NGRITJA DHE RËNIA E SHOUMENIT NACIONALIST MAQEDON
Dikur i adhuruar si shpëtimtar i kombit, gabimet e të akuzuarit të fundit të Hagës Ljube Boshkovski përfundimisht zemëruan edhe adhuruesit e tij më të mëdhenj në media.
NGRITJA DHE RËNIA E SHOUMENIT NACIONALIST MAQEDON
Dikur i adhuruar si shpëtimtar i kombit, gabimet e të akuzuarit të fundit të Hagës Ljube Boshkovski përfundimisht zemëruan edhe adhuruesit e tij më të mëdhenj në media.
Për ata që janë të njohur me karierën kontraverze të ministrit të brendshëm maqedon Ljube Boshkovski, lajmi i akuzimit të tij nga tribunali i Hagës për akuza të krimeve të luftës nuk kanë qenë ndonjë befasi.
Si një politikan i rreptë gjatë ballafaqimeve në vitin 2001 me rebelët shqiptarë, Boshkovski me një veshje moderne kishte popullaritet në mediat maqedone dhe kishte një popullaritet të jashtzakonshëm edhe tëk shumica e popullatës së vendit.
Por ai humbi popullaritetin ndër gazetarë pas një rasti të eksplodimit të një rakete ku një gazetar u plagos rëndë.
Humbja e famës së tij u përforcua vitin e kaluar kur ai u largua në Kroaci – ku mban shtetësi të dyfishtë dhe është pronar i një hoteli – pas akuzave se ai kishte organizuar vrasjen e shtatë imigrantëve nga policia maqedone.
Në nëntor, kur ai vetëm ishte në burg në Kroaci si rezultat i hetimit të vrasjes së imigrantëve, ai gjithashtu u morr në pyetje për sulmin në fshatin e Maqedonisë Luboten në gusht të vitit 2001, ku dhjetë civilë shqiptarë kishin pësuar.
Boshkovski, 44 vjeçar, kaloj më shumë se një dekadë duke punuar dhe jetuar në Kroaci, dhe luftoj në luftë në fillim të nëntëdhjetave, para se dal në skenën politike të Maqedonisë në vitin 1998 pas suksesit të partisë së tij nacionaliste VMRO-DPMNE në zgjedhjet parlamentare në atë vit.
Pasi kishte filluar si zëvendës i udhëheqësit të agjensisë së kundërzbulimit të Maqedonisë dhe pastaj si sekretar shteti në ministrinë e brendshme, ai më vonë u emërua ministër i brendshëm në vitin 2001, dy muaj pas shpërthimit të dhunës etnike.
Nga kjo pozitë e re Boshkovski kërkoj disa herë një ofenzivë kundër rebelëve shqiptarë me çdo kusht, dhe si rezultat krijoj një njësi speciale me 1400 ushtarë të quajtur Luanët – të emëruar sipas emrit Luan të hotelit të tij në Kroaci dhe llojit të verës Luan të cilën ai prodhonte.
Të njohur për brutalitetin e tyre, në disa raste sulmet e Luanëve në territore të dominuara nga shqiptarë kanë kërcënuar shpërthimin e dhunës sporadike në një luftë të përgjithshme civile.
Gjatë bisedave paqësore të Ohrit, të cilat edhe përfunduan konfliktin në gusht të vitit 2001, Boshkovski shfrytëzoj çdo mundësi të sulmoj diplomatë të huaj puna e të cilëve ishte të mbikqyrnin dialogun, duke i akuzuar vazhdimisht se ata për së tepërmi po mbronin shqiptarët.
Zyrtarët ndërkombëtarë, nga ana e tyre, publikisht kanë kritikuar atë si nacionalist ekstrem, derisa privatisht kanë përshkruar atë si një “i marrë i rrezikshëm” dhe “palaqo”.
Më vonë, me nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit, Boshkovski vazhdoj të kërcënoj marrëveshjen paqësore. Në nëntor të vitit 2001, disa ditë para se parlamenti maqedon të aprovonte një numër të ndryshimeve në kushtetutë për tu përputhur me marrëveshjen, ai injoroj paralajmërimet nga bashkësia ndërkombëtare dhe dërgojë Luanët e tij për të siguruar varrezat masive në rajonin e Tetovës.
Pasi trupat e tij u panë në televizionin shtetërorë duke arrestuar një numër të shqiptarëve, sulmuesit shqiptarë vranë tri policë në hakmarrje. Gjatë kësaj krize, një numër i zyrtarëve të qeverisë dhe të dërguarve ndërkombëtarë vazhduan një numër të takimeve emergjente për të kthyer paqen, Boshkovski refuzojë të marrë përgjegjësinë për pasojat e veprimeve të tyre.
Kur VMRO-DPMNE humbi fuqinë në vitin 2002, Boshkovski ende mbante ambiciet e tij politike. Pas vdekjes së presidentit Boris Trajkovski në rrëzimin e aeroplanit në vitin 2004, ai madje lajmëroj mundësinë e tij për tu kandiduar për president, por u refuzua nga komisioni shtetëror zgjedhor me arsyetim se ai nuk kishte jetuar mjaft gjatë në Maqedoni në 15 vjetët e fundit.
Boshkovski sulmoj vendimin si një vendim politik dhe u bashkua me ish kryeministrin Ljupce Georgievski në thirrje të bojkotit të votimit, por VMRO-DPMNE refuzoj ta mbështesë ate.
