MAQEDONI: REFORMATORI NE KRYE TE VMRO
Diplomatet Perendimore jane te bindur se partia me nacionaliste e vendit do te ndryshoje se shpejti qendrimin e saj.
MAQEDONI: REFORMATORI NE KRYE TE VMRO
Diplomatet Perendimore jane te bindur se partia me nacionaliste e vendit do te ndryshoje se shpejti qendrimin e saj.
Ka shume shpresa qe zgjedhja e drejtuesve te rinj te VMRO-DPMNE do te ule tonet e nacionalizmit "percares", dhe ndoshta do ti shuaje fare ato.
Nikola Gruevski eshte zgjedhur ne krye te partise ne kongresin vjetor te ish partise ne pushtet ne Oher javen e kaluar. Ai pason keshtu ne kete post Ljupco Gjeorgjevskin, i cili ka dhene doreheqjen pas 13 vjetesh ne krye te partise pas humbjes se thelle ne zgjedhjet e vitit te kaluar.
Gruevski - nje economist i njohur i cili ka sherbyer dy here si minister i qeverise se Maqedonise - pritet te ndihmoje partine e tij te rifitoje terrenin qe ka humbur perpara zgjedhjeve te ardheshme.
Per te bere kete, drejtuesi 33 vjecar do te duhet te permiresoje imazhin e VMRO-se, i cili eshte tronditur thelle nga skandalet e korrupsionit dhe nga kritikat e ardhura nga perendimi.
"Kjo parti eshte ende e rendesishme si nje force e madhe e opozites ne Maqedoni. Por per te ndermarre veprime, ne duhet te rindertojme partine," ka thene Gruevski, duke parashikuar se VMRO mund te fitoje zgjedhjet e ardheshme.
Duke komentuar zgjedhjen e kryetarit te ri, nje diplomat perendimor ka thene per IWPR se "Ne shpresojme shume qe kjo do te shenoje nje ndryshim ne politiken e partise. Por eshte ende heret te thuhet".
VMRO eshte bere shume jo popullore me komunitetin nderkombetar kryesisht per shkak te politikes se ashper nacionaliste te Gjeorgjevskit. Veprimet e ministrit te brendeshem te linjes se ashper Ljube Boshkovski - te cilat jane konsideruar nga shume si nje inkurajim per rikthimin e dhunes etnike - jane kritikuar gjithashtu ashper.
Partia ka ndjekur nje politike te djathte nacionaliste gjate gjithe historise se saj 13 vjecare.
Gjeorgjevski dhe ish partneri i tij ne qeveri Arben Xhaferi i Partise Demokratike te Shqiptareve, PDSH, kohet e fundit jane perpjekur te nxisin ndarjet etnike ne Maqedoni, dhe kane hedhur poshte marreveshjen e paqes te arritur ne Oher e cila i dha fund konfliktit ne vitin 2001, duke e quajtur ate si "te pamundur per tu zbatuar".
Ky qendrim eshte kundershtuar menjehere nga koalicioni i ri qeveritar dhe komuniteti nderkombetar si "nje thirrje per lufte".
Ne ndryshim nga parardhesi i tij, i cili ka thene vazhdimisht se marreveshja e paqes e Ohrit ka qene nje gabim, Gruevski ka thene se nen drejtimin e tij VMRO do te vepronte me kujdes dhe do te kerkonte zbatimin e saj te plote, "gje qe do te thote rikthimi i njerezve te zhvendosur, garantimi i sigurise, paqes dhe sovranitetit te territorit".
Gjate historise se saj, partia ka kaluar neper disa ndarje - nje numer figurash te larta jane larguar duke krijuar parti te reja si VMRO Makedonska dhe VMRO Vistinska.
Gjeorgjevski e kishte pershkruar vendimin e tij per t'u larguar nga kreu i partise si "pragmatist", duke thene se "Komuniteti nderkombetar nuk me pelqen, gazetaret nuk me pelqejne, nostalgjiket e Jugosllavise nuk me pelqejne, dhe [askush prej tyre] nuk i kupton konceptet e mia per zgjidhjen e ceshtjes Shqiptare ne Maqedoni".
Ish kryetari, i cili kishte mbeshtetur haptazi perpjekjet e Gruevskit per te fituar postin e kryetarit, eshte kritikuar nga Marjan Gorcev, i cili ka marre pjese gjithashtu ne garen per kryetar te partise. "Gjeorgjevski ka mbeshtetur haptazi Gruevskin, duke bere qe ne fakt te kete pasur nje kandidat te favorizuar dhe nje kandidat te pafavorizuar," ka thene Gorcev, duke shtuar se "Demokracia nuk zbatuar si duhet ne kete rast. Megjithate, mund te them se fushata ka qene e ndershme".
Gruevski ka fituar reputacion si nje reformator ndersa ka qene anetar i qeverise. Ai ka future per here te pare sistemin e Tatimit te Vleres se Shtuar, TVSH, ne vitin 1998, dhe ka luajtur nje rol te rendesishem ne shitjen e ndermarrjeve publike te cilat dilnin me humbje si kompanite FENI dhe JUGOHROM. Ai gjithashtu ka nxitur parlamentin te miratoje ligje per luften ndaj korrupsionit dhe pastrimin e parave, dhe ka filluar bisedimet me Maqedonine per hyrjen ne Organizaten Boterore te Tregtise, OBSH.
Por e kaluara reformatore e Gruevskit eshte demtuar nga nje sere skandalesh korrupsioni ne te cilat jane perfshire anetare te tjere te ish koalicionit qeveritar.
Pas humbjes ne zgjedhjet parlamentare te vitit te kaluar, shume funksionare te larte te partise jane arrestuar. Nder ta kane qene ish ministri i ekonomise Besnik Fetai - i ekstraduar nga Kroacia javen e kaluar - dhe ish drejtori i doganave Dragan Daralevski, ndaj te cilit jane ngritur akuza ne mungese per abuzim pushteti dy jave me pare. Me 2 Qershor per te eshte leshuar nje urdher arresti nderkombetar.
Ne ndryshim nga anetaret e tjere te larte te VMRO, Gruevski nuk eshte lidhur me asnje skandal financiar gjate kater vjeteve qe ka sherbyer si minister i tregtise dhe me pas i financave.
Tani qe drejtimi i partise eshte ne duart e nje pro Europiani, te moderuar te qendres se djathte, parashikohet nje zbutje e politikes se VMRO - nje zhvillim i cili mund te coje ne ndarjen e partise. "VMRO eshte nje parti nacionaliste, dhe tani kryetari i saj eshte nje njeri i cili nuk ka idene se cfare do te thote kjo," ka thene Vladimir Jovanovski, nje komentator i revistes Forum, per IWPR.
Todor Stojcevski eshte nje gazetar i revistes se perjaveshme politike Denes.