftes, Ternovo ka qene nje qytet turistik shume i pelqyer me disa qindra burime natyrore ne kembe te Malit Treskavica. Shtepite piktoreske te qytetit dhe shtepite e pushimeve, si edhe dy hotele, kisha dhe shkollat jane shkaterruar gjate luftes, ndermjet Serbeve dhe Muslimaneve. Qyteti eshte kontrolluar here nga Serbet dhe herenga Muslimanet gjate luftes.


Simaniq ka jetuar me familjen e saj ne shtepine e tyre te dyte ne pjesen Serbe te Ternovos qe prej perfundimit te luftes ndersa jane perpjekur te rimarrin shtepine e tyre ne Sarajevon e banuar kryesisht nga Boshnjaket.


Mersiha Zolota eshte evetmja Muslimane ne asamblene bashkiake te pjese Serbe te Ternovos. Ajo eshte kryetarja dhe degatja e saj me e re. Ajo dhe familja e saj shpresojne te kthehen ne shtepine e tyre ne fshatin Serb aty prane te Kievos sapo te kene ca para per ta rindertuar ate.


Njerezit ne te dyja pjeset e Ternovos po kthehen ne qytet ndersa shtepite e tyre po rindertohen me ndihma financiare nga komuniteti nderkombetar. Rreth 250 Boshnjake jane kthyer ne Ternovon Serbe qe prej perfundimit te vitit 1999 dhe 15 familje Serbe jane kthyer ne pjesen Kroato-Muslimane te qytetit.


Sipas UNHCR-se, tani ka rreth 2000-2500 dhe 1000-1500 njerez qe jetojne ne pjeset respektive te qytetit. Me numrin ne rritje te banoreve te kthyer, plaget e vjetra kane filluar te sherohen. Kontigjenti i tanishem Gjerman i SFOR-it, qe eshte vendosur ne kete zone ne Qershor 2001, ka thene per IWPR-ne se "Zhvillimet ne Ternovo duhet te vleresohen si vecanerisht pozitive sepse te dy bashkite kane filluar tashme te punojne ne bashkepunim te ngushte".


"Deri tani nuk kemi pasur ankesa," ka thene oficeri i UNHCR-se Srecko Neuman, i cili ka punuar ne Ternovo qe nga viti 1996. Ai ka thene perIWPR-ne: "Ternovo mund te konsiderohet si unike sepse toleranca zakonisht nuk eshte kaq e mire ne zonat rurale, ku te gjithe e njohin njeri tjetrin dhe e dine se cfare kane bere gjate luftes".


Mersiha e di mire se cfare do te thote tolerance. "Nese duam nje ekonomi te mire, dhe nje shtet te qendrueshem, duhet te jetojme se bashku, te perpiqemi te shkojme perpara, te ndertojme fabrika te reja, te krijojme vende pune per njerezit dhe te mos mendojme se kush eshte Boshnjak, kush eshte Serb dhe kush eshte Kroat," ka thene ajo.


Si nje e re, ajo ndonjehere e ka te veshtire te merret seriozisht nga koleget me te vjeter. "Ata gjithnje thone ti je e re, na degjo ne, ne dime me teper. Por une gjithnje u them, shihni qytetin tuaj dhe cfare kane bere politikanet e vjeter. Ata me pas e mbyllin gojen", thote ajo.


Mersiha, me punen e saj per te ndihmuar te rinjte ne veprimin politik, dhe Vlatka, me vendosmerine e saj per te mesuar femijet per bukurite natyrore te Ternoves, kane krijuar nje grup rinor per te afruar te rinjte nga 15-30 vjecare nga te dyja anet. Ata duan te lehtesojne kthimin e te rinjve te zhvendosur ne Ternovo.


"Ndershmerisht ne fillim kisha frike se nuk do te ecte puna," thote Vlatka. Mersihaja gjithashtu, eshte habitur se si te rinjte gjejne gjera te perbashketa.


Dy vajzat e reja kane krijuar projektin e tyre pasi kane marre pjese ne nje seminar te organizuar me te rinjte nga OSBE dhe Instituti Demokratik Kombetar. Grupi tani ka rreth 100 deri 150 anetare, te ndare ne menyre te barabarte ndermjet Serbeve dhe Boshnjakeve. Gjate kesaj vere ata jane takuar ne nje qender te improvizuar me makina ushtarake te dhena nga oficeret Gjermane te SFOR-it e vendosur pikerisht mbi vijen ndarese ndermjet dy pjeseve te Ternovos.


Se shpejti ata do te zhvendosen ne shtepine e Kultures se Ternovos e cila do te rindertohet krejtesisht deri ne fund te dimrit ne pjesen Serbe te qytetit, me fonde te SFOR-it, BE, kryesisht Gjermane, dhe ndihma te tjera nderkombetare.


Kjo qender eshte menduar si nje vend takimi shume etnik per te gjithe banoret e Ternovos, nje vend kudo te shfaqen filma, dote organizohen koncerte dhe vallezime, dhe ku do te hapet nje internet Kafe dhe nje biblioteke.


Mersiha dhe Vlatka thone se grupi i tyre vepron sikur te mos ekzistojne ndarjet etnike. Ata shpenzojne kohen me te madhe duke organizuar aktivitete si shetitje ne mal, turne futbolli, aerobi, basketboll dhe shetitje me ski ne Jahorina ku jane mbajtur lojrat Olimpike te vitit 1984.


Ata organizojne edhe tryeza te rrumbullakta me tema si parandalimi i droges dhe pakesimi i depresionit ne rradhet e te rinjve te cilet nuk mund te gjejne pune. "Ata jane vertete te varfer," thote Vlatka. "Ata mund te shpenzojne vetem pak. Per kete aresye shume te rinj deshirojne te shkojne jashte vendit dhe puna jone eshte ti bindim te qendrojne ketu".


Por Vlatka thote se shumica e anetareve te grupit te saj rinor jane optimiste. "Cdo vit gjendja permiresohet," thote ajo. "Lidhjet ndermjet dy entiteteve jane forcuar, dhe ka me shume mundesi per edukim dhe punesim".


Mbeshtetja per grupin rinor ka ardhur nga te dyja komunitetet. Cdo dite ka nje bashkepunim me te madh ndermjet dy gjysmave te Bosnjes per ceshtje te shumta. Grate Serbe dhe Boshnjake ne Ternovo po punojne se bashku per te ndertuar sera ne te dy pjeset e qytetit per te krijuar nje nivel jetese me te mire. Te dyja bashkite po punojne se bashku edhe per nje projekt per pastrimin e ujit.


Neuman i UNHCR-se, thote: "Autoritetet bashkiake jane bere pragmatike sepse ata mund te shohin perfitimet e projekteve te perbashketa dhe e kuptojne se eshte me e lehte te sigurosh ndihmen nderkombetare nese punojne se bashku".


Julie Poucher Harbin eshte nje gazetare e pavarur e vendosur ne Sarajevo dhe nje bashkepunetore e rregullt e IWPR-se.


Frontline Updates
Support local journalists