Gjatë kësaj periudhe, nga konflikti i vitit 2001 deri më sot, Boshkovski njëherë shumë i rrespektuar në publikun maqedon vazhdimisht ka qenë në rënie.
Gjatë dhe pas luftimit, qëndrimi i tij nacionalist dhe sjellja ushtarake, e cila shkaktoj frikë dhe zemërim tek popullata shqiptare, e bëri ate politikanin më të popullarizuar në mes të maqedonëve.
I njohur si “Vëllau Ljube” si rezultat i zakonit të tij ti drejtohet çdokujt me “vëlla” apo “motër”, ai vishej me rroba të shtrejta dhe kapela esktravagante.
Ai ishte posaqërisht i popullarizuar ndër media, të cilat pëlqenin fjalimet e tij patriotike dhe të gjata për “mëmëdheun e plagosur,” dhe ai gjithmonë ishte i rrethuar nga një numër i gazetarëve të cilët dokumentonin çdo lëvizje të tij.
Këngëtarët e famshëm, ambasadorët dhe gazetarët do të mblidheshin në dhomën tradicionale të drurit dhe gurit në shtëpinë e tij në Shkup për të pirë verë dhe ngrënë pershutë nga Dalmacisë.
Por marrëdhënia e tij me gazetarë u përkeqësua në maj të vitit 2002 gjatë një ushtrimi ushtarak të Luanëve, kur ai vendosi të demonstroj aftësitë e tij më një lansues të raketave. Copëzat nga eksplodimi plagosën tre njerëz, përfshirë këtu edhe një gazetarë.
“Më vjen keq por gjëra të tilla ndodhin,” u deklarua Boshkovski në një intervistë gjatë asaj dite. Por ishte shumë vonë – gazetarët maqedon ia kthyen shpinën, duke kërkuar nga ai të marrë përgjegjësi për incident dhe kështu ndërrmorën një bojkot në çdo ngjarje në të cilën ai mirrte pjesë si dhe në aktivitetet e ministrisë së tij.
Imazhi i Boshkovskit pësoj edhe një goditje në vitin 2002 pas vdekjes së një imigranti indian dhe gjashtë pakistanezëve nga sulmi i forcave policore.
Më herët gjatë atij viti Boshkovski me mburrje deklaroj se policia maqedone kishte kapur dhe vrarë shtatë “muxhahedin”, apo ekstremist musliman, të cilët planifikonin të sulmonin ambasadat e huaja në Shkup.
“[Bashkësia ndërkombëtare] duhet përfundimisht të involvohet në luftën kundër terrorizmit dhe mos të lënë këtë luftë vetëm tek SHBA dhe Maqedonia,” deklaroj ai. Ai gjithashtu i tregoj mediave disa çanta me uniforma të Ushtrisë Çlirimtare Kombtare të cilat ai kinse i kishte gjetur në posedim të këtyre militantëve, duke thënë se këto tregonin për lidhje në mes të Alkaidës dhe luftëtarëve shqiptarë në rajon.
Edhe atëherë, stafi në ambasadat Britaneze, Amerikane dhe Gjermane shprehën rezervat e tyre, duke thënë se ata nuk kishin informacione për sulme të mundshme.
Por goditja më e rëndë erdhi në Maj, kur gazeta Wall Street Journal publikoj një artikull duke pohuar se, jo vetëm se këta shtatë persona nuk ishin terroristë, në fakt ata ishin vetëm imigrantë ilegal.
Gazeta greke Elefterotipia më vonë intervistoj familjarët e të vdekurve që jetonin në Greqi të cilët pohuan se këta njerëz ishin duke shkuar në Athinë me shpresë të punësimit gjatë Lojërave Olimpike.
Atëherë, bashkësia ndërkombëtare nuk protestoj shumë, duke u frikuar se një konflikt i ri me Boshkovskin mund të rrezikoj procesin e rivendosjes së policisë në disa vende të Maqedonisë ku ende kishte tensione që nga konflikti i vitit 2001. Por në shtator të vitit 2002, kur partia e Boshkovskit humbi vota, diplomatët filluan të kërkonin publikisht që rasti të hetohej nga qeveria.
Në majin e ardhshëm, Boshkovski u bë maqedoni i parë i cili u përfshi në listën e zezë Amerikanë të personave veprimet e të cilëve rrezikojnë stabilitetin në Ballkan. Personat në këtë listë ndalohen të udhëtojnë në Amerikë, çfarëdo xhirollogari që kanë bllokohen dhe qytetarët amerikanë ndalohen t’i ofrojnë atyrë fonde.
Në maj të vitit 2004, autoritetet maqedone më në fund paditën Boshkovskin me vrasjen e shtatë personave dhe parlamenti ia hoqi imunitetin nga paditja në mënyrë që ai të mund të vihej para drejtësisë. Por gjatë procesit gjyqësor ai u largua në Kroaci – dhe Shkupi, në pamundësi të ekstradimit të një personi me shtetësi të dyfisht, u detyrua të transferoj rastin në gjyqet e Kroacisë.
Boshkovski – i cili pohon se akuzat janë orkestruar me qëllim të eliminimit të tij nga skena politike në Maqedoni – është paraburgosur në qytetin kroat të Pulës që nga shtatori i kaluar. Me 26 shkurt, autoritetet e Zagrebit akuzuan Boshkovskin me vrasjen e shtatë imigrantëve.
Ana Petruseva është drejtuese e projektit të IWPR në Maqedoni